HOROSKOP

Horoskopi javor nga 28 shtatori deri në 4 tetor

Horoskopi javor nga 28 shtatori deri në 4 tetor

Dashi

Keni përpara një javë që do t'ju ofrojë përvoja interesante që do të krijojë momente të papritura të cilat do të kenë të bëjnë me jetën tuaj personale, aspiratat dhe dëshirat tuaja. Shumë do të gëzohen këtë javë për një ngjarje të veçantë, të tjerë do të kenë mundësi të realizojnë pritshmëritë e tyre për familjen, në shumicën e rasteve falë planifikimit të mirë dhe ndihmës që do të merrni nga të afërmit, miqtë dhe njerëzit e tjerë. Java do të jetë e favorshme për një ekuilibër të arritjeve tuaja profesionale. Ata që janë të pakënaqur do të jenë në gjendje të kërkojnë një punë të re ose të tregojnë interes për një pozicion të ri pune. Çdo ndryshim në lidhje me punën tuaj do të duhet të mendohet mirë, sepse vendimet dhe veprimet tuaja do të kenë një ndikim të rëndësishëm në të ardhmen tuaj. Mund t`ju duhet të shtyni një takim për shkak të një impenjimi të ri më të rëndësishëm. Do të mësoni për një vjedhje ose humbje në lidhje me një person në rrethin tuaj të miqve, fqinjëve ose kolegëve. Burrat do  presin një takim, bisedë ose ngjarje në lidhje me një person të lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës. Gratë do të jenë në humor për përvoja dashurie, veçanërisht nëse nuk kanë një partner pranë tyre për momentin. Do të kërkoni mundësi për të bërë njohje të reja, për të komunikuar me njerëz të rinj dhe për t'u argëtuar.

Demi

Këtë javë do të jeni në gjendje të largoni humorin pesimist, të korrigjoni gabimet e vjetra ose t'i jepni fund një lidhjeje të lodhshme. Kjo do të jetë një kohë e mirë nëse dëshironi të filloni një aventurë të re, angazhime të reja profesionale ose të bëni një udhëtim në një vend të panjohur. Në sfondin e këtyre ngjarjeve dhe përvojave disa prej jush do të preferojnë të qëndrojnë pesimistë dhe të gatshëm të ankohen për gjithçka. Kjo do të lidhet kryesisht me mendimet tuaja negative në lidhje me problemet e përditshme që duhet të zgjidhni. Çdo problem e ka një zgjidhje. Java mund të kënaqë shumë prej jush me para të papritura. Do ju duhet të përgatitni një dhuratë për një të dashur. Java parashikon ngjarje interesante në lidhje me një të afërm. Burrat mund të përjetojnë sëmundje të papritura shëndetësore ose një situatë të papritur stresuese. Gratë do të jenë në një pozitë më të mirë, kontaktet profesionale do të kenë një zhvillim interesant dhe të suksesshëm për ju.

Binjakët

Këtë javë do të keni bisedime dhe vendime të një natyre financiare në lidhje me shpenzimet e ardhshme dhe dokumentet. Është e mundur të diskutoni një kontratë ose ofertë në lidhje me paratë, një punë të re më të paguar ose një angazhim shtesë. Do ju duhet të jeni më të përgjegjshëm dhe praktik në punët tuaja financiare. Gjatë javës mund të befasoheni nga lajmet e pakëndshme në lidhje me një person që jeton pranë jush. Mund të ndiqni një incident ose ngjarje tjetër në qytetin ku jetoni dhe do të jetë e rëndësishme për ju. Do të përballeni me shumë probleme, por e mira është që për çdo problem do të keni një zgjidhje të favorshme. Marrëdhënet prind-fëmijë do të jenë të rëndësishme. Burrat do ta kenë të vështirë të gjejnë kënaqësi në atë që bëjnë ose me njerëzit që takojnë. Do të ndjeni zbrazëti, trishtim dhe mungesë stimulmii. Gratë do të kenë biseda të rëndësishme me fëmijën, do të diskutojnë ose marrin vendime financiare.

Gaforrja

Këtë javë do të jeni të tensionuar sepse do të keni pritshmëri të rëndësishme për ngjarje ose lajme të caktuara. Në përgjithësi, zhvillimi i tyre do të tërheqë vëmendjen tuaj gjatë këtyre ditëve. Problemet në jetën e miqve tuaj do të jenë një shqetësim nga ana juaj. Ju do të monitoroni nga afër zhvillimin e tyre, do të kërkoni t'i ndihmoni ata duke u dhënë këshillat e duhura. Nëse do udhëtoni këtë javë, kënaqësia do të jetë e vogël për shkak të tensionit ose konflikteve që do të lindin. Do të trishtoheni dhe zhgënjeheni nga vendimi ose veprimet e një personi që jeton në një qytet apo vend tjetër. Disa nga ngjarjet e mira do të lidhen me paratë, zhvillimi i ngadaltë, por i favorshëm për ju do të përfshijë punë ose angazhime në lidhje me dokumente financiare ose kredi. Shumë prej jush do të përjetojnë ndryshime ose suksese të rëndësishme në familjen ose punën tuaj. Burrat do të jenë të gatshëm të ndjekin planet ose idetë e grave të tyre. Gratë ka të ngjarë të kalojnë më shumë kohë larg shtëpisë për arsye të ndryshme. Në përgjithësi, java do të shoqërohet me ndryshime në shtëpinë tuaj, ambientet e brendshme, rinovimet ose blerjen e një shtëpie të re.

Luani

Kjo javë do t'ju angazhojë me ngjarje të ndryshme në lidhje me miqtë, të afërmit ose të njohurit tuaj. Gjatë këtyre ditëve do të angazhoheni në një komunikim më dinamik me të afërmit ose miqtë, kryesisht femra. Konfliktet këtë javë në shumicën e rasteve do të provokohen qëllimisht nga njerëz që duan të mbrojnë pozicionin e tyre me çdo kusht. Do të kërkohet të keni kujdes që të mos lejoni një kundërshtim të tillë. Në situata të tilla, një paqëndrueshmëri emocionale nga ana juaj mund të shkaktojë efekte anësore, keqkuptime dhe komente të papërshtatshme. Do të shpresoni për një shërbim për të cilin keni marrë një premtim. Nëse nuk jeni miq apo të afërm të ngushtë, jini të përgatitur për çdo situatë. Nëse punoni me para ose dokumente financiare, mos lejoni të shpërqendroheni në veprimet tuaja. Ngjarjet në lidhje me pagesën e vonuar nga puna ose nga një institucion tjetër janë të mundura. Burrat do të përpiqen të deshifrojnë komentet ose veprimet e njerëzve që do të sjellin konfuzion dhe ankth. Gratë do të kenë një javë të favorshme për të udhëtuar, pavarësisht nga arsyet e udhëtimit.

Virgjëresha

Keni përpara një javë në të cilën do të bëni biseda ose angazhime kryesisht të një natyre financiare. Është e mundur të merrni para nga një burrë që është i afërmi juaj, partneri i biznesit ose përfaqësuesi i një institucioni. Këtë javë do të shqetësoheni nga lajmet që do të zbulojnë veprimet dashakeqe të një personi që njihni. Kontrolloni çdo informacion para se të shfaqni ndjenjat dhe reagimet tuaja. Është e mundur të merrni paratë që ju janë vonuar. Gjatë javës do të keni një rast për mbledhje ose gëzim në lidhje me të afërmit ose miqtë e ngushtë. Burrat do të kenë raste të ndjehen entuziastë për ngjarje të rëndësishme në familjen e tyre. Kjo do të jetë një javë e mbarë për një fejesë, për një martesë ose për fillimin e bashkëjetesës. Gratë do të jenë në një pozitë më komplekse dhe delikate, gjë që do të kërkojë më shumë vëmendje nga ato kur përfshihen në gjëra që kanë kohë që kanë ngecur, që shkaktojnë telashe të ndryshme.

Peshorja

Këtë javë, do të duhet të përqendroheni në zgjidhjen e problemeve tuaja emocionale dhe të dashurisë. Mundohuni të flisni për çështje që krijojnë keqkuptime dhe kontradikta në marrëdhënien tuaj. Nëse nuk arrini një kompromis atëherë është koha për ndarje. Nëse vazhdoni të injoroni problemet, së shpejti do të gjendeni në një situatë ku nuk do të keni lirinë për të reaguar, por do të duhet të pajtoheni me rezultatin. Gjatë javës do të keni një bisedë komplekse me një të afërm, me dëshirën për të ndikuar në jetën e tij personale, të udhëhequr nga ndjenjat më të mira ose nga përvoja juaj e jetës. Pavarësisht se sa të mira janë synimet tuaja, vështirë se do të jeni në gjendje të impononi pikëpamjet tuaja mbi situatën specifike. Gjëja më e mirë që mund të bësh është t'i japësh vetes kohë për të menduar dhe gjykuar. Nëse duhet të zgjidhni problemet e shtëpisë ose pronës, kini kujdes se cilët specialistë punësoni ose për çfarë i shpenzoni paratë tuaja. Gjatë javës do të habiteni nga veprimet e një burri me të cilin nuk jetoni së bashku, por me të cilin keni një lidhje familjare. Burrat mund të zhgënjehen nga veprimet jobesnike të një kolegu, partneri ose klienti. Në përgjithësi, jini të kujdesshëm në punën tuaj që të mos përdoreni për të përfituar dikush tjetër. Gratë do të takohen më të afërit dhe ka shumë të ngjarë të keni një arsye të rëndësishme për këtë takim.

Akrepi

Këtë javë do të kaloni një periudhë interesante dhe dinamike, nëse nuk vendosni të largoheni problemet dhe emocionet tuaja. Java do të jetë e favorshme për udhëtime ose takime me miq dhe të afërm që janë larg dhe do të jeni në gjendje të realizoni planet tuaja të rëndësishme. Marrëdhënia juaj me njerëz të tjerë do të zhvillohet në një drejtim të rëndësishëm dhe të favorshëm për ju. Gjatë javës do të përjetoni prova të vogla në punë, të lidhura me kolegë ose klientët tuaj. Dikush mund t’ju provokojë qëllimisht në një konflikt, prandaj bëni kujdes nga provokimet e tilla. Shëndeti i një të dashuri do të kërkojë konsultë me një mjek ose kujdes të veçantë. Jini këmbëngulës, sepse këto simptoma nuk duhet të injorohen. Punët tuaja financiare do të kërkojnë vëmendje pasi gjithçka do të duhet të shqyrtohet në detaje. Nëse jeni të përfshirë në çështje gjyqësore ose juridike të një natyre financiare, ato nuk ka gjasa të mbyllen këtë javë. Burrat do të përjetojnë konflikt në lidhje me një pronë. Gratë do të ndryshojnë planet e tyre pothuajse çdo ditë. Takimet dhe mbledhjet do të jetë e vështirë të planifikohen për shkak të angazhimeve dhe rrethanave të ndryshme.

Shigjetari

Keni një javë përpara që do të favorizojë përvojat romantike dhe të dashurisë me dikë me të cilin tashmë keni një lidhje. Gjatë këtyre ditëve do të keni një kohë të mirë për një njohje të re. Këtë javë do të keni tendencë t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit tuaj, për t’i dhënë kënaqësi me gjeste të ndryshme vëmendjeje apo surpriza, të cilat do ju bëjnë të lumtur. Do të përjetoni ndarje ose ftohje në marrëdhënien tuaj me një person në rrethin e miqve. Do ju duhet të kujdeseni për shëndetin tuaj ose të një të dashuri. Në disa raste, një qëndrim i shkurtër në spital ose trajtim i specializuar do të jetë e mundur. Do të kaloni një periudhë keqkuptimi ose tensioni në punën tuaj, e cila mund të jetë një arsye për të biseduar me një menaxher ose koleg. Në shtëpinë tuaj do të ketë një mosmarrëveshje parash, e cila mund të kthehet humbje. Burrat do të kenë mundësinë të përjetojnë gëzim në lidhje me një ngjarje apo lajm të rëndësishëm. Gratë do të dëshirojnë të kenë sukses në rastet që lidhen me kontrata dhe dokumente të ndryshme.

Bricjapi

Këtë javë do të gjeni kohën për të biseduar me një grua për jetën e njerëzve që njihni. Arsyeja për këtë do të jenë disa ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre në lidhje me një fejesë ose martesë, një punë të re ose lëvizjen në një qytet tjetër. Këtë javë mund të mësoni informacione të papritura në lidhje me ngjarjet e kaluara në jetën tuaj që nuk i keni vërejtur, i keni humbur ose dikush i ka fshehur qëllimisht. Kjo nuk ka gjasa të ndryshojë situatën aktuale në jetën tuaj personale, por të paktën do t'ju japë përgjigje më të qarta për shqetësimet ose dyshimet që kishit atëherë. Shumica prej jush do të duhet të jetojnë në mënyrë dinamike për shkak të shpejtësisë me të cilën do të zhvillohen ngjarjet ose ndryshime të caktuara. Çdo gjë ndjek ligjet e universit, kështu që shmangni panikun e panevojshëm, frikën ose ankthin. Mos u mundoni të mësoni më shumë se ato që ju janë dhënë për momentin. Durimi juaj sot është një garanci e suksesit tuaj nesër. Gjatë javës do të merrni një ftesë për një mbledhje familjare ose do të ftoni mysafirë në shtëpinë tuaj. Burrat do të shqyrtojnë mundësinë e një udhëtimi. Gratë do të përqendrohen në punët e tyre dhe marrëdhëniet familjare. Gjatë kësaj jave, shumë gjëra që lidhen me familjen dhe të afërmit tuaj do të varen nga ju.

Ujori

Cilado qoftë pritshmëria juaj paraprake për këtë javë, ato padyshim që do të ndryshojnë nga realiteti. Disa ngjarje do t'ju detyrojnë të merrni vendime të rëndësishme ose të bëni biseda të rëndësishme. Nëse jeni të përfshirë në një proces gjyqësor, ka të ngjarë që gjërat të komplikohen ose të vonohen. Nuk duhet të futeni në situata stresuese për shkak të zhvillimeve të ndryshme ose shfaqjes së të papriturave këtë javë. Asgjë nuk zhvillohet në dëmin tuaj, duhet të keni durim dhe mos krijoni kaos! Gjërat që tashmë i kanë dhënë fund kuptimit të tyre në jetën tuaj do të sqarohen. Shumë do të marrin lajme të këqija. Do të diskutohen çështje të ndryshme familjare ose biznesi. Konfliktet me fëmijën ose për shkak të fëmijëve do të jenë të panevojshme sepse ato janë rezultat i mbingarkesës, nervozizmit dhe nuk sjellin ndryshime. Burrat do të kenë një kohë të favorshme për trajtim, terapi, ose shërim pas një operacioni ose sëmundjeje. Gratë do të investojnë kohë dhe energji në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore me njerëzit e tjerë.

Peshqit

Keni përpara një javë në të cilën çështjet e parave do të kërkojnë më shumë vëmendje. Bëni shumë kujdes me shpenzimet tuaja, me ruajtjen e kartave bankare dhe portofolin në një vend publik. Shmangni shpenzimin e parave në investime të rrezikshme ose në mënyra të ndryshme për t'u pasuruar shpejt. Pritshmëritë tuaja të udhëtimit mund të ndryshojnë, gjë që do të sjellë më shumë stres dhe tension. Shumë do të kenë mundësinë të festojnë suksesin ose festën personale të një miku ose të afërmi. Në shtëpinë tuaj, gjërat do të zhvillohen relativisht në mënyrë harmonike, nëse nuk tregoni nxitim dhe ndjeshmëri të tepruar ndaj fjalëve dhe veprimeve të njerëzve përreth jush. Ju do të trishtoheni nga një ngjarje në jetën e një personi që është pranë jush. Burrat do të jenë në gjendje të bëjnë përparim të rëndësishëm në përpjekjet e tyre. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë ose të merrni këshilla. Gratë do të ndjehen të pakënaqura me jetën e tyre të dashurisë. Do të dëshironi gjëra që nuk mund t'i merrni tani. Depresioni nuk është një këshilltar i mirë, duhet të krijoni komoditetin tuaj personal.

*Burimi Astro Velida