HOROSKOP

Horoskopi javor 10-16 gusht

Horoskopi javor 10-16 gusht

Dashi

A po shfrytëzoni fuqinë tuaj? Të enjten do ta shihni veten të fuqishëm duke marrë përgjegjësi për rezultatet e karrierës suaj. Në këtë mënyrë, mund të ndryshoni gjithçka që nuk dëshironi. Urani kalon në prapavijë në sektorin tuaj të të ardhurave, duke ju ndihmuar të gjeni mënyra të reja për të siguruar lirinë financiare.

Demi

Jini optimist. Të enjten do të shikoni anën më të ndritshme të një fundi. Universi dëshiron të manifestojë diçka më të mirë në vend të një fundi. Urani kalon në prapavijë në shenjën tuaj të shtunën, duke ju dhënë fleksibilitet dhe shpresë në pasiguritë tuaja.

Binjakët

Mund të keni intimitet domethënës me miqtë. Bashkimi Mars-Pluton i së enjtes do që të hapni dhe të ndani ndjenjat, mendimet, ëndrrat dhe frikën tuaj. Nuk duhet të kaloni përmes saj vetëm. Urani kalon në prapavijë në zonën tuaj të përmbushjes së detyrave, duke iu dhënë mënyra të habitshme për të çliruar veten nga gjithçka që ju mban zvarritur.

Gaforrja

Mars-Plutoni i së enjtes ju bën që t’i rimendoni mënyrat se si lidheni me veten dhe të tjerët në mënyrë profesionale. Aftësitë dhe lidhjet tuaja shoqërore janë të paçmueshme! Urani kalon në prapavijë në zonën tuaj të miqësisë të shtunën, duke bërë që të ribashkoheni me miq nga e kaluara, në mënyrë që të festoni cfarë keni arritur.

Luani

Gëzuar ditëlindjen, Luani! Dhurata juaj nga Universi është heqja e një zakoni të keq. Marsi-Plutoni të enjten ju ndihmon të jepni fund një sjellje që e mban kurorën tuaj të shkëlqejë. Urani kalon në prapavijë në zonën tuaj të karrierës të shtunën, duke ju frymëzuar që të jeni më spontan kur ndiqni suksesin profesional.

Virgjëresha

Një krizë besimi në një çështje intimiteti. kuadrati Mars-Pluton të enjten iu kujton se jeni mjaft i mirë për lidhje kuptimplota tani. Urani kalon në prapavijë në zonën tuaj të zgjuarsisë të shtunën, kështu që kushtojini vëmendje kurseve online që ju interesojnë dhe udhëtimeve miqësore që mund të bëni.

Peshorja

Balanconi dëshirat dhe nevojat tuaja! Të enjten do të rishikoni ndryshimin midis asaj që dëshironi dhe asaj që ju nevojitet për sigurinë tuaj emocionale dhe të kërkoni për të dyja. Urani lëviz në prapavijë në zonën tuaj të intimitetit të shtunën, duke ju ndihmuar të hiqni dorë nga përsosmëria dhe të tregoni veten tuaj të vërtetë.

Akrepi

Si e trajton veten? Të enjten do të mësoni që t’i flisni vetes si dikush që dashuroni. Zgjidhni mendimet tuaja me kujdes për rezultate të dobishme. Urani kalon në prapavijë në sektorin tuaj romantik ditën e shtunë, duke iu rikthyer ish-të dashurit/dashurës me të cilët duhet të përballesh në të tashmen.

Shigjetari

Keni nevojë për aventurë apo të stërviteni? Të enjten do të mund të kuptoni ato që mungojnë, pavarësisht nëse kjo është më shumë siguri ose ngazëllim. Urani kalon në prapavijë në zonën tuaj të shëndetit dhe rutinës të shtunën, duke ju ndihmuar të përpiqeni të gjeni sjellje të reja për t'u bërë versioni më i mirë i vetes.

Bricjapi

Të qeni i ndjeshëm është fuqi. Të enjten do të mund të shprehni historitë, emocionet, shpresat dhe dëshirat tuaja. Jini të guximshëm dhe tregohuni të sinqertë. Urani kalon në prapavijë në zonën tuaj të vetëvlerësimit të shtunën, duke ju fuqizuar të angazhoheni me krijimtarinë, vetëbesimin dhe kënaqësitë që fuqizojnë jetën tuaj.

Ujori

Mos i tregoni vetes histori të frikshme! Të enjten është dita që do t’ju ndihmojë të qëndroni realist në lidhje me përvojat që ju stresojnë. Bëni pyetje sqaruese për përgjigjet e duhura. Urani kthehet në prapavijë në zonën tuaj të familjes të shtunën, kështu që është koha për një ribashkim me familjen tuaj.

Peshqit

A ka të përbashkëta midis jush dhe miqve tuaj? Të enjten dëshironi që të gjeni idealet që ju dhe shoqëria juaj kanë të përbashkëta, kështu që do të kuptoni se ku po shkon marrëdhënia juaj. Urani kalon në prapavijë në sektorin tuaj të komunikimit të shtunën, duke ju ndihmuar të jeni edhe më artikuluar.