Horoskop

7 sekretet e një Virgjëreshe

7 sekretet e një Virgjëreshe

Metodike, përgjegjëse, por aspak e qartë. Virgjëresha është një nga shenjat më të zgjuara të zodiakut dhe i fsheh mirë sekretet. Pas një imazhi të rëndë dhe pak të ashpër, fshihet një forcë dhe imagjinatë e jashtëzakonshme.

Metodike dhe efikase

Kanë aftësi të jashtëzakonshme organizative, ndaj janë efikase. Nuk ia lënë asgjë rastësisë dhe nuk i duan improvizimet.

Punëtore të palodhura

Janë të durueshme dhe qëllimet e mëdha nuk i trembin. Sfidat janë kripa e tyre, ato që i japin lezetin.

Analitike dhe e vëmendshme

Nuk i shpëton asgjë shikimit të një Virgjëreshe. I duhet kohë për të shqyrtuar detajet, por nuk i shpëton asgjë.

Besnike dhe e përgjeshme

Vështirë të tradhtojë apo të braktisë një angazhim apo marrëdhënie para kohe. Shkathtësia nuk e lejon të heqë dorë nga pengesat.

Xheloze dhe e papërkulur

Janë xheloze, poseduese dhe shumë larg imazhit të tyre racional, kur vjen fjala për punët e zemrës. Kanë këndvështrim idealist për ndjenjat e tyre.

E kërkuar

Kanë shumë kërkesa, shumë admirues, por nuk zgjedhin partnerë rastësorë.

Delikate dhe e pakompromis

Nuk i do debatet dhe zëmërimet. Një Virgjëreshë arrin të matë reagimet e saj edhe kur është e plagosur thellë.

*Burimi Giorno dopo Giorno