HOROSKOP

Horoskopi për datën 11 korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 11 korrik nga Russell Grant

Dashi

Riorganizoni orarin tuaj për të biseduar me një mik i cili ka një lajm të bukur për ta ndarë me ju. Ata duan që ju të jeni i pari që e merrni vesh këtë gjë. Një mundësi biznesi mund të bëhet e juaja. Ju duhet të jeni të durueshëm dhe të prisni radhën tuaj.

Demi

Dikush është duke mashtruar me dashje njerëzit e tjerë dhe po ndryshon rregullat për të pasur përfitime. Nevoja për ndershmëri dhe diskrecion në të gjitha marrëdhëniet nuk duhet që të injorohet. Nëse jeni të vëmendshëm, manipuluesit do të ndalojnë së ndikuari tek ju. Sigurohuni që të mbani vendin që ju takon në punë.

Binjakët

Jeni përpjekur të merrni diçka të re nga vendi që po punoni. Me të vërtetë dëshironi të bëni diçka për të kënaqur njerëzit. Dikush do të propozojë një mënyrë që të përfshiheni në një përpjekje të komunitetit. Do të ndjeheni mirë të riktheheni tek njerëzit me të cilët keni punuar me të kaluarën; kjo e bën jetën të duket pothuajse normale.

Gaforrja

Momentet e veçanta që keni përjetuar këto kohë nuk do të harrohen kurrë. Një ngjarje në internet do të jetë mjaft trazuese dhe gjithsesi shumë argëtuese. Ju jeni duke gjetur mënyra të reja për të përballuar vetminë. Nëse jeni duke kërkuar punë aplikoni në agjenci qeveritare. Përditësoni CV-në tuaj.

Luani

Do të bënit gjithçka për ta bërë partnerin tuaj të lumtur. Përpjekja shumë e vështirë për të mbajtur një marrëdhënie pune mund të rezultojë në të kundërtën. Nëse jeni duke shpresuar të ktheheni me ish-in tuaj, ata duhet të dinë që jeni të gatshëm të lini mënjanë problemet e së kaluarës midis jush.

Virgjëresha

Ju nuk jeni të sigurt nëse metodat dhe rutinat e reja që po vendosen në vendin e punës do të funksionojnë në praktikë. Disa masa kufizuese tashmë po shkaktojnë probleme dhe ju jeni të shqetësuar. Duhet të bëni një kërkesë për t’u rimbursuar për një prenotim që u anulua për shkak të situatës.

Peshorja

Nëse vazhdoni të mos shfaqni ndjenjat që keni brenda, dikush që është afër jush do të largohet. Ata nuk mund ta dinë se çfarë ju mendoni dhe ndjeni. Po pyesin veten se çfarë kanë bërë për t'ju mërzitur. Shpjegojuni njerëzve që janë afër jush se çfarë është ajo që ju shqetëson.

Akrepi

Bërja e një ambienti pune më të këndshëm dhe të sigurt është një përparësi për ju. Ju ndiheni më mirë nëse përfshiheni në një grup pasi të keni bërë të gjitha detyrat që ju takojnë të bëni. Është sfiduese të punoni në distancë, por duke komunikuar së bashku do ia dilni. Dikush do të bëjë disa sugjerime të mira për t'u siguruar që gjithçka do të shkojë mirë.

Shigjetari

Njerëzit janë të hutuar dhe ata do t'ju drejtohen juve për udhëzime. Ky është shansi juaj për të treguar mençurinë. Mund të gjeni një zgjidhje për gjithçka. Në vend që t'u thoni të tjerëve se çfarë duhet të bëjnë, do ta demonstroni këtë gjë. Ndihma juaj do të vlerësohet shumë.

Bricjapi

Miqtë, shokët e punës dhe anëtarët e familjes po vijnë tek ju me pikëpamjet dhe ndjenjat e tyre. Njerëzit janë më të hapur me ju tani sesa kanë qenë më parë. Ju jeni duke studiuar se si njerëzit ndjehen kur përballen me situata të reja dhe kjo gjë do t'ju ndihmojë të bëni zgjedhje mes ndjenjave të tyre dhe asaj që kanë në mendje. Nëse janë bërë gabime do të përpiqeni të përmirësoheni.

Ujori

Në vend që t'u thoni njerëzve se si të veprojnë, tregojuni atyre se çfarë mund dhe duhet të bëjnë. Ju keni shumë dëshirë që të njiheni për atë që i sillni punës tuaj ose një situate në grup. Nuk është aspak e drejtë që dikush tjetër të marrë meritat për punën që keni bërë ju.

Peshqit

Mund të befasoheni kur të shikoni pas për të kuptuar se sa mirë i keni përballuar problemet. Ju jeni duke bërë më shumë ecje, më shumë çiklizëm. Një kurs studimi në internet po ju ndihmon të rrisni besimin tuaj. Për shkak se jeni më të përqendruar, po arrini qëllime që nuk i kishit menduar se do të arrinit.