HOROSKOP

Bricjapi më i pangopuri! Zakoni më i keq sipas shenjës së horoskopit

Bricjapi më i pangopuri! Zakoni më i keq sipas shenjës së

Jemi njerëz dhe sigurisht që bëjmë edhe gabime. Për më tepër nuk jemi pa vese e zakone të cilat variojnë nga të tolerueshmet deri tek të bezdisshme edhe për të tjerët. Astrologët thonë se këto zakone të janë të lidhura ngushtë me shenjën e horoskopit.

Dashi

Dashi i zjarrtë dhe kokëfortë është i njohur për nxitimin, shpesh i bën gjërat pa i menduar dy herë. Meqenëse praktikimi i pauzës nuk është një nga pikat e forta, ju prireni të veproni me impuls dhe shpesh herë i shkaktoni vetes probleme. Ju mund të keni hyrë shumë herë në “ujë të nxehtë”, dhe kjo sepse nuk i mendoni mirë gjërat.

Demi

Ju pëlqen të përcaktoni marrëdhëniet menjëherë. Problemi që vjen me futjen e dikujt në jetën tuaj aq shpejt është se marrëdhënia juaj nuk mund të rritet ose të evoluojë në një drejtim tjetër, sepse ju keni marrë tashmë vendimin për vendin e tyre në jetën tuaj. Këshillë për ju: Mundohuni të mos jeni shumë gjykues shumë shpejt.

Binjakët

Binjakët janë të njohur për ndryshimet e humorit. Ata mund të jenë miqtë tuaj më të mirë në një minutë dhe armiku juaj më i keq në minutën tjetër. Meqënëse ata kënaqen shumë nga thashethemet, kjo është edhe arsyeja kryesore që ndikon negativisht në marrëdhëniet shoqërore.

Gaforrja

Gaforrja është padyshim një nga shenjat më të ndjeshme të zodiakut. Sidoqoftë, emocionet e tyre funksionojnë si një shpatë me dy tehe pasi gjithashtu mbajnë larg emocionet dhe ndjenjat negative. Për më tepër, gaforret manipulojnë përmes emocioneve për të përfituar nga të tjerët.

Luani

Luani njihet si shenja më materialiste e Horoskopit. Ndërsa nuk është saktësisht një zakon i keq të aspirosh për pasuritë dhe komoditetin Luanët në fakt mund të bëhen vërtet të rrezikshëm nëse nevojat e tyre nuk plotësohen.

Virgjëresha

Nëse keni takuar ndonjëherë një Virgjëreshë, do të vini re shpejt zakonin e tyre për të ndjekur perfeksionizmin. Çdo gjë nuk ka pse të jetë perfekte, as nuk do të jetë ndonjëherë. Askush nuk do t’ju gjykojë ose zemërojë nëse gjërat nuk janë ashtu siç dëshironi të jenë. Virgjëreshat presin që të tjerët t'i bëjnë gjërat në mënyrë perfekte si ata, por shpesh i kthejnë kritikat me sulme personale.

Peshorja

Peshorja është shenja më e heshtur e Horoskopit dhe shpesh mundohet për të shmangur konfliktin. Por zakoni për të rënë dakord me të gjithë përfundimisht ju lodh.

Akrepi

Akrepi, shenja më misterioze e Horoskopit njihet për natyrën e vet manipuluese. Ky zakon buron nga nevoja e tyre për të kontrolluar gjithçka në jetën e tyre dhe të njerëzve përreth.

Shigjetari

Shigjetari është shenja më e nxituar e Horoskopit. Ata flasin pa i menduar mirë gjërat dhe si pasojë lëndojnë të tjerët, edhe nëse ata nuk kanë për qëllim të ofendojnë ose lëndojnë askënd. Ky zakon mund të jetë një problem i madh për Shigjetarin dhe gjithashtu e bën të vështirë për ta që të kenë marrëdhënie të mirë me të tjerët.

Bricjapi

Bricjapi është shenja më e pangopur e Horoskopit. Duhet të kuptoni se nuk është e shëndetshme të punoni vazhdimisht, pa bërë asnjë pushim. Ju prireni të jetoni në një zyrë e cila mund të kthehet në një çekuilibër midis punës tuaj dhe jetës personale. Ju duhet të mësoni t'i jepni vetes një pushim para se të digjeni.

Ujori

Ujori ëndërrimtar dihet se jeton në një realitet alternativ. Si rezultat, ata shpesh humbasin kontaktin me atë që ndodh me njerëzit dhe mjedisin që i rrethon. Ujorët mund të humbasin në ëndërrimin e tyre të përhershëm dhe shpesh kanë një tendencë për t’i bërë bisht problemeve të jetës reale.

Peshqit

Njihet si shenja më intuitive e Horoskopit, por ndonjëherë intuita është e gabuar. Kjo mund t’ju bëjë të keni frikë nga më e keqja tek disa njerëz dhe situata. Meditoni për një çështje dhe gjeni të vërtetën brenda vetes. Ju mund të krijoni përshtypje të gabuara dhe skenarë të rremë në disa situata, dhe kjo është arsyeja pse ndiheni shpesh të hutuar.

*Tiranapost.al.