HOROSKOP

Horoskopi javor Shigjetari - Bricjapi

Horoskopi javor Shigjetari - Bricjapi

Shigjetari

Gjatë javës 10 – 16 qershor do të përjetoni situata të papritura ose ngjarje të papritura që lidhen me shtëpinë tuaj ose me një të afërm.

Në përgjithësi, nuk ka asnjë shenjë që këto ngjarje do të jenë negative, por ndoshta gjithçka do të varet nga këndvështrimi ose qëndrimi juaj.

Gjatë kësaj jave do të keni një takim që do të lidhet me zhvillimin e një bisede të rëndësishme, por që mund të kthehet në një debat apo konflikt të pakëndshëm.

Në një situatë të tillë, aftësitë tuaja për të qenë diplomat, për të pritur dhe për të kuptuar këndvështrimin e palës tjetër do të vihen në provë.

Gjatë javës, mund të jeni të kënaqur me arkëtimet e parave që do të vijnë nga njerëz që tashmë i njihni.

Gjatë këtyre ditëve, do të kënaqeni duke u mbledhur me miqtë që kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, duan të bëjnë shaka dhe nuk mërziten kurrë.

Megjithatë, jeta juaj e dashurisë do të jetë e ndërlikuar, veçanërisht për ata prej jush që po përpiqen të shpëtojnë një marrëdhënie të shkatërruar.

Do të keni mundësi të stabilizoni veten financiarisht ose të zgjidhni një problem të komplikuar financiar.

Burrat do të kenë mundësinë të gjejnë një zgjidhje për një situatë që lidhet me ndonjë problem që ka të bëjë me shtëpinë ose familjen.

Kjo javë do të jetë e favorshme për ribashkimin e familjeve që janë ndarë për shkak të punës, udhëtimit apo arsye të tjera.

Djemtë dhe vajzat do të jenë në gjendje të arrijnë shumë për sa kohë që i planifikojnë mirë detyrat e tyre dhe balancojnë (kontrollojnë) reagimet emocionale.

Arritjet ose humbjet do të varen tërësisht nga veprimet dhe vendimet tuaja.

Për gratë do të ketë një angazhim të pakëndshëm në lidhje me një dokument apo lloj tjetër shkresash, të cilat do të duhet të rregullohen gjatë kësaj jave. Më mirë mendoni paraprakisht për mënyrën më korrekte për t'u marrë me këtë.

Java do jetë e favorshme për një lidhje romantike me një person që jeton në një qytet apo shtet tjetër.

Udhëtimet që lidhen me një takim romantik, do të kenë një zhvillim të mirë.

Gjatë këtyre shtatë ditëve do të keni rast për gëzim ose kënaqësi, por ekziston rreziku i gabimeve serioze ose deluzioneve si në çështjet tuaja personale, ashtu edhe në ato profesionale.

Bricjapi

Gjatë javës 10-16 qershor, shumë do të bëjnë një udhëtim të shtyrë prej kohësh ose do të mendojnë për një që planifikojnë të bëjnë përpara fundit të vitit.

Dokumentet ose informacionet e nevojshme për këtë udhëtim mund të jenë vonuar deri tani.

Gjatë kësaj jave, marrëdhëniet tuaja të dashurisë dhe miqësisë do të kenë një zhvillim interesant dhe pozitiv për ju, si ato që keni krijuar disa kohë më parë, ashtu edhe ato që do të lindin këtë javë.

Veçanërisht eksperienca të këndshme do të kenë ata prej jush që kanë një partner romantik me të cilin nuk jetojnë bashkë.

Gjatë kësaj jave, shumica e shpenzimeve apo detyrimeve financiare mund të jenë shkak për debate apo polemika në shtëpinë tuaj. Një përballje e tillë është e pakuptimtë, pasi gjëja më e rëndësishme tani është të uleni dhe të flisni për një mënyrë më praktike për të kapërcyer këtë situatë.

Djemtë dhe vajzat do të kenë një rast për një mbledhje apo për një komunikim më të gjallë në lidhje me ngjarjet në jetën e miqve. Rastet në shumicën e rasteve do të jenë të këndshme dhe mund të lidhen me një ditëlindje, por edhe me ndonjë arsye tjetër. Gjatë kësaj jave, do t'ju duhet të pranoni pa ankesa pozicionin e një burri më të madh se ju, i cili në fakt do të përpiqet, me këshillat ose veprimet e tij, t'ju ndihmojë në diçka ose t'ju udhëheqë në drejtimin e duhur të zhvillimit.

Burrat do kenë plane interesante dhe të realizueshme për këtë javë. Ka mundësi që ideja për disa nga veprimet tuaja të vijë nga njerëz të afërt, ose të mbështetet në zbatimin e saj nga njerëz të tillë. Në përgjithësi, ju keni një javë më interesante, të rëndësishme para jush, në të cilën do të jeni në gjendje të bëni përparim të dukshëm në çështjet e rëndësishme për ju. Ata prej jush që do të angazhohen në veprime të ndryshme gjyqësore ose ligjore të presin sukses.

Gratë do të kalojnë një javë që mund të mos e mbajnë mend me ndonjë gjë të rëndësishme. Mund të përfshiheni në ndonjë intrigë, ose të jeni një instrument në duart e dikujt që po përpiqet të veprojë me keqdashje kundër një personi tjetër. Jini shumë të kujdesshëm çfarë bisedash bëni, çfarë premtimesh bëni dhe në përgjithësi shikoni me kujdes sjelljen tuaj. Biseda ose vendime të rëndësishme do të marrin ato gra që kanë një fëmijë që aktualisht jeton, studion ose punon në një distancë të caktuar.