HOROSKOP

Horoskopi për datën 1 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 1 gusht nga Russell Grant

Dashi

Jini të vendosur me njerëzit, qëndrimi dhe sjellja e të cilëve po shkakton më shumë dëm sesa dobi. Nëse dikush nuk përshtatet me ekipin, duhet që t`i kërkoni që të largohet. Bëhuni gati të sakrifikoni një pjesë të kohës tuaj të lirë në një projekt në grup që kërkon aftësitë dhe kujdesin tuaj të veçantë.

Demi

Keni kaq shumë për të bërë, por jeni të rraskapitur. Një mik i afërt do të këmbëngulë që t`i harroni për pak kohë përgjegjësitë tuaja të zakonshme. Ata po ju thonë se nuk mund të bëni gjithçka dhe kanë të drejtë. Duhet ta pranoni ndihmë kur ju ofrohet.

Binjakët

Mundohuni të shijoni një takim të vogël pa menduar shumë për atë që thonë të tjerët. Mund të duket sikur disa njerëz kanë harruar se si të sillen në publik. Kompromisi është i nevojshëm kur planifikoni aktivitetet familjare. Partneri juaj do të jetë më fleksibël sesa ju.

Gaforrja

Jeni ende të pasigurt në lidhje me rezervimin e pushimeve jashtë vendit. Duhet t`i lexoni me kujdes të gjitha rregullat. Mbani një qëndrim fleksibël nëse gjërat do të ndryshojnë. Bisedoni me një agjent udhëtimesh nëse ka diçka për të cilën nuk jeni të qartë. Ju mund të vendosni të prisni pak më shumë para se të bëni një rezervim.

Luani

Shpirti juaj i gëzuar dhe sensi i mrekullueshëm i humorit e ndriçojnë shumë ditën e dukujt. Mos u habitni nëse jeni shumë të kërkuar në shoqëri. Miqtë e duan shumë shoqërinë tuaj dhe pozivitetin që përcillni. Ju do t`i bëni ata të ndihen mirë përmes të menduarit tuaj në mënyrë pozitive.

Virgjëresha

Një ndryshim mendimi mbi një çështje të parëndësishme mund të çojë në marrëdhënie të acaruara. Përgatituni për një kohë të vështirë në familje. Një familjar duket se nuk pajtohet me çdo ide dhe sugjerim që të tjerët duan të diskutojnë. Ju mendoni se ata janë të zemëruar me dikë, por nuk e pranojnë një gjë të tillë.

Peshorja

Shumë pak njerëz po bëjnë punën që ju takon. Një koleg do të tërhiqet nga një projekt në momentin e fundit dhe kjo do të thotë që dikush tjetër duhet ta zëvendësojë. Gjithçka ishte planifikuar me shumë kujdes për këtë projekt, por asgjë nuk po shkon ashtu siç ju do të dëshironit. Të tjerët do t'ju kërkojnë të ndihmoni në vendosjen e rregullit në mes të kaosit.

Akrepi

Kohët e fundit keni lënë para mënjanë për të trajtuar veten me diçka të veçantë. Tani që ka ardhur koha t`i shpenzoni, po ndiheni fajtorë, por nuk duhet të ndiheni kështu. Keni punuar shumë për të fituar paratë tuaja dhe e keni planifikuar këtë moment me kujdes, kështu që mos hezitoni të blini diçka të veçantë që e keni pasur në mendje për shumë kohë.

Shigjetari

Ju mendoni se ndryshimi është në ajër dhe keni një ide të fortë se çfarë mund të sjellë e ardhmja, kjo për shkak të disa ëndrrave që keni. Edhe pse jeni nervozë për atë që do të vijë, thellë brenda jush e dini se ky do të jetë një ndryshim për mirë. Nëse ka momente të jetës tuaj që kanë nevojë për më shumë mendim, kushtojini kohë çështjeve të tilla.

Bricjapi

Ju dëshironi të mbani diçka të fshehtë. Një i afërm nuk duket se e kupton që ju keni të drejtë t`i mbani disa gjëra për veten tuaj. Tani që keni mundësinë të keni pak kohë të lirë për veten tuaj pse të mos i kaloni disa ditë për të vizituar miqtë e vjetër që jetojnë larg jush.

Ujori

Nëse një marrëveshje prone ka qenë në axhendën tuaj, kjo do të jetë një kohë e mirë për të rënë dakord për kontratat. Do të jetë një lehtësim të jeni në gjendje ta largoni këtë peshë që ju ka munduar. Një ribashkim me miqtë që nuk i keni parë prej kohësh do të jetë shumë kënaqësi. Do të ndiheni mirë të jeni në gjendje të takoheni përsëri së bashku.

Peshqit

Marrëdhëniet janë të paparashikueshme dhe nuk e dini se ku jeni. Në një moment një mik qesh dhe bën shaka, por në tjetrin ata duken jo në humor dhe të largët. Mospërfillja e tyre do të jetë e vështirë të kuptohet. Mos u habitni nëse më vonë, thjesht dëshironi pak kohë për veten.