Showbiz

Historia e Aurorës, vajzës që pësoi gjithë të këqijat e botës

Historia e Aurorës, vajzës që pësoi gjithë të

Kur Aurora Mardiganian mbërriti në ishullin Ellis, në vitin 1917 ishte vetëm 16 vjeçe dhe ishte një e mbijetuar. Nuk dinte asgjë rreth Shteteve të Bashkuara. Dinte vetëm ato që kishte lënë pas, mizoritë e jetuara në vendlindjen e saj në Armeni.

Kërkonte dëshpërimisht një nga vëllezërit e saj për të cilin i kishin thënë se ishte gjallë. Edhe pse nuk dinte akoma asnjë fjalë anglisht, vazhdonte të kërkonte. U bë e njohur historia e saj në një kohë të shkurtër dhe një njeri shumë i famshëm në atë kohë, Harvey Gates iu bë krah. Kështu filloi një fazë e re, e lumtur në jetën e saj, që dukej si përrallë me fund të lumtur, por që do ta çonte drejt një tjetër drame.

Aurora Mardiganian në të vërtetë quhej Arshaluys Mardinian. Kishte lindur në 12 janar në 1901-shin në një fshat të vogël, në veri të Harput, në Turqinë osmane. Familja e saj armene dhe në gjendje të mirë ekonomike ishte një nga të sulmuarat e gjenocidit armen që filloi në 1915-ën dhe zgjati disa vjet.

Në moshën 14-vjeçare u kërkua si skllave seksi për haremin e Husein Pasha-s, duke ofruar kështu sigurinë për familjen e saj, prindërit, motrat dhe vëllezërit. Babai i saj nuk e pranoi kështu u detyrua të marshonte me 3 mijë burra të tjerë nëpër gjithë vendin.

As ajo nuk i shpëtoi fatit të keq dhe përfundoi nga një harem në tjetrin, duke u shitur në tregun e skllevërve. Derisa arriti të shpëtonte në një moment, duke u arratisur nga Rusia në Oslo nga ku u nis për në Neë York.

Rikthehemi tek Harvey Gates që e kuptoi potencialin e historisë së saj dhe e bindi ta rrëfente dhunën që kishte pësuar që më pas u rrëfye në librin Ravished Armenia.

Libri u botua nën autorësinë e Aurora Mardiganian që gjithsesi në atë kohë dinte shumë pak fjalë anglisht.

Ajo u shndërrua në simbolin e vuajtjes së popullit armen dhe historia u përshkrua edhe një esene “Becoming Aurora” të Shushan Avagyan.

Më pas i kërkuan të bëhej pjesë e një filmi dhe pranoi duke mos e ditur ç`e priste.

Gjatë xhirimeve përjetoi shpesh panik për shkak të situatave, ngjarjeve që i dukeshin si reale.

As asistencë psikologjike nuk iu ofrua gjatë xhirimeve.

Filmi e pati premierën në 1919-ën, por një vit më vonë Aurora kërcënoi se do bënte vetëvrasje. Përmbajtjet e dhunës në film u censuruan. Sot gjenden vetëm 20 minuta prej tij. Aurora vazhdoi të jetonte në Shtetet e Bashkuara dhe askush, asnjëherë nuk u kujtua më për të. U martua me një të mbijetuar tjetër dhe jetuan së bashku në një shtëpi të moshuarish. Vdiq në moshën 92-vjeçare duke u harruar nga një botë që për një moment e trajtoi si heroinë.

*Ky post u përshtat nga Roba da Donne dhe është realizuar nga Fabjola Hije.