Horoskop

Gjërat që duhet të dish para se të lidhesh me një Luan!

Gjërat që duhet të dish para se të lidhesh me një Luan!

Të dish shenjën e horoskopit të atij apo asaj është një nga pyetjet e para që me siguri bëni në nisje të njohjes. Epo, për fat të mirë, nuk ka nevojë për punë detektive nëse po ‘filtroni’ me një Luan: Luanët nuk do të lejojnë kurrë, KURRË, të harroni se ata janë mbretërit / mbretëreshat / udhëheqësit e xhunglës së zodiakut. Të drejtuar nga Dielli (qendra e mirëfilltë e sistemit diellor), Luani i zjarrtë (i lindur nga 22 korrik - 22 gusht) dashuron që të shkëlqejë.

Çfarë kërkon një Luan nga një lidhje?

Pëlqejeni ose jo, Luani e di që ai ka lindur për të qenë në qendër të vëmendjes. Nuk do të thotë që personi që po njihni është në kërkim të një pune që e bën të famshëm, por me gjasë po ndërton reputacionin e tij/saj në të gjitha drejtimet. Nga jashtë mund të duket sikur kërkojnë vazhdimisht t’i komplimentoni por jo. Në fakt ata thjesht ndjejnë përgjegjësinë që t’i bashkojnë njerëzit për t’u argëtuar dhe në mënyra pozitive. Luani dëshiron t’i ndihmojë të tjerët të ndjehen më të hapur, të sigurt dhe krijues. Ata janë të lumtur të udhëheqin, për shembull: është një punë e vështirë, por dikush duhet ta bëjë këtë! Ata duan të jenë me dikë që me të vërtetë e kupton se ndërsa veprimet e tyre mund të shfaqen si egoiste, qëllimi i tyre është të kultivojnë një mjedis të gëzueshëm. Luanët kërkojnë të jenë një çift i fuqishëm.

Si sillet Luani në një lidhje?

Gjithmonë do të keni mbështetjen e ngrohtë dhe të drejtpërdrejtë. Kur flitet për çështjet e zemrës, ata i preferojnë të gjitha mënyrat sesi mund t’ua shprehni dashurinë. Luani i pëlqen darkat romantike, apo festat, ku mund t’i prezantoni me miqtë tuaj. Ata i trajtojnë partnerët si të jenë super-yje. Por ana nuk i duan ndjenjat negative.

Çfarë i pëlqen dhe çfarë i mërzit?

U pëlqen pozitiviteti i pafund, vetëbesimi dhe adhurimi. Ndërsa nuk pranojnë aspak arrogancën, apo sjelljen e dyfishtë.

Shenjat që shkojnë më shumë me Luanin

Shenjat e Zjarrit, Dashi dhe Shigjetari forcojnë shkëlqimin e Luanit. Nga ana tjetër shenjat me të cilat do të ishte mirë të mos përzihej janë Demi kokëfortë dhe Akrepi i fshehtë./ Burimi Cosmopolitan