Histori Personale

Zbulova që i dashuri im kishte shpërndarë foto intime të ish-it të tij dhe hyra në një dilemë të madhe

Zbulova që i dashuri im kishte shpërndarë foto intime të

Askush nuk e mendon se njeriu që dashuron është i aftë të bëjë gjëra kaq të tmerrshme, por kjo s`do të thotë që nuk bën. Kisha dy vite e lidhur me të dashurin tim kur zbulova që kishte publikuar imazhe pornografike të ish-it të tij dikur. Nuk e di përse hyra në një dilemë të madhe: të debatoja me të duke rrezikuar që të më quante xheloze, apo të ndahesha me dikë që mund të ma bënte edhe mua diçka të tillë në të ardhmen.

Nuk e di se si i kisha menduar njerëzit e tillë, që hakmarren në këtë mënyrë. Ngjarja kishte ndodhur e gjitha para se ai të lidhej me mua po ç`rëndësi ka kjo?

U mendova shumë dhe në fund e mora vendimin. Tani ai është ish-i dashuri im, pasi u sigurova që të mos kishte asgjë timen intime në telefon a laptop.

*Burimi Metro