HOROSKOP

Horoskopi për datën 10 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 10 gusht nga Russell Grant

Dashi: Filloni të vlerësoni alternativat që u janë paraqitur, kështu do keni mundësi të zbuloni se cila rrugë nuk është e duhura për ju. Me kaq shumë ndryshime që keni pësuar së fundmi, jeni të detyruar të merrni një drejtim të cilin nuk e kishit menduar më parë. Keni humbur rrugën dhe në vend që të vazhdoni po të njëjtën, duhet të kërkoni një tjetër.

Demi: Ka kaq shumë zhurmë rreth jush sa nuk po arrini dot as të mendoni. Dikush po ju nxit që të merrni një vendim me rëndësi. Ju mund ta bëni këtë vetëm nëse jeni në gjendje të largoheni diku në heshtje dhe të mendoni mirë propozimin e tyre. Është e pamundur të përqendroni kur ka kaq shumë rrëmujë rrotull.

Binjakët: Nëse nuk mund të gjeni një grup ku mund të ndani interesat që keni, filloi duke i bashkuar një e nga një. Është koha të ftoni në rrethin tuaj miq të rinj. Dikush pranë jush është gati t'ju bëjë një ofertë dhe do keni dëshirën që filimisht ta dëgjoni.

Gaforrja: Dashuria është gjithçka që po sillet rreth jush tani. Dikush po tërhiqet nga ngrohtësia dhe karizma juaj. Mos ngurroni të kërkoni një takim. Nëse jeni të interesuar mos refuzoni as ftesat. Nëse jeni në një lidhje, partneri/ja do të bëjë diçka për ju, dhe do kujtoni saktësisht pse e doni pranë. Gjeni një mënyrë romantike për ti shprehur vlerësimin dhe mënyrën se si ndiheni kur e keni pranë.

Luani: Duhet të punoni për të zgjidhur një mosmarrëveshje me një partner pune. Ata ndjehen po aq të presionuar si ju dhe argumentin e saktë nuk po e jep asnjëri. Qetësohuni dhe jini të gatshëm të flisni qetësisht me njëri tjetrin. Ka shumë rëndësi të dëgjoni dhe të dëgjoheni. Ka gjithmonë një mënyrë për të arritur një kompromis. Më vendosmëri dhe qetësi do gjendet edhe zgjidhja.

Virgjëresha: Një propozim që do u bëni kolëgëve të vjetër do të sjellë reagime pozitive. Do të merrni dritën jeshile për një projekt që ka shumë rëndësi për ju. Mbyllja e një pune më herët nga sa pritej do ti japë besimit tuaj një nxitje. Brenda jush ka një qëllim që do të arrihet me sukses.

Peshorja: Nuk po kënaqeni me kohën që po kaloni me partnerin sepse gjithnjë e më shumë po vini re gabimet e tyre. Jeni përqendruar aq shumë tek pikat e dobëta sa po largoni interesin dhe vëmendjen tek ato të fortat. Fakti është se askush nuk është i përsosur. Nëse nuk mund ti pranoni gabimet, e mira është që ti jepni fund kësaj marrëdhënieje.

Akrepi: Po mendoni largimin nga një grup i vogël miqsh. Po analizoni të mirat dhe të këqijat para se të merrni një vendim. E vërteta është se me ju në krye të gjithë mendojnë se punët janë të zgjidhura dhe largimi do të ishte humbje për to. Keni nevojë për kënaqësi dhe siguri. E keni shumë të lehtë të krijoni miqësi dhe të shoqëroheni me ato që takoni.

Shigjetari: Puna vullnetare në një shoqatë bamirësie apo një ndërmarrje komunitare po ju tregon se disa gjëra janë të ndërlikuara por shumë të dobishme për të mësuar. Punët financiare kërkojnë një angazhim serioz. Duhet të jeni më të qartë me ato që doni të bëni dhe që të keni sukses në fund.

Bricjapi: Një partner ose një mik i ngushtë i juaji po injoron mesazhet dhe thirrjet telefonike. Nuk po arrini dot të kuponi se çfarë po ndodh që papritmas u ftoh ndaj jush. Mendoni mirë për bisedat e fundit që keni bërë. Ndoshta kanë zili për arritjet tuaja. Mos lejoni që xhelozia e tyre të ndikojë në lumturinë dhe dëshirën për të përmirësuar veten.

Ujori: Tregoni kujdes para se të vendosni dhe të pranoni një ofertë për një pozicion të ri. Një mik apo partner i ri në punë mund të mos jetë personi që keni menduar në pamje të parë. E mira është të mendoni një plan të suksesshëm personal e më pas të zgjeroni dhe rrethin. Një koleg i vjetër do t'ju ndihmojë dhe ju do jeni mirënjohës për të.

Peshqit: Do gjeni zgjidhjen nëse keni kërkuar një mënyrë për ta bërë jetën më kuptimplotë apo domethënëse. Jeni lodhur që çdo ditë ndiheni njësoj dhe bëni të njëjtat gjëra. Edhe rutina e përditshme është njësoj: Shkoni në punë e ktheheni në shtëpi. Është koha për tu fokusuar dhe për të bërë gjëra që ju japin energji.