Peshorja
Gjatë javës 16 - 22 shtator ka shumë mundësi që të zhgënjeheni apo mërziteni nga një lajm që lidhet me një person apo mik të afërt.
Këtë ngjarje mund ta mësoni vonë, për arsye dhe rrethana të ndryshme.
Gjatë javës do të befasoheni nga një ngjarje, takim apo lajm që lidhet me një person me të cilin keni përvoja dhe kujtime interesante nga e kaluara.
Këtë javë mund të ketë shqetësime në familjen tuaj lidhur me një shpenzim të papritur.
Gjatë javës do të kaloni orë të këndshme me miqtë, me të cilët do të keni tema interesante për të biseduar rreth ngjarjeve që po zhvillohen aktualisht.
Gjatë javës do të jeni të hapur për njohje të reja me njerëz nga vende të ndryshme.
Djemve dhe vajzave do t'u refuzohet propozimi ose ftesa për diçka. Ju nuk duhet t'i merrni gjërat me dhimbje dhe të bini në depresion. Ka gjëra që nuk do mund t`i arrini këtë javë. Rrethana të ndryshme gjatë javës do t'ju ndihmojnë të gjeni një rrugëdalje nga situatat e vështira.
Burrat do të kalojnë një javë në të cilën disa nga problemet e tyre do të thellojnë dhe përkeqësojnë marrëdhëniet me disa njerëz.
Marrëdhënia juaj miqësore do të vihet në një provë serioze për shkak të një kompromisi të vështirë që do të duhet të bëjë njëra nga dy palët.
Gjatë javës do të jeni të ngarkuar me probleme financiare, me disa pagesa dhe shpenzime të paplanifikuara që mund t'ju shqetësojnë.
Nuk përjashtohen debatet dhe tensionet në familjen tuaj lidhur me paratë.
Kjo javë do të jetë e pafavorshme për udhëtime për gratë ose do të kërkojë më shumë vëmendje dhe gatishmëri për të përballuar çdo situatë. Nëse e bëni këtë, me shumë mundësi nuk do të jeni të kënaqur me rezultatet.
Marrëdhëniet tuaja të dashurisë do kalojnë sprova, por e mira është se marrëdhëniet e qëndrueshme do të mund të mbijetojnë. Gjatë javës, në përgjithësi do të jeni emocionalisht të paqëndrueshëm, por kjo do të jetë për shkak të dëshirës tuaj për të realizuar një ndryshim të rëndësishëm në jetën tuaj.
Akrepi
Gjatë javës 16 - 22 shtator do të duhet të merrni një vendim për të nisur disa ndryshime që lidhen me shtëpinë, punën apo jetën tuaj personale. Kjo mund të shkaktojë më shumë stres ose ankth në jetën tuaj të përditshme për zhvillimin e këtyre ndryshimeve.
Në fakt këto ndryshime do të lidhen me gjëra që duhet t’i kishit bërë shumë kohë më parë, por për arsye të ndryshme i keni shtyrë.
Më të komplikuara do të jenë gjërat me probleme shëndetësore që i keni lënë pas dore dhe trajtimi i të cilave në këtë fazë do të jetë i ndërlikuar.
Çështjet tuaja financiare gjatë javës do të pësojnë vonesa ose do të ketë shumë pasiguri rreth tyre. Është e mundur të merrni një shumë më të vogël parash se sa pritej ose do të lindin situata të tjera të papritura. Nëse jeni të përfshirë në zgjidhjen e dokumenteve financiare, atëherë kjo do të rezultojë të jetë një procedurë që do të zgjasë.
Flirtimi ose marrëdhëniet romantike në vendin tuaj të punës mund të thellohen. Megjithatë, në disa raste, kur bëhet fjalë për marrëdhënie jashtëmartesore, ekziston rreziku i përfshirjes së njerëzve të tjerë në marrëdhënien tuaj, duke ju bërë në një farë mënyre të varur dhe të shqetësuar.
Kjo do të jetë një javë e favorshme për të harmonizuar marrëdhëniet e tensionuara me një person që është i afërmi, miku apo kolegu juaj.
Kini kujdes në marrëdhënien tuaj me një grua që do të kërkojë një përfitim nga njohja e saj me ju.
Shmangni konfliktin dhe kur ndodh, dorëzohuni ose bëni kompromis. Me kalimin e kohës, do të kuptoni se kështu keni siguruar një pozicion fitues.
Djemtë dhe vajzat do të befasohen nga një telefonatë ose veprime të një personi nga rrethi i tyre i të afërmve, miqve ose të njohurve. Gjatë kësaj jave tregohuni të kujdesshëm sepse ka të ngjarë të futeni në telashe me veprime dinake, egoiste apo manipuluese.
Shumë nga burrat këtë javë po përgatiten për një udhëtim, duke përfshirë këtu edhe ndonjë jashtë vendit.
Kjo javë do të testojë marrëdhëniet tuaja familjare, por ju duhet patjetër një test i tillë për të parë se kush mendon çfarë, çfarë planesh apo ndjenjash ka. Kjo javë parashikon marrjen e parave ose një dokumenti të rëndësishëm.
Për gratë për sa i përket shëndetit janë të mundshme problemet me stomakun dhe dhimbjet në gjymtyrë. Gjatë kësaj jave, mund të jeni të kënaqur me lajme nga larg.
Këshilla është të shmangni ndryshimet e rëndësishme gjatë këtyre shtatë ditëve, pasi do të jetë e vështirë të gjeni drejtimin e duhur për zhvillimin e projekteve dhe planeve të rëndësishme për ju.