Histori Personale

Vuaj nga Afantazia dhe jetoj me të çdo ditë

Vuaj nga Afantazia dhe jetoj me të çdo ditë

Imagjino pak një kokërr mollë? E thjeshtë apo jo? Epo duhet të dish që ka disa njerëz që nuk mund ta imagjinojnë. Jo se nuk e njohin mollën, formën, ngjyrën, por sepse nuk mund të vizualizojnë asgjë me mendje.

Nuk mund të vizualizojnë as familjarët e tyre, shtëpinë, zyrën, asgjë. Thënë ndryshe, duket sikur mendja e tyre nuk ekziston. Kjo është sëmundje dhe quhet aphantasi (fantazi). Ende nuk dihen shkaqet e mirëfillta.

Dr. Elena Touroni, psikologe konsulente shpjegon se disa lindin me afantazi, disa e fitojnë gjatë jetës si pasojë e ndonjë dëmtimi në tru, ose nga ndonjë ngjarje traumatike.

Një inxhinier 26-vjeçar, nuk ka shumë që zbuloi se vuante nga kjo sëmundje. Ai mendonte se në fakt askush nuk mund të parapërfytyrojë imazhe. Kur iu kërkua të përshkruante pjesën e përparme të shtëpisë së tij, kishte ngecur.

“Shoh thjesht një kornizë pa ngjyra, pa forma, asgjë”, tha ai për Metro duke shtuar se ajo çfarë shikon në këto raste është një imazh i paqartë.

Liam, 26 vjeç sqaron se kjo duhet të ketë qenë arsyeja përse kurrë nuk i ka dashur librat. Kur mësuesi thoshte imagjinoni këtë, ai thjesht s`mund të imagjinonte. Gjithsesi kjo nuk e pengon të punojë dhe jetojë.

*Burimi Metro