Dashi: Po shikoni mundësi të reja dhe doni të jeni në gjendje për të zgjedhur ato më të mirat para se njerëzit e tjerë të marrin vesh për to. Nuk ka asnjë dëm edhe nëse bëni pyetje rreth tyre. Ju duhet një sfidë për t’ju sjellë më shumë përmbushje në të ardhmen. Detyrat rutinorë kanë filluar t’ju mërzisin.
Demi: Dikush do të kuptojë se po punoni për një kauzë të mirë sepse është gjëja që në thelb ju bën të ndiheni mirë. Nëse merrni një ofertë për të organizuar një event bamirësie ose mbledhje fondesh, merrni parasysh që ta pranoni. Do jeni në gjendje të ndihmoni duke bërë një ndryshim në jetën e njerëzve të tjerë.
Binjakët: Një marrëdhënie e re së shpejti do të bëhet pjesë thelbësore e jetës tuaj nëse jeni beqar. A jeni në një lidhje aktualisht? Dashuria do të rritet për shkak të përpjekjeve shtesë që po bëni për të kënaqur partnerin. Në fakt ata kanë bërë shumë për ju kohët e fundit dhe tani është koha që dhe ju të bëni dhe ti jepni përparësi.
Gaforrja: Zemra juaj ka prirje që të sundojë mbi trurin. Para se merrni përsipër angazhime të reja financiare ose romantike, rendisni të gjitha përifitimet dhe largoni paqartësitë. Nëse po punon për një afat kohor të caktuar, është mirë të planifikoni kohën me kujdes. Nuk duhet të kaloni shumë orë të mbyllur por përpiquni të jeni më të organizuar.
Luani: Kur tregoni interes në idetë dhe planet e njerëzve të tjerë, ata kërkojnë këshillën dhe mbështetjen tuaj. Por mos nxitoni të mbështesin ide nëse nuk jeni të qartë. Çfarëdo plani që vihet në diskutim së pari mendoni se ku do mund të përfitonit ju. Kështu këshilla dhe mbështetja juaj do ketë më shumë vlerë.
Virgjëresha: Pjesëmarrja në shoqata fondacionesh do të rrisë shanset tuaja për të ndërtuar një rrugë suksesi. Do të mund edhe të keni fitime financiare. Përpjekja do tja vlejë edhe nëse nuk merrni atë sasi parash që ju nevojitet për të bërë një ndryshim.
Peshorja: Pranimi i një oferte spontane mund të duket ide e shkëlqyer. Por mos harroni se kështu mund të ‘shisni’ mikun tuaj. Nëse e keni mbështetur gjithmonë është mirë të konsultoheni dhe të merrni një mendim. Kështu mund të të duhet të tërhiqesh dhe të mos rrëmbehesh nga emocionet e momentit.
Akrepi: Dëgjoni më shumë sesa flisni kur ndodheni në një rreth me miq të rinj. Bisedat në internet do jenë interesante. Sa më shumë kohë të kaloni në internet me dikë, aq më shumë do filloni të vlerësoni mençurië dhe inteligjencën e tyre. Jeni beqarë? Mos u ndikoni nga përshtypja e parë. Mos jini kaq mosbesues.
Shigjetari: Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara financiare. Jini të arsyeshëm dhe merrni më shumë kohë për të menduar. Marrëdhënia e dashurisë po përmirësohet. Nëse kohët e fundit nuk jeni pajtuar në shumë gjëra, ata do kenë guximin për të kërkuar falje dhe do t’ju sugjerojnë që të planifikoni diçka romantike. Në mendje do ju vijnë disa ide interesante.
Bricjapi: Komunikimet në internet do jenë një burim i shkëlqyer i lumturisë dhe emocioneve. Miqtë po diskutojnë për planet e ardhshme dhe duan që ju të jeni pjesë, si për shembull një udhëtim plot argëtime. Do arrini një qëllim dhe ky është një motiv më shumë të pranoni planin e miqve dhe të shijoni suksesin.
Ujori: Marrja e një roli udhëheqës në një projekt më rëndësi do të jetë pak me rrezik, por dhe shumë emocionues. Keni një ide të qartë dhe jeni të aftë për t’ja dalë me sukses. Do të motivoni edhe anëtarët e grupit me të cilët do punoni. Njerëzit pranë jush do i përshtaten më së miri modelit tuaj të drejtimit të një projekti apo biznesi.
Peshqit: E ndjeni që një partner apo mik i ngushtë po largohet prej jush. Ju nuk mund të vendosni se cila rrugë është më e mirë për to. Ajo që duhet të bëni është të organizoni një takim dhe të bisedoni me ‘letra të hapura’. Nëse keni gabuar diku është mirë të kërkoni ndjesë dhe të jepni prova se jeni penduar, apo të paktën të bindni se e keni marrë përsipër fajin.