HOROSKOP

Horoskopi për datën 1 dhjetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 1 dhjetor nga Russell Grant

Dashi

Mund të kaloni një kohë mjaft të vështirë në karrierën tuaj. Çdo ndryshim i vogël që mund të përmirësojë efikasitetin do të mirëpritet. Këto ndryshime do t'ju japin disa ide të mira, por qëndroni këmbët në tokë.

Demi

Jeni duke punuar me një koleg të vjetër në mënyrë konstruktive, në përpjekje për të gjetur mënyra të reja për futjen e masave të sigurisë në vendin e punës. Është e rëndësishme të mendoni për detajet. Disa kolegë do të ankohen, por ju e shihni të rëndësishme të përqafoni këto ndryshime më shumë sesa t'i rezistoni atyre. Mbi të gjitha, ato janë për të mirën e të gjithëve.

Binjakët

Do të diskutohet një ide për të fituar para shpejt. Disa njerëz do të dëshirojnë të rrezikojnë. Nëse nuk jeni të sigurt, besojini në intuitës tuaj. Do të jetë më e lehtë të humbasësh para, sesa t'i rifitosh ato në klimën aktuale ekonomike. Një mik do t'ju japë disa këshilla të mençura.

Gaforrja

Do të jeni të shpejtë për të pranuar ofertën e një shoku për të bërë diçka ndryshe. Një udhëtim së bashku do ju sjellë shumë kënaqësi. Të dy jeni shumë impulsiv dhe nuk ka asnjë garanci se ku do të përfundoni, por ka shumë të ngjarë të argëtoheni. Kjo është ajo që ju duhet, për momentin.

Luani

Dikush në shtëpi ose në vendin e punës po ju ngacmon vazhdimisht. Ju mund të zgjidhni të lejoni që njerëzit t'ju bezdisin ose mund të zgjidhni të largoheni. Nuk e keni të lehtë të toleroni sjelljen e  njerëzve të tjerë. Një shpërthim i shkurtër emocional do të përcjellë një mesazh.

Virgjëresha

Nëse jeni duke kërkuar punë, kjo mund të jetë dita juaj me fat. Një intervistë e fundit do të rezultojë në një ofertë interesante për punë. Ky pozicion mund të jetë i përkohshëm, por do t`i hapë rrugën gjërave të mira. Nëse jeni të lumtur në punën tuaj, disa probleme që keni pritur të hasni nuk do të materializohen.

Peshorja

Fundi i një projekti po shihet qartë tani. Ju keni harxhuar shumë kohë dhe përpjekje deri tani dhe do të jetë një lehtësim të jeni në gjendje të shihni dritën në fund të tunelit. Thjesht mos u tundoni të nxitoni në këtë fazë të punës. Merrni kohën tuaj dhe do të jeni të kënaqur me rezultatet.

Akrepi

Disa plane të guximshme dhe ambicioze kanë filluar. Një mik apo partner i kujdesshëm pret që të përballet me një zhgënjim të madh. Negativiteti i tyre është mjaft shqetësues. Duhet të jeni të përgatitur të merrni një qasje tjetër nëse është e nevojshme.

Shigjetari

Diskutimi i mendimeve tuaja me një koleg do të jetë i vlefshëm kur ata t'ju japin disa ide të mira. Sigurohuni që do t`i përdorni. Nëse nuk jeni të kënaqur me aspektet e punës suaj, flisni për shqetësimet që keni me menaxherin tuaj. Mos i mbani për vete.

Bricjapi

Ju preferoni të keni plane, të ruani rutinat dhe të keni një ide të drejtë të asaj që pritet nga ju. Diskutimet në lidhje me një projekt pune kanë mbetur të mbyllura, kështu që ju nuk e dini se çfarë të prisni. Qëndroni të qetë dhe mbani mend se nuk ka gjasa të ndodhë ndonjë gjë të cilën nuk mund të përballoni.

Ujori

Një mik që ju telefonon papritur do t'ju japë përshtypjen se e ka menduar këtë bisedë dhe nuk është e rastësishme. Ata do të duan të kërkojnë ndihmë ose duan të marrin disa informacione nga ti. Kur të mbaroni së biseduari, do të kuptoni se nuk është aspak ajo që keni imagjinuar dhe do të jeni të lumtur t`i ndihmoni.

Peshqit

Mund të mbingarkoheni me përgjegjësitë e një shoku të punës që mungon. Kjo ju bën të kuptoni shkallën e angazhimeve të tyre të punës dhe do ju bëjë ta respektoni edhe më shumë për shkak se kurrë nuk ankohet.