HOROSKOP

Horoskopi mujor Shigjetari - Bricjapi

Horoskopi mujor Shigjetari - Bricjapi

Shigjetari

Gjatë këtij muaji, idetë apo propozimet tuaja të reja në lidhje me biznesin aktual apo të ardhshëm do të kenë një zhvillim interesant.

Puna apo shkollimi i një familjari do të jetë prioritet për ju këtë muaj.

Në prill shmangni konfliktet, pasi jeni të prirur për të arritur rezultate dhe suksese të rëndësishme. Nuk ka kuptim të shkaktoni tension të panevojshëm në jetën tuaj të përditshme. Jini të durueshëm dhe kini më shumë besim në gjërat që ju janë dhënë të përjetoni.

Gjatë këtij muaji shumë prej jush do të jenë larg shtëpisë për një, dy ose më shumë ditë në një rast më të rëndësishëm.

Ky do të jetë një muaj në të cilin do të keni një kohë të favorshme për të marrë vendime në lidhje me lëvizjen në një shtëpi të re, ose blerjen e një prone të re.

Gjatë këtij muaji, shumë do të jenë të kënaqur me të ardhurat financiare. Rritja e të ardhurave është e mundur përmes një kontrate të re ose dokumenti tjetër financiar.

Muaji Prill do të jetë i ndërlikuar për të udhëtuar.

Djemtë dhe vajzat do të duhet të pranojnë udhëzimet e një burri të moshuar që mund të jetë babai, mësuesi ose mentori. Ndikimi i burrave këtë muaj në ndërtimin e personalitetit tuaj, marrjen e vendimeve dhe çështje të tjera të rëndësishme të përditshme do të jetë shumë i fortë. Në përgjithësi, prilli sjell një mundësi për të realizuar detyra të rëndësishme, por do ta keni të vështirë t'ia dilni vetëm.

Burrat do të kenë rastet e tyre të vogla për gëzim. Do të keni raste të mblidheni me miq apo të njohur. Jeta juaj në prill do të jetë interesante dhe në asnjë rast e mërzitshme. Sidoqoftë, do t'ju duhet të hiqni dorë nga marrëdhëniet jofunksionale ose planet dhe idetë që nuk premtojnë. Në këtë drejtim, disa ndryshime në jetën tuaj do të jenë të domosdoshme.

Gratë do të ngarkohen me detyra dhe punë të reja. Ju do të keni nevojë për komplimente, përvoja romantike ose intime dhe më shumë vëmendje ndaj jush. Patjetër që do të ketë rëndësi pamja, por edhe inteligjenca juaj, aftësia për të komunikuar me njerëz të ndryshëm. Prilli do të jetë një muaj i favorshëm për udhëtime, ose për të vizituar shtëpinë e të afërmve dhe miqve që jetojnë larg.

Bricjapi

Në PRILL do të diskutoni për disa ndryshime apo risi në vendin tuaj të punës, të cilat mund të përfshijnë një person të ri në ekipin tuaj ose zhvillimin e disa projekteve të reja.

Marrëdhëniet me kolegët apo partnerët e biznesit që kanë hyrë së fundi në rrethin tuaj profesional do të jenë premtuese.

Gjatë këtij muaji mund të lindin probleme në dashurinë apo marrëdhëniet tuaja romantike.

Në përgjithësi, ky do të jetë një muaj i favorshëm për të nisur një lidhje të re romantike nëse jeni beqarë.

Muaji prill do të jetë një muaj i favorshëm për udhëtime, për zhvillimin e marrëdhënieve profesionale.

Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për ju që do të duhet të merrni një vendim të rëndësishëm në një kohë shumë të shkurtër.

Djemtë dhe vajzat do të kalojnë një muaj me sprova të ndryshme, vendime të vështira, pengesa dhe vështirësi të të gjitha llojeve. Lajme të pakëndshme që lidhen me njerëzit që njihni janë të mundshme. Njerëzit me të cilët keni qenë të afërt në të kaluarën tuaj do të rishfaqen disi në jetën tuaj. Telashet që do të keni gjatë kësaj periudhe nuk do të zgjidhen me shkop magjik dhe mund të vazhdojnë edhe përtej kësaj periudhe.

Burrat do të kenë rastin të reflektojnë për jetën e tyre deri tani dhe në të ardhmen. Koha për të bërë bilanc, koha për të marrë vendime të vështira, për t'u ndarë, por edhe për t'u takuar sërish. Mund të bisedoni me miqtë për tema që lidhen me jetën tuaj personale, të dëgjoni mendimin e tyre, por të merrni vendime të pavarura. Pritshmëritë tuaja për një takim apo mbledhje do të realizohen, por surprizat nuk do të mungojnë.

Gratë do të jenë të pambrojtura sepse do të priren të besojnë fjalët dhe jo veprat. Do të ndikoheni nga komplimente dhe premtime që nuk janë të vërteta. Çdo veprim që lidhet me dokumente ose para do të kërkojë vëmendje.