HOROSKOP

7 sekretet e një Demi

7 sekretet e një Demi

Pragmatik

Demi është një shenjë jo shumë e prirur për aventura dhe lojëra të fatit. Ai do saktësinë. Preferon të planifikojë. Kjo karakteristikë e shtyn të ndjekë me këmbëngulje programet e veta, veçanërisht në kontekstin professional.

Ambicioz

I pëlqen kënaqësitë e jetës, dhe për të bukuria është rehati. Çdo Dem ka një ambicie të fshehtë. Ndonjëherë ka kënaqësinë të tregojë se çfarë ka bërë në jetë e ç`ka arritur me punën.

Posesiv

Kjo e dallon më së shumti këtë shenjë. Ka një sens të fortë të territorialitetit dhe kështu i jeton dashuritë. Tek ai gjejnë pak vend marrëdhëniet e ndërtuara mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë.

Besnik

Edhe pse e pranojnë hapur natyrën e tyre flirtuese, në fakt janë shumë besnikë. Kur janë në një lidhje dashurie, japin pa kursim.

Xheloz

E shfaq edhe pa asnjë arsye, përgjithësisht nga frika e humbjes.

Kokëfortë

Të jetosh me një person të kësaj shenje nuk është aspak e lehtë. I kanë të skalitura bindjet e tyre dhe nuk u dorëzohen as provave. Një karakteristikë që lidhet me elementin e tyre, Tokën.

I besueshëm

Kur bën një marrëveshje dhe jep fjalën e tij nuk ka nevojë për kontrata. Një Dem është i besës dhe ka një aftësi të paparë organizimi. Arrin të bëjë edhe detyra komplekse që jot ë gjithë munden.

*Burimi Giorno dopo Giorno