HOROSKOP

Horoskopi javor Dashi - Demi

Horoskopi javor Dashi - Demi

Dashi

Gjatë javës 18 deri më 24 mars do t'ju jepet mundësia të tregoni aftësitë tuaja, me të cilat do të arrini realizim më të mirë në punën apo biznesin me të cilin jeni angazhuar.

Kjo do të jetë një javë e favorshme për t'u angazhuar në gjëra të reja, për të filluar një aktivitet të ri ose për ndryshime të tjera në punën tuaj.

Gjatë këtyre shtatë ditëve, mos i jepni vetes shpresa joreale për çështjet që lidhen me anën financiare, pasi mund të përjetoni zhgënjim të pakëndshëm. Pranojini faktet dhe ngjarjet ashtu siç janë, kënaquni me atë që keni dhe shmangni iluzionet.

Gjatë kësaj jave do të prisni një mbledhje apo biseda në familjen tuaj që do të lidhen me plane apo veprime të përbashkëta në të ardhmen e afërt.

Gjatë kësaj jave do të përjetoni një konflikt të pakëndshëm me një mashkull që është nga familja apo rrethi juaj i të afërmve. Është e mundur që arsyeja për këtë të jetë një situatë në shtëpinë ku jetoni.

Djemtë dhe vajzat do të kalojnë një javë ku do të marrin pjesë në takime, tubime apo evente të ndryshme publike. Prezantimi juaj ndaj tyre do të jetë i rëndësishëm për ju ndërsa ndërtoni imazhin që dëshironi për veten. Ju pret një javë shumë interesante dhe e suksesshme dhe shpresoj të jeni gati të jepni maksimumin për të performuar mirë dhe për ta realizuar veten me sukses. Njohjet tuaja të reja, si dhe disa marrëdhënie të ndërlikuara me njerëz që tashmë i njihni, do të kërkojnë vëmendje.

Burrat do kenë fat këtë javë, i cili do të shfaqet përmes ofertave të ndryshme, mundësive të reja, njohjeve të reja apo situatave të tjera të papritura. Në fakt, momentet e surprizës këtë javë mund të krijojnë lloj-lloj situatash interesante që do t'ju emocionojnë me mrekullitë e vogla që sjellin. Megjithatë, konfliktet që gjithashtu do të lindin në mënyrë të papritur dhe mund t'ju vendosin në një situatë të vështirë, do të kërkojnë vëmendje.

Gratë do të jenë më shumë nëna sesa bashkëshorte të mira gjatë këtyre shtatë ditëve. Ngjarjet e ndryshme që lidhen me fëmijën tuaj do të kërkojnë vëmendjen tuaj. Dinamika e javës do të kërkojë marrjen e vendimeve të shpejta dhe sjelljen e duhur kur duhet të komunikoni me persona të tjerë. Udhëtime të shkurtra, kryesisht për arsye familjare, janë të mundshme.

Demi

Gjatë javës do të keni përjetime dhe emocione të ndryshme lidhur me një bebe, një fëmijë apo një të ri.

Çdo përvojë në lidhje me shtatzëninë, lindjen e një fëmije apo ndonjë ngjarje tjetër të rëndësishme të një natyre të ngjashme është e mundur.

Ka të ngjarë që kjo ngjarje të prekë të afërmit, miqtë ose njerëzit me të cilët komunikoni shpesh.

Gjatë kësaj jave do t'ju kënaqë një bisedë apo propozim i një personi që mund të jetë kolegu, klienti, menaxheri apo personazh tjetër publik.

Informacioni që ky person do t'ju japë mund të ndihmojë në zhvillimin e planeve dhe qëllimeve tuaja të rëndësishme.

Çështjet financiare familjare gjatë javës do kenë një zhvillim të mirë. Do të keni mundësi të stabilizoni buxhetin tuaj familjar, të merrni para dhe të shlyeni angazhime të tjera financiare.

Djemtë dhe vajzat do të kalojnë më shumë kohë në shtëpi, në vetmi. Më pas do të keni papritmas dëshirë për të qenë me miqtë ose mes shumë njerëzve. Gjatë kësaj jave, do t'ju duhet të shkoni diku si mysafir ose të merrni pjesë në ndonjë lloj mbledhjeje.

Burrat do të kenë prirje romantike, me dëshirën për të ndryshuar diçka në jetën e tyre personale, ose për të përjetuar diçka që u ka munguar disa kohë më parë për arsye të ndryshme. Veprimet tuaja me paratë do të luajnë një rol të rëndësishëm në punët tuaja të përditshme. Gjatë javës do të keni një bisedë me një burrë, i cili qëllimisht ose jo, do t'ju japë një ide apo informacion të vlefshëm për ju.

Gratë do t'i shikojnë më pak seriozisht problemet e jetës së tyre, duke menduar se ato do të kalojnë vetë. Kjo mund të funksionojë, por kujdes mos e nënvlerësoni rëndësinë e asnjë ngjarjeje apo gjendjeje në jetën tuaj. Disa prishje të humorit tuaj do të jenë pikërisht për shkak të sjelljes së tillë nga ana juaj. Gjatë javës prisni lajme, letra apo mesazhe të rëndësishme.