Peshorja
Gjatë javës, ka shumë të ngjarë të lindin debate ose konflikte ose shkaqe të tjera tensioni, përfshirë edhe me njerëz që janë miqtë ose të njohurit tuaj të vjetër. Arsyet për përvoja të tilla do të jenë shumë të ndryshme, por në shumicën e rasteve ato do të lindin dhe do të kalojnë shpejt, duke lënë pas disa emocione negative. Jini të kujdesshëm dhe diplomat kur krijohet një situatë e tillë. Ju dini të balanconi dhe qetësoni tensionin ose do të fitoni aftësi, përvojë të ngjashme.
Pritsmëritë tuaja për zhvillimin e çështjeve tuaja financiare këtë javë mund të rezultojnë joreale, duke ju bërë të keni shpenzime paraprakisht dhe kjo do të sjellë vështirësi më vonë. Jini veçanërisht praktik dhe kursimtar gjatë këtyre shtatë ditëve.
Disa oferta të reja ose situata parash mund t'ju vënë në disavantazh ose t'ju zhgënjejnë.
Kjo javë paralajmëron shqetësime që lidhen me shëndetin e një personi të dashur, i cili ka shumë të ngjarë të jetojë me ju nën të njëjtën çati. Nuk është ndonjë gjë serioze, por shqetësimet dhe frika juaj do të jenë më të mëdha dhe disi të kuptueshme.
Problemet shtëpiake gjatë javës do jenë të pakëndshme, por të zgjidhshme.
Kjo javë në përgjithësi nuk do jetë shumë e suksesshme për ju. Shumë gjëra do të duhet të shtyhen për javën e ardhshme ose për një kohë më të favorshme.
Do të keni raste gëzimi, do të takoni njerëz të këndshëm dhe interesantë, por rezultatet e veprimeve tuaja gjatë këtyre shtatë ditëve do të jenë të parëndësishme.
Djemtë dhe vajzat do të duhet të ngadalësojnë shpejtësinë dhe të ushtrojnë më shumë kujdes kur përfshihen në gjëra të reja dhe me përgjegjësi më të mëdha. Gjatë kësaj jave, patjetër do t'ju duhet të mbështeteni në përvojën tuaj, edhe nëse ajo nuk është aq e madhe. Nëse është e nevojshme, kërkoni këshillën e njerëzve që kanë njohuri të mjaftueshme për çështjet që ju shqetësojnë aktualisht. Do të mund të merrni një rol pozitiv dhe mbështetje nga një mik apo i afërm mashkull.
Burrat do ta rëndojnë veten me telashe që vështirë se kanë ndodhur këtë javë. Secili prej jush do të ketë pritshmëri të ndryshme për zhvillimin e situatave të tilla, por në asnjë rast mos i lini gjërat të zgjidhen vetë. Uluni dhe bisedoni me njerëzit që janë prekur nga këto ngjarje.
Gratë do të kenë një humor të gëzuar, optimist dhe pozitiv, që mund të jetë për shkak të ndikimit të disa përvojave të këndshme të ditëve të fundit. Miqtë e ngushtë do të kenë një ndikim shumë të fortë në humorin tuaj dhe deri diku në planet tuaja. Do të kënaqeni duke takuar apo bashkëvepruar me një grua që mund të jetë më e madhe se ju, por padyshimqë arrin t'ju mbushë me energji pozitive.
Akrepi
Gjatë javës do t'ju duhet të merrni vendime të rëndësishme në lidhje me ndryshimet e ardhshme që do të kenë të bëjnë kryesisht me jetën tuaj personale, por që do të reflektojnë në një farë mënyre familjen apo karrierën tuaj.
Sigurisht, gjithçka do të ndodhë vetëm nëse jeni gati për ndryshime dhe për pjesëmarrje aktive në to, duke kuptuar rëndësinë e tyre në jetën tuaj.
Java do të kërkojë më shumë kujdes për shtëpinë, kopshtin ose fermën, nëse keni një të tillë.
Kjo do të jetë një kohë e favorshme për ndryshime në shtëpi, për zhvendosje në një vendbanim tjetër ose për blerjen e një prone të re.
Edhe nga ana financiare java do jetë e favorshme për ju, por përpiquni të qëndroni realistë në pritshmëritë tuaja. Shmangni lojërat e fatit dhe kërkimin e fitimeve të lehta.
Gjatë javës, mbajini gjërat tuaja personale të sigurta nga humbja ose vjedhja. Të qenit i shpërqendruar mund të krijojë situata të pakëndshme, panik dhe konfuzion.
Gjatë javës do të prireni të ktheheni në kujtime të këndshme nga e kaluara. Kjo mund të jetë një arsye për të kërkuar kontakte me miqtë e vjetër në rrjetet sociale.
Disa nga surprizat e kësaj jave do t'ju provokojnë të filloni gjëra të reja.
Djemtë dhe vajzat do të kalojnë një javë eksperiencash të këndshme dhe argëtuese me miqtë apo bashkëmoshatarët. Do të prireni të shmangni problemet apo përgjegjësitë serioze. Gjatë javës mund t'ju trembin lajmet që lidhen me një problem shëndetësor të një mikut tuaj, i cili është i ri dhe nuk e prisnit të sëmurej. Do të jetë shumë e rëndësishme këtë javë të sinkronizoni pritshmëritë dhe shpresat tuaja me atë që mund të arrini, realizoni ose merrni në të vërtetë.
Burrat do të ndeshen me keqdashje ose zili njerëzore në një situatë ose vend ku ata më së paku prisnin të ndesheshin me një trajtim të tillë. E mira është se do të dilni lehtësisht nga një situatë e tillë ose do e shikoni më filozofikisht, si një përvojë jetësore që fati ka vendosur t'ju japë. Java do t'i ofrojë shanse të reja njërit prej jush për punë shtesë, për rritje të të ardhurave javore apo mujore dhe jo vetëm.
Gratë do ta kujtojnë këtë javë me një lajm të pakëndshëm ose me një situatë stresuese, gjëra që do t'ju tregojnë kuptimin dhe çmimin e jetës njerëzore. Disa ngjarje të pafavorshme që ju janë dhënë të përjetoni këtë javë nuk duhet t'ju dëshpërojnë apo t'ju mbushin me pesimizëm. Ato nuk kanë një qëllim të tillë, por përkundrazi do t'ju provokojnë të mendoni më seriozisht për atë që është e rëndësishme në jetë; çfarë ka vlerë dhe çfarë kalon kalimthi pa lënë gjurmë pas.