HOROSKOP

Horoskopi i muajit Gusht për Binjakët dhe Gaforren

Horoskopi i muajit Gusht për Binjakët dhe Gaforren

Binjakët

Për fatin tuaj të mirë, Binjakë, gushti është muaji i mirëqenies. Ky është një lajm i mirë sepse keni nevojë për fat. Më shumë se kurrë, ju do doni të qëndroni në shtëpi. Nga 11 gushti dhe deri në 22 gusht do bëni banjo të gjata dhe do të qetësoheni me Netflix në vend që të dilni. Nuk ka asgjë të keqe të kalosh kohë personale, vetëm sigurohu që të mos i marrësh këto momente si të mirëqena dhe duhet t'i përdorësh ato në avantazhin tënd. Do keni më pak ose aspak stres. E meritoni këtë!

Gaforrja

Mund të jetë e vështirë të mbash kokën mbi ujë këtë muaj, për shkak se të gjithë shokët do jenë kundër teje, por do të mundesh. Për sa kohë që ju zgjidhni të mos përfshiheni në dramë dhe të qëndroni larg thashethemeve, atëherë do keni mundësinë të kaloni një gusht pa probleme. Sidoqoftë, atmosfera juaj e re do të testohet, kur Urani rebel të kthehet në retrograd më 19 gusht deri më më 22 gusht. Në vend që të përqendroheni në atë që të tjerët bëjnë dhe thonë, përdorni energjinë për të përmirësuar jetën tuaj për mirë. Ekziston një mundësi e mahnitshme transformuese në Hënën e Re të 8 Gushtit dhe Hënën Blu të 22 Gushtit, nëse jeni të hapur.