HOROSKOP

Horoskopi javor Dashi - Demi

Horoskopi javor Dashi - Demi

Dashi

Gjatë javës çdo energji negative nga njerëzit që ju rrethojnë do të ndihet fort, por është e mundur të shijoni edhe shoqërinë e njerëzve të këndshëm dhe të jeni në vende interesante dhe të bukura. Kjo është një kohë e mirë për meditim, për të parashikuar të ardhmen nga distanca dhe për çdo aktivitet shpirtëror. Gjatë javës, përqendrohuni në projektet ose angazhimet tashmë të filluara. Është e mundur që vonesa e tyre deri më tani të jetë për shkak të mungesës së rrethanave mjaft të favorshme për realizimin e tyre. Gjatë kësaj jave gjërat do jenë më të lehta, do të merrni ndihmën apo këshillat e nevojshme për t’i lëvizur gjërat në drejtimin që dëshironi.

Këtë javë, një nga ngjarjet e rëndësishme do të lidhet me një të ri që është i afërmi ose miku juaj.

Gjatë kësaj jave, disa nga ngjarjet e papritura mund t'ju hutojnë. Pas kaosit fillestar, do të përjetoni emocione të veçanta që do të lënë gjurmë. Këto ngjarje mund të kenë të bëjnë me jetën tuaj personale (intime), por mund të lidhen edhe me punën tuaj.

Në përgjithësi, nga ana profesionale, java vështirë se mund të parashikohet. Nuk përjashtohen ndryshimet ose risitë që mund t'ju shqetësojnë juve ose kolegët tuaj. Megjithatë, nuk duhet të ketë shqetësime për humbjen e vendit të punës, por lëvizja nga një vend në tjetrin është e mundur.

Shëndeti juaj ose shëndeti i një personi të dashur do t'ju shqetësojë, por për një kohë të shkurtër.

Gjatë këtyre shtatë ditëve, do të jetë e rëndësishme të mos emocionoheni shumë për problemet tuaja të përditshme ose konfliktet me njerëzit e tjerë.

Merreni këtë javë si një moment të rëndësishëm në jetën tuaj. Nuk ka rastësi në shanset që ju jepen.

Disa prej jush mund të ringjallin papritur një ide që lidhet me një mënyrë të re jetese ose një marrëdhënie të vjetër miqësie (dashurie).

Djemtë dhe vajzat do të duhet të tregojnë më shumë pjekuri në veprimet e tyre këtë javë. Për të kuptuar se ajo fëmijëri e shkujdesur mbetet përgjithmonë në të kaluarën. Ju presin përvoja interesante dhe mundësi të reja, të cilat do t'ju ndihmojnë të ecni fuqishëm përpara në zhvillimin tuaj. Gjatë kësaj jave do të keni takime interesante me miqtë ose me njerëz që do t'ju ndihmojnë të realizoni planet tuaja.

Burrat mund ta kujtojnë këtë javë me një udhëtim që do të jetë për punë ose do të kenë kontakte me njerëz të ndryshëm për çështje profesionale apo biznesi. Gjatë kësaj jave do t'ju kërkohet gjithashtu të bëni një angazhim më serioz në rritjen ose zhvillimin e një fëmije, për ju që e keni një të tillë. Ju mund të jeni duke marrë pjesë në një mbledhje ose ngjarje që përfshin fëmijë ose të rinj që mund të jenë të afërmit tuaj ose pjesë e komunitetit ku jetoni. Gjatë javës, mund të udhëtoni me të dashurit tuaj për rekreacion ose për të vizituar vende interesante.

Gratë do të duhet të mbajnë mbi supe barrën më të madhe të përgjegjësive në shtëpi.

Demi

Gjatë javës do të ndiheni të shkëputur ose të izoluar nga jeta që ju rrethon. Çdo gjë emocionale këto ditë mund të jetë e parëndësishme për ju. Nëse keni ndonjë mosmarrëveshje me dikë, gjatë këtij tranziti do të mund ta shikoni nga një këndvështrim objektiv.

Gjatë javës do ta keni të vështirë të komunikoni me fëmijët tuaj ose me të rinj të tjerë me të cilët do të keni kontakte. Ka mundësi që të kërkoni më shumë prej tyre apo t'ju shqetësojnë me tekat dhe dëshirat e tyre të ndryshme.

Kjo javë do të kërkojë shumë më tepër vëmendje dhe gjykim të mirë nga ju kur angazhoheni në detyra të ndryshme. Shmangni pritshmëritë jorealiste vetëm sepse dëshironi të realizoni dëshirën tuaj me çdo kusht. Ka mundësi që të krijoni një problem për veten tuaj, për shkak të ambicies më të madhe dhe pamundësisë për ta realizuar atë në momentin aktual.

Zhgënjimet ose premtimet e thyera janë të mundshme.

Njohjet e reja me njerëz nga distanca të ndryshme do të jenë interesante, por mos nxitoni ta ngarkoni veten me pritshmëri të veçanta për zhvillimin e tyre.

Djemtë dhe vajzat do të kenë një javë të favorshme për realizimin e detyrave ose arritjen e rezultateve të rëndësishme në fushat që lidhen me arsimin apo karrierën. Është e mundur që të merrni ndihmë në kohë nga njerëz të afërt dhe miq. Jeta juaj e dashurisë nuk sjell ndonjë surprizë të veçantë, por ka mundësi që disa prej jush të përballojnë shpenzime më të mëdha për t'i bërë përshtypje të dashurit tuaj. Më vonë, kjo ekstravagancë e juaja mund t'ju krijojë një problem apo vështirësi të padëshiruar. Java sjell mundësinë e një konflikti të pakëndshëm në familjen tuaj lidhur me veprimet apo vendimet tuaja të pamenduara.

Burrat dhe veçanërisht ata që do të udhëtojnë këtë javë, mund të përjetojnë zhgënjim apo pakënaqësi me atë që kanë arritur apo përjetuar. Gjatë kësaj jave, do t'ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm për çdo send ose pronë që zotëroni ju personalisht ose familja juaj. Java sjell raste të vogla gëzimi. Është e mundur të keni një bisedë të rëndësishme ose të keni një plan të përbashkët veprimi me një burrë.

Gratë do të befasohen nga lajme apo ngjarje të ndryshme që lidhen me të afërmit apo miqtë. Gjatë kësaj jave do të kërkoni një shpjegim për veprimet hipokrite, në prapaskenë të dikujt apo përhapjen e thashethemeve që në asnjë mënyrë nuk përputhen me realitetin. Gratë më të reja do të kenë angazhime të papritura ose të pakëndshme në lidhje me fëmijët.