HOROSKOP

Dy datat në të cilat duhet të bëjnë kujdes shenjat e horoskopit, sipas astrologes Meri Shehu

Dy datat në të cilat duhet të bëjnë kujdes shenjat e

Astrologia Meri Shehu tregoi në një intervistë për emisionin “Rudina” ditët e muajit shtator, në të cilat duhet të bëjmë kujdes. Ajo vuri theksin tek datat më të rëndësishme, që duhet t’i mbajmë mend.

“Do jetë data 21 sepse Mërkuri në shenjën e Peshores do të bëjë një katërkëndësh të vështirë me Plutonin nga Bricjapi. Këtu mendimet, idetë nuk do gjejnë një zgjidhje, çështjet shëndetësore, çështjet ligjore do të marrin pak vështirësi, humbje, kontradikta, strese, paqartësira. Por ajo që dua të theksoj është edhe data 15, ku Afërdita në Luan do të bëjë në katërkëndësh me Uranin në Dem. Kjo do jetë një periudhë e paqëndrueshme në çështjet erotike ose njerëzit që deri në mes të Shtatorit do të duan të jenë të ngopur erotikisht ose të gjejnë diçka të bukur, këtu do vihen në dilema ose do ndjejnë një largësi të papritur nga partneri ose nga partneria.

Edhe një gjë shumë e rëndësishme, Marsi është kthyer që nga dje në shenjën e Dashit i kundërt dhe do na shoqërojë për dy muaj. Por Marsi është edhe planeti arsenik i energjisë mashkullore, por është edhe planeti i energjisë në përgjithësi. Kështu që për këto dy muaj do ndjejmë një mungesë motivimi, një padëshirë për të vepruar ose kur jemi një stacion që duam të bëjmë gjërat por nuk po i bëjmë dot. Për një 2-mujorsh ata që u martuan bënë mirë që u martuan, por ata që duan të martohen prapë ta mendojnë”, tha astrologia Shehu.