Shigjetari
Gjatë javës kini kujdes se si angazhoheni për paratë ose një premtim që përfshin një fëmijë apo dikë nga familja juaj.
Nëse puna juaj ka të bëjë me fëmijë ose të rinj, tregohuni të kujdesshëm në marrëdhëniet tuaja profesionale ose financiare.
Gjatë kësaj jave do të keni mundësi të flisni hapur për problemet e pakëndshme në familje dhe nëse e bëni këtë do të gjeni lehtësisht zgjidhjen më të mirë për to.
Kjo do të jetë një javë e favorshme për zhvillimin e çështjeve tuaja familjare pavarësisht nga natyra e tyre, ndaj përdorni këto tendenca pozitive për të stabilizuar marrëdhëniet tuaja familjare.
Gjatë kësaj jave do të kënaqeni me një lajm apo një dokument që ka të bëjë me një person në familjen tuaj, i cili është në proces ndryshimesh në lidhje me punën apo jetën personale.
Java do të kënaqë shumë prej jush me një ofertë interesante ose me informacione të dobishme për të ardhmen tuaj.
Gjatë javës tregohuni të kujdesshëm në marrëdhëniet financiare me miqtë dhe mos u besoni informacioneve që do t'ju japin në lidhje me lajmet e ndryshme financiare, frikërat që lidhen me depozitat në banka dhe në përgjithësi gjithçka që lidhet me paratë.
Djemtë dhe vajzat do të duhet të përgatiten për një javë të rëndësishme në jetën e tyre, në të cilën do të keni mundësinë të bëni disa ndryshime, të merrni vendime serioze për të ardhmen tuaj ose të filloni diçka të re, si për shembull fejesë apo lidhje. Kjo është një javë në të cilën do të jeni në gjendje të merrni një qasje shumë më vendimtare ndaj problemeve që deri tani ju kanë sjellë shqetësime serioze dhe është koha për t'u dhënë fund atyre. Tani për tani nuk është e rëndësishme çfarë fitoni apo çfarë humbni, por të çliroheni nga një barrë që po ju rëndon. Shëndeti mund t'ju paraqesë një problem, me shumë mundësi ai do të lidhet me një sëmundje që e keni përjetuar tashmë në të kaluarën tuaj.
Burrat do të kenë më shumë detyra që lidhen me pronën, të cilat do të kërkojnë një kohë të caktuar për t'i përfunduar. Ju mund të tregoni ngurrim ose mungesë humori për çështje të tilla, por vonimi i tyre nuk do t'ju sjellë asnjë përfitim.
Gratë do të jenë shumë emocionale dhe sentimentale gjatë këtyre shtatë ditëve, të cilat kryesisht do ta përqendrojnë vëmendjen tek të qenit të pëlqyer, të dashur, të kenë një partner në krah, nëse një i tillë mungon për momentin. Ata prej jush që bashkëjetojnë do të fokusohen shumë më tepër te dashuria dhe intimiteti.
Bricjapi
Gjatë javës zhvillimi i veprimeve të një personi të afërt do të jetë në favor ose në interesin tuaj. Fatkeqësisht, me kalimin e kohës do të rezultojë se veprime të tilla ju kanë sjellë më shumë dëm sesa dobi.
Shumë prej jush do të duhet të bëjnë ndryshime në plane, pasi kjo do të jetë një javë e favorshme vetëm për realizimin e atyre që kanë perspektivë në të ardhmen tuaj.
Planet dhe idetë tuaja joreale patjetër do t'ju bëjnë të hasni pengesa ose humbje serioze, përfshirë paratë.
Në përgjithësi planet tuaja këtë javë do të kenë një zhvillim të papritur, sidomos kur lidhen me persona të panjohur.
Jeta juaj e dashurisë do të jetë interesante, pasi do t'ju jepet më shumë qartësi për zhvillimin e marrëdhënies aktuale, pavarësisht situatës me të.
Ajo që është më e rëndësishme tani është të jesh i vetëdijshëm se çfarë është e arritshme dhe çfarë jo. Iluzionet apo ëndrrat joreale nuk do t'ju ndihmojnë.
Gjatë kësaj jave shmangni plane që lidhen me udhëtimet.
Gjatë javës do të prekeni nga ngjarjet në jetën e një personi që jeton në distancë nga ju.
Djemtë dhe vajzat do të kalojnë një javë me provime, prezantime, detyra dhe angazhime të tjera të rëndësishme që lidhen me arsimin apo karrierën. Ju keni një javë të ngarkuar përpara, e cila do t'ju kërkojë jo vetëm të planifikoni mirë detyrat tuaja, por edhe t'i kryeni ato në mënyrë rigoroze. Ju lehtësisht mund të prekeni nga emocionet, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet personale ose profesionale. Në jetën tuaj të dashurisë do të kaloni momente të shkurtra tensioni, keqkuptimesh dhe konfrontimesh.
Burrat janë në rrezik të marrin një detyrë ose punë që i vendos ata në një situatë të pakëndshme, të sikletshme ose degraduese. Gjatë javës, marrëdhënia juaj me një fëmijë që mund të përpiqet t'ju mashtrojë, të gënjejë për diçka ose t'ju manipulojë, do të kërkojë vëmendje.
Gratë do të kalojnë një javë në të cilën ngjarje të ndryshme do t'i bëjnë ato të komunikojnë më shpesh me të afërmit, me miqtë, me kolegët apo me partnerët e biznesit. Mund të shkoni diku për të hartuar një dokument të rëndësishëm, ose me ftesë të një personi, institucioni ose organizate të caktuar. Java sjell shumë eksperienca interesante për ju, fat të mirë me momente të rëndësishme për marrjen e vendimeve.