HOROSKOP

Çfarë të bën dëm, sipas shenjës zodiakale

Çfarë të bën dëm, sipas shenjës zodiakale

I dashur Dash, qëndro larg çdo njeriu, qoftë edhe familjar, që të bën me dhimbje koke.

Ti Dem duhet të largohesh nga ata që të kanë bërë njëmijë premtime dhe s`kanë mbajtur asnjë. Largohu nga ata që të kërkojnë vetëm kur të kanë nevojën, përndryshe humbasin.

Binjakët duhet të largohen nga arrogantët dhe ata që premtuan t`i ndihmojnë të ditë të këqija dhe nuk e bënë.

Gaforrja duhet të largohet nga ata që i kërkojnë të ndryshojë e nuk e pranojnë ashtu siç është.

Luani duhet t`ia mbyllë derën përgjithmonë atyre që e ndihmuan dikur dhe tani i kërkojnë t`ia kthejë ndihmën mbrapsht.

Virgjëresha duhet të rrijë larg atyre që bëjnë thathesheme dhe që e kanë zili.

Peshore, qëndro larg atyre që të lëndojnë dhe pastaj derdhin lot krokodili.

Akrepi duhet të largohet nga ata që i bëjnë të tjerët të ndihen të vegjël.

Shigjetar, qëndro larg atyre që të bëjnë presion e të shkaktojnë ankth.

Bricjapi duhet të qëndrojë larg atyre që i shkaktojnë stres.

Ujori të rrijë larg njerëzve që ua zbulojnë sekretet në sy të të tjerëve.

Dhe Peshqit duhet të rrinë larg oportunistëve.

*Burimi Giorno dopo Giorno