HOROSKOP

Horoskopi për datën 11 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 11 prill nga Russell Grant

Dashi

Planet tuaja janë në ajër dhe ju duhet të merrni disa vendime të kujdesshme për të ardhmen. E vetmja gjë që u kërkoni atyre që janë në pozita të rëndësishme është që edhe ata të jenë më të kujdesshëm. Ka pasur probleme në të kaluarën për shkak të lëvizjeve impulsive të njerëzve të tjerë dhe ju preferoni që të mësoni nga ata për të shmangur gabime të ngjashme në të ardhmen.

Demi

Një fundjavë relaksi është ajo që ju duhet në këto momente dhe nuk keni pse të udhëtoni shumë larg. Çdo shans për t'u larguar do t'ju bënte mire. Të tjerët që ndajnë fundjavën me ju duan të pushojnë dhe të argëtohen.

Binjakët

Problemet mund të kapërcehen pavarësisht nga fakti se ato janë të vështira dhe komplekse. Ju keni qenë gjithmonë në gjendje të përshtateni me çdo gjë që ju del përpara. Të tjerët ju shikojnë si udhëheqës dhe ju besojnë. Ti mund ta bësh këtë.

Gaforrja

Ju do të duhet të ndihmoni një mik për të zgjidhur disa probleme nësë do të doni të përfshiheni në punët e tyre. Kur e mendoni, keni shumë përkushtim ndaj njerëzve të tjerë dhe duke i bërë dikujt tjetër një favor mund të shtoni më shumë komplikime në jetën tuaj.

Luani

Një mik po përfiton shumë nga mirësia juaj dhe për këtë arsye ju mund të vendosni të mos i ndani më shpenzimet. Ju pëlqen të mësoni nga gabimet tuaja dhe herën e fundit kur u mblodhët së bashku menduat se si t'ua thoshit atyre këtë gjë. Ju nuk keni ndërmend të shpenzoni më shumë sesa mund të përballoni.

Virgjëresha

Kur planifikoni diçka nuk do të refuzoni mundësinë e një pushimi të shkurtër. Ju po shfrytëzoni plotësisht çdo kohë që i duhet vetes për të reflektuar mbi të kaluarën dhe mbi mundësitë e ardhshme. Ka disa gjëra që nuk mund t`i arrini për momentin por nuk duhet të hiqni dorë.

Peshorja

Ju nuk doni të zhgënjeni një person të dashur me të cilin keni rënë dakord që do të përfshiheni në shumë aktivitete fizike. Nëse doni që të lëvizni trupin tuaj, detyrojeni veten të merrni pjesë, ju do të kënaqeni më shumë se sa e kishit menduar.

Akrepi

Nëse ju dhe dikush me të cilin supozohet se do të punoni nuk gjeni një kompromis të përbashkët, ka shumë pak mundësi që gjerat të funksionojnë. Ju pëlqen të kuptoni se e shfrytëzoni mirë kohën dhe energjinë tuaj dhe për këtë arsye keni filluar të ndjeni se do të ishte më mirë të këmbëngulni për t`i bërë gjërat vetëm.

Shigjetari

Ngjarjet po zhvillohen në favorin tuaj. Kjo gjë ju lartëson dhe nuk do të vonojë që të përfitoni nga mundësitë e mira përreth jush. Ju jeni plot vrull dhe energji dhe njerëzit që janë afër jush ju shohin me frymëzim. Do të ndiheni mirë që mund t`i bëni të tjerët të buzëqeshin.

Bricjapi

Një ndjenjë e çuditshme mund të bëjë që të tërhiqeni nga gjithçka që po bëni tashmë. Nuk mund të bëni asgjë pa entuziazëm. Dikush do të përpiqet t'ju bindë që të ndryshoni mendje dhe të vazhdoni me planet tuaja. Kjo gjë nuk ju përshtatet për momentin.

Ujori

Kalimi i kohës me një mik që ju argëton është pikërisht ajo që ju nevojitet për të qënë të gëzuar. Nëse duhet që të takoheni online, ashtu qoftë. Në një mënyrë ose në një tjetër ju dhe miqtë tuaj do të mbani lidhje me njëri-tjetrin. Nëse jeni në një lidhje interesat e përbashkëta do të sjellin një ndjenjë më të fortë të bashkimit.

Peshqit

Do të jetë e lehtë të shpërqëndrohesh dhe të humbasësh kohë duke u marrë me probleme të parëndësishme. Nëse ka një punë me të cilën mund të merreni, bëjeni. Ju do të ndiheni shumë më mirë.