HOROSKOP

Horoskopi për datën 11 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 11 shtator nga Russell Grant

Dashi

Ju duket e pamundur të relaksoheni kur gjithçka që mendoni janë gjërat që duhet të bëni. Po i afroheni me shpejtësi një afati dhe nuk jeni afër përfundimit të punës. Injoroni ankesat e të dashurve tuaj. Vazhdoni punën. Kjo është ajo që duhet të bëni.

Demi

Ndiheni të mërzitur dhe të bezdisur nga mashtrimet e dikujt që është afër jush. Nuk do të keni shumë durim për njerëzit e paditur. Në të njëjtën kohë nuk jeni në humor për debate dhe për këtë arsye në të gjitha bisedat do të bëni çmos që të jeni me takt dhe diplomatik.

Binjakët

Ka një sfidë në horizont. Nuk jeni të sigurt se çfarë po ndodh dhe përgjigjet e pyetjeve tuaja do t'ju lënë edhe më shumë në mëdyshje. Keni shumë për të kaluar dhe megjithëse mund të duket sikur nuk po përparoni, në fund të ditës do të shihni rezultatet.

Gaforrja

Jeni të lodhur nga sjellja dominuese e dikujt. Ju nuk mund t'i mbani më ndjenjat për veten. Është koha për të shprehur me vendosmëri kundërshtimet tuaja. Do t'ju shqetësojë shpërthimi i një debati, por kjo gjithashtu do të sistemojë situatën. Mos u habitni nëse zbuloni se nuk jeni në humor për disa organizime festash këtë mbrëmje.

Luani

Planet sociale nuk duken shumë stimuluese. Më mirë të mos përfshiheni. Nëse nuk keni dëshirë të bëni shumë dhe mund t'i lini mënjanë disa detyra për një ditë tjetër, nuk ka arsye pse duhet ta detyroni veten të veproni. Në vend të kësaj, shijoni një ditë dembele.

Virgjëresha

Progresi i bërë në vendin e punës nuk do të jetë i parëndësishëm. Më në fund e gjithë puna e vështirë e së kaluarës ka filluar të marrë rezultate. Një i afërm i moshuar do t'ju afrohet për t'ju kërkuar një favor. Nuk është e lehtë për ta, ta kërkojnë këtë gjë dhe ju do ta kuptoni këtë. Ju gjithashtu do t'i siguroni ata se do të ishte një kënaqësi që të jeni në gjendje t'i ndihmoni ata.

Peshorja

Kini durim. Asgjë që bëni, nuk ju duket se është e drejtë. Duket se nuk mund të kënaqeni me një partner apo mik të ngushtë. Humori i tyre do t'ju shqetësojë. Përfundimisht mund të vendosni të kërkoni shoqëri diku tjetër.

Akrepi

Në ajër ndihet një frymë miqësore. Përgjegjësitë e mëdha i keni mbyllur me sukses. I meritoni disa ditë relaksuese. Partneri juaj shpreson të diskutojë diçka emocionuese dhe të veçantë me ju. Mund të zbuloni se dikush është i dashuruar me ju, nëse jeni beqar.

Shigjetari

Një i afërm i vjetër në moshë do të bëjë disa vëzhgime interesante dhe zbavitëse. Një mik i partnerit tuaj ka filluar t'ju shqetësojë dhe ju nuk mund ta kuptoni atë që partneri juaj sheh tek ai. Në të njëjtën kohë nuk do të ndërhyni në këtë marrëdhënie, thjesht do të mbani distancën sa herë që ky person është pranë.

Bricjapi

Jeni të përfshirë në planet e një miku ose partneri për t'u argëtuar në të ardhmen. Kjo do t'ju japë diçka emocionuese për të pritur. Do të vijë pikërisht në kohën e duhur kur ju të ndiheni të mbytur nga i njëjti mjedis dhe të njëjtën njerëz.

Ujori

Dikush në familje është treguar i pakujdesshëm me paratë dhe kjo nuk është hera e parë. Ata presin që ju t'i ndihmoni ata, por nëse ky po bëhet një zakon, duhet t`ia bëni të qartë të mbështeten tek vetja. Janë një sërë detyrimesh që ju presin dhe që do t'ju mbajnë larg rrugës së njerëzve të tjerë.

Peshqit

Do të veproni kundër interesave tuaja nëse i varni shpresat tek fati. Disa njerëz mund të përfitojnë nga mirësia dhe ndjeshmëria juaj. Jini të vendosur me veten dhe dëgjoni logjikën në vend që të lejoni që emocionet t'ju pengojnë.