Showbiz

Historia e byzylykut Tiffany, më i shituri i të gjitha kohërave

Është dëshira e çdo gruaje dhe objekti më i famshëm i historisë amerikane të modës dhe jo vetem
Historia e byzylykut Tiffany, më i shituri i të gjitha kohërave

?Të lutem kthehu në Tiffany?. Të shkruash është gjë e çmuar. Kështu ka qenë gjithmonë dhe sot mund të jetë sërish një gjest dashurie. Jo rastësisht, në vitin 1837 Charles Lewis Tiffany dhe John B.Young në Broadway-n 259, në New York, hapën një kinkaleri ku shiteshin pena, goma dhe letra. Pastaj, në vitin 1848 penat u zhdukën për t?u bërë vend diamanteve. Lindi Tiffany&co, një fuqi botërore po aq sa një fuqi e rrallë emocionale. Arsyeja është e thjeshtë (dhe e vështirë të konkurrohet): të jesh pjesë e imagjinatës kolektive me Audrey Hepburn, të kthehesh në sinonim të unazës së fejesës, të jesh marka më e dëshiruar e vajzave nga 12 deri në 85-vjeç, që në çdo kohë do ta donin një të famshëm byzylyk Tiffany.

Aksesori që të gjithë e njohin është një rast i paprecedentë në botën e bizhuterive, lindi si një objekt fatsjellës: mbajtëse çelësash e lindur në vitin 1969 dhe bënte pjesë në koleksionin Please Return to Tiffany. Një koncept që mbart gjithë historinë e kutisë së kaltër Tiffany. Historia rrëfen se në çdo mbajtëse çelësash të shitur shënohej një numër regjistrimi në mënyrë që, nëse pronari dhe mbajtësja të humbisnin njëri-tjetrin, të mund të bashkoheshin sërish në dyqanin Tiffany. Ajo zemër që varet në byzylykun Tiffany është sinjali më romantik i botës (kushtonte 170 euro). Sot byzylyku Tiffany kushton 1.080 euro (me 5 xhingla të varura) dhe është e sigurt se dhuratë më të bukur se kaq nuk mund t?i bësh një gruaje. Mund të kishte mbetur një kinkaleri në Broadway, por në fakt u kthye në vendin që prodhoi dëshira për të përjetshmen Audrey Hepburn tek filmi ?Mëngjes tek Tiffany?, po aq sa prodhoi spila për Jackie Kennedy-n.

E veçanta e byzylykut qëndron në argjendin e certifikuar që e bëri të çmuar dhe fitues përballë arit, platinit dhe arit të kuq. Në vitin 1851 Tiffany&co ishte e para firmë që krijoi titullin 925/1000 për argjendin. Historia e tij shkruhet nëpër bluzat e amerikanëve dhe lidhet me konceptin e shkrimit romantik.