Horoskop

Hëna hyn tek Dashi dhe ja ç`do të thotë kjo për secilën shenjë

Hëna hyn tek Dashi dhe ja ç`do të thotë kjo për

Dashi

Dashur pa dashur punët e zyrës po bëhen të rrëmujshme. Dikush mbi ju, nuk është i kujdesshëm në lidhje me një projekt për të cilin po punoni së bashku, ndaj do ju duhet ta merrni ju kontrollin në dorë.

Demi

Kohët e fundit e kishit humbur besimin tek instinktet tuaja. Tani po rimësoni se si t’i besoni intuitës dhe ajo do ju shpëtojë në lidhje me marrëdhënie që keni me të tjerët.

Binjakët

Po qëndroni në këmbë duke përdorur zërin e për të luftuar për ata që nuk ju dëgjohet zëri.

Gaforrja

Oraret tuaja të punës të tejzgjatura po krijojnë distancë mes jush dhe partnerit. Është koha të shkurtoni oraret e punës dhe të planifikoni një mbrëmje romantike. Mos u stresoni për shefin. Ai do të jetë mirë.

Luani

Qëndrimi juaj i ashpër po tërheq vëmendjen për mirë. Karizma juaj është e fuqishme, ndaj përqafojeni divën brenda jush. Shkëlqimi juaj shfaqet edhe në zyrë, jeni produktivë dhe bashkëpunëtorët e vënë re.

Virgjëresha

Jini gati për të vënë kufij në marrëdhëniet tuaja. Zbuloni aq sa doni tek të tjerët. Kështu s`do keni probleme.

Peshorja

Lajmi i mirë për ju është se dashurinë e keni pranë. Lajmi i keq është se duhet të takoni disa, derisa të gjeni të vërtetën. Mos harroni të mos nxitoni. I duhuri do vijë vetë.

Akrepi

Zyra juaj ka disa thashetheme që po qarkullojnë. Qëndroni larg tyre. Situata do përshkallëzohet dhe do shkaktojë një dramë të madhe me kolegët tuaj. Është e vështirë, por jo e pamundur për të qëndruar neutralë.

Shigjetari

Është koha për të ecur përpara. Është koha e duhur për të shprehur dëshirat tuaja. Shikoni buxhetin dhe sigurohuni që mund ta përballoni diçka që pëlqeni.

Bricjapi

Me ardhjen e pranverës edhe ju do përqafoni ide të reja. Filozofitë tuaja me transformohen.

Ujori

Sekretet nuk janë argëtuese. Ato lëndojnë dikë. Bëni një ndryshim dhe thoni të vërtetën.

Peshqit

Pranvera ka ardhur dhe në zemrën tuaj. Do shihni rezultate. Lënia e situatave toksike do të forcojë besimin tuaj.

*Burimi Cosmopolitan