HOROSKOP

Horoskopi për datën 1 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 1 tetor nga Russell Grant

Dashi

Kushtet e një marrëdhënieje të ngushtë duhet të rishikohen. Partneri e ka zakon të marrë vendime për ju. Ai mund të mendojë se po të bën një nder ose se ju njeh aq mirë sa mund të marrë me mend se çfarë po mendon. Meqenëse nuk është kështu, duhet të fillojë të dëgjojë pikëpamjet tuaja.

Demi

Nga gjithë ngarkesa e punës, po humbi kontaktet me miqtë. Nëse jeni beqar, po kërkoni mënyra të reja për të gjetur një partner. Ju mund të takoni dikë të ri përmes një aplikacioni takimesh në internet. A jeni në një lidhje të përkushtuar? Mos u habitni nëse romanca është gjëja e fundit në mendjen e partnerit tuaj. Është shumë në stres.

Binjakët

Ju jeni në krah kur një mik i ngushtë ka nevojë për një favor. Megjithëse keni pasur plane të tjera, jeni i vetmi në dispozicion për t'i ndihmuar ata. Mund të keni një shqetësim, por mos lejoni që inati juaj të shfaqet jashtë. Ky njeri ka shumë nevojë për ju tani, ndaj bëni ç`është e mundur ta ndihmoni.

Gaforrja

Një grup i drejtuar mirë ka funksionuar. Njerëzit në krye kanë gjetur mënyrat për të kapërcyer shumë sfida, kufizime dhe zhgënjime. Ju keni qenë i paditur ndaj asaj që ka ndodhur në prapaskenë derisa të vijë momenti që të zbuloni gjithçka. Do habiteni se si nuk e kishit zbuluar më parë.

Luani

Dikush që nuk e keni parë kohët do kërkojë t`ju takojë. Problemi është se ju keni bërë plane të tjera. Mos u shqetësoni se s`mund të rrinit në dispozicion. Të paktën ky njeri e di se s`mund të jeni aty sa herë ai dëshiron. Keni jetën tuaj.

Virgjëresha

Sa më shumë ta njihni një koleg ose fqinj, aq më pak do ju pëlqejë. Ky person jo vetëm që është plotësisht i kundërt me ju por nuk është i besueshëm, i ndershëm apo i drejtë në sjellje. As nuk duhet ta injoroni plotësisht e as ta zhvilloni më tej marrëdhënien. Mund të bëni edhe pa njerëz të tillë në jetën tuaj.

Peshorja

Ju jeni inatosur me një fqinj se e ka zmadhuar diçka më shumë seç duhet. Disa njerëz duken shumë të aftë për t'i kthyer dramat e vogla në një krizë të vërtetë. Megjithatë në fund do zbuloni se na fakt ky njeri po bën të kundërtën, nuk po tregon gjithçka të keqe që ka kaluar.

Akrepi

Një mik apo partner do të pranojë se nuk ndan të njëjtat qëllime me ju. Ka gjëra të tjera që ata preferojnë të ndjekin. Kjo nuk do të thotë që ju nuk jeni në përputhje ose se marrëdhënia juaj ka mbaruar.

Shigjetari

Dikush ka filluar të jetë posesiv dhe diktatorial ndaj jush. Dëshira juaj e vetme është që të tjerët t'ju respektojnë për atë që jeni dhe jo për personin që ata dëshirojnë të jeni. Nëse s`kanë gjasa ta bëjnë është më mirë të largoheni nga këta njerëz.

Bricjapi

Po lejoni që emocionet të ngjyrosin vizionin tuaj. Si fillim mendoni dhe pastaj reagoni. Në vend që të dëgjoni thashethemet, gjykojini të tjerë, pasi t`i njihni. Nëse keni gjetur dikë të sinqertë dhe të  besueshëm, pse i kushtoni vëmendje thashethemeve që thonë të kundërtën?

Ujori

Një mik do t’i harrojë të gjitha premtimet. Mos iu kundërvini. Ka arsye përse nuk ka mundur t`i përmbushë ato.

Peshqit

Ju i dini përparësitë tuaja. Dikush nga shtëpia do të ketë pengesa dhe do ju duhet të ndryshoni planet e bëra për sot sepse familja juaj ka nevojë për ju. Ju habiteni nga një keqkuptimi me një shok të vjetër. Nuk ka rëndësi se sa ankohet, duhet ta vendosni familjen tuaj të parën.