Aktualitet

Horoskop: Si reagojnë shenjat kur dikush i mashtron

Mashtrimi është një nga format më të këqija sesi mund t’ju tradhëtojë dikush. Me zë të lartë ose jo, të gjithë e pranojmë që të paktën një herë në jetë ose më shpesh, na ka ndodhur të jemi mashtruar.

Ndoshta nuk mund të ndryshojmë dot atë që ka ndodhur, por mund të njohim anën e errët të secilës shenjë, si edhe të shmangim ndonjë mashtrim të mundshëm ndaj tyre.

Ja disa ide sesi shenjat i përballojnë mashtrimet:

-Dashi

Për ju e vërteta dhe ndershmëria qëndrojnë në standarte të larta dhe kushdo që do të merret me to, do të përballet me pasoja serioze. Pa problem, ju do t’i tregoni mamit, shefit, etj dhe madje të shkruani një novelë të tërë mbi mashtruesin dhe veprimin e tij.

-Demi

Nëse ju lëndoni personat e kësaj shenje, ata do të duan t’ju shikojnë juve të vuani. Demët dallohen si persona që përmbahen, por ata do të krijojnë një plan afatgjatë hakmarrjeje, të cilin ju as që do e prisni.

-Binjakët

Në shenjë hakmarrjeje, Binjakët do të shkatërrojnë sendet tuaja personale. Mbani larg çdo gjë me vlerë nga duart e tyre, pasi tornado e shkatërrimit të tyre nuk mund të ndalet.

-Gaforrja

Personat e kësaj shenje ndihen tmerrësisht keq kur vjen puna tek mashtrimet dhe as që i durojnë ato. Prandaj, nuk do të ngurrojnë që t’i dërgojnë kujdo mesazhe, si nënës, shokëve apo kushdo tjetër që ka folur mirë për mashtruesin, duke treguar zhgënjimin e tyre.

-Luani

Nëse mashtroni një person të shenjës së Luanit, praktikisht do të thotë se keni shkatërruar jetën  tuaj, pasi ata nuk do të ndalen derisa të përdorin çdo mjet kundër jush.

-Virgjëresha

Përgjithëshisht personat e kësaj shenje mund të ndihen pjesërisht fajtor dhe do të duan të dinë arsyet se pse ju i keni mashtruar. Por, sapo të kuptojnë se nuk kanë ata faj, do ju etiketojnë përgjithmonë si mashtrues dhe do ju ndjekin në çdo lëvizje për t’u hakmarrë.

-Peshorja

Pas tronditjes nga mashtrimi, një Peshore do të gjejë dhe do të përdori çdo lloj mënyre për t’u hakmarrë. Ata do ta shijojnë shumë poshtërimin tuaj të vazhdueshëm dhe ju do të vuani pasojat.

-Akrepi

Në fillim mund të ndiheni të çliruuar, pasi një Akrep mund të duket sikur nuk e ka problem mashtrimin, por ata do të përgatisini në heshtje mënyrën më të mirë të hakmarrjes.

-Shigjetari

Pasi keni mashtruar një Shigjetar, ju do të shikoni vetëm lotët e tyre,  pasi ata do të ndërpresin çdo formë komunikimi me ju dhe nuk do të dëgjoni më kurrë prej tyre.

-Bricjapi

Personat e kësaj shenje nuk do ju japin më asnjë mundësi që ju të jeni pjesë e jetës dhe lumturisë së tyre. Brijapët do të vazhdojnë të jetojnë në mënyrë perfeke jetën dhe do jua bëjnë të ditur se ju tashmë nuk ekzistoni më. Ko është hakmarrja më e mirë që ata mund t’ju dhurojnë.

-Ujori

Ndonse kur përballeni me mashtrimin tmerroheni dhe nuk e kuptoni se pse ju ka ndodhur, me kalimin e kohës do të qetësoheni dhe nuk do të keni problem të vazhdoni jetën tuaj.

-Peshqit

Njiheni si shenja më emocionale në Horoskop dhe do ta vuaj shumë përballjen me mashtrimin. Skenari juaj është tashmë i njohur: Do të qani për disa ditë, do të shkatërroni makinën dhe më pas do të vazhdoni jetën sikur asgjë të mos kishte ndodhur.