HOROSKOP

Astrologia Meri Gjini bën parashikimin për pushimet dhe jep një këshillë për çiftet

Astrologia Meri Gjini bën parashikimin për pushimet dhe jep një

Pas datës 12 maj sipas astrologes Meri Gjini do të ketë një rifillim më aktiv të lëvizjeve, gjë që përkon edhe me vendimin e qeverisë, për hapjen e pjesë më të madhe të bizneseve nga 11 maji (parukeritë, dentistët, berberët).

Për Binjakët ky muaj do të jetë më me fat, ndërsa Luanët nuk do të jenë në gjendjen e tyre më të mirë psikologjike. Astrologia parashikon që nga mesi i majit të nis edhe planifikimi i pushimeve.

“Gjatë majit do të kemi një qiell të bukur, një hyrje të Mërkurit me diell, do kemi pamje shumë të bukura që do shohim me sy të lirë. Qielli do të jetë aktiv në lëvizjet e veta, përsa i përket vështirësive, do të vijnë duke u zvogëluar. Do të kemi shtim të lëvizjes nga data 12-15. Presim nga maji të rifitojmë lirinë, nga mesi i majit do të kemi mundësi të planifikojmë një axhendë të qartë për pjesën e verës, pushimet verore. Në raportet në çift mund të ketë përplasje, por duke menduar që karantinën e kaluam me sukses, kush na duron për kaq gjatë, janë heronj kështu sido që të jenë ndjesitë, partnerin dhe partneren mbajini fort. Kjo është e vetmja ndjesi që mund t'i japë majit një shije të keqe. Përsa i përket problemeve të ekonomisë, do të jenë të paqarta, por ata që do të dinë të menaxhojnë veten, do të dinë t’ia dalin shumë mirë edhe këtë muaj”, parashikoi astrologia për "Report TV".