HOROSKOP

Dashi bën ushtrime, akrepi mediton: Si largohet stresi sipas shenjës së horoskopit!

Dashi bën ushtrime, akrepi mediton: Si largohet stresi sipas shenjës

Teksa qëndrojmë në shtëpi, është e pashmangshme të përjetojmë edhe stres nga ndryshimi i stilit të jetës dhe rutinës së përditshme.

Stresi dëmton shëndetin mendor dhe fizik, dhe për ta shmangur shumë njerëz ndjekin praktika të ndryshme, dikush flet me mikun më të mirë, dikush mbyllet në dhomë për tu qetësuar dhe një tjetër që gatuan. Në fakt stresi largohet ndryshe nga një shenjë zodiakale tek tjetra.

Këto janë mënyrat:

Dashi: Kjo shenjë e zjarrtë dhe tepër aktive ka mënyrën më të mirë për të larguar stresin dhe për ta parandaluar, duke bërë ushtrime. Vrapi i moderuar është ideali, por nëse nuk del dot nga shtëpia, ka mundësi të tjera. Hap video në Yotube ose Tik Tok dhe prano sfida të videove me muzikë ritmike.

Demi: Tek dashi vlen vërtetë ajo shprehja: Dashura vjen nga stomaku. Në këtë rast edhe largimi i stresit. Gatimi me receta të reja, qoftë ato të ndërlikuara ju bën të hiqni mendjen nga situatat apo mendimet që ju stresojnë. Provojeni dhe rezultati do të jetë tepër i shijshëm…

Binjakët: Flisni me dikë. Emocionet negative mund ti nxirrni vetëm duke folur. Kur të ndiheni të stresuar telefononi një psikolog, një terapist apo një mik të mirë që ka kohë të dëgjojë.

Gaforrja: Nuk të ndihmojnë aspak zhurmat. Stresin mund ta largosh vetëm me qetësi. E mira është që në situata të tilla të arratiseni në dhomën tuaj dhe të bëni një sy gjumë të rehatshëm.

Luani: Nuk vlen një film horror në Netflix apo me aksion, kjo e shton më shumë stresin. Në vend të kësaj, kliko një video, këndo dhe kërce. Kjo do të të çlirojë mendjen dhe trupin.

Virgjëresha: Një dush i mirë është kura e stresit tek virgjëreshat. Fokusi tek pastërtia, aroma e shampove pranverore dhe zhurma e ujit do ju qetësojë pa masë. Por kjo nuk do të thotë të rrini 3 orë në dush.

Peshorja: Për të larguar stresin duhet të bëni gjëra artistike, të bukura dhe të paqta. Vizatoni, luani me një vegël muzikore, apo edhe gatuani. Vetëm këto gjëra mund tju qetësojnë.

Akrepi: Kaloni shumë kohë duke menduar për të kaluarën. Është e rëndësishme të mësoni të jetoni në të tashmen dhe të mos kujtoni debatet me shefin apo me shoqen. Ka ardhur koha të meditonu dhe të largoni gjithë atë stres të akumuluar.

Shigjetari: Kura e stresit për ju është; Netflix, patetina dhe një rose. Për sa kohë keni këto tri gjëra, gjithçka do të bëhet më mirë.

Bricjapi: Yoga është e vetmja mënyrë që mund tju ndihmojë të ulni nivelin e stresit dhe tensionin që ndjeni. Praktikoni metodat e frymëmarrjes, relaksimit dhe stretching.

Ujori: Një nga gjërat që ju bën të ndiheni më mirë është ndihma që u jepni atyre që kanë nevojë. Mund të bëheni pjesë e nismave vullnetare, duke ofruar dhe këshilla në fushat ku keni më shumë informacion. Kjo do tju ndihmojë të largoni streset dhe problemet aktuale.

Peshqit: Përgatituni për një dush të nxehtë, vendosni disa qirinj aromatikë pranë vaskës, hidhni vajra esencialë, vendosni muzikë të lehtë në sfond dhe mos mendoni asgjë tjetër, vetëm relaks./ Cosmopolitan