HOROSKOP

Horoskopi për datën 12 korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 12 korrik nga Russell Grant

Dashi

Ju po mendoni për pushimet e ardhshme sepse dëshironi dhe keni nevojë të keni diçka të cilën prisni. Para rezervimit duhet të zbuloni më shumë. Hulumtoni për të gjitha kërkesat me të cilat ju duhet të pajtoheni për t’u siguruar që po përmbushni rregulloren e re të udhëtimit. Kërkoni më shumë informacion nëse do ta keni të nevojshme.

Demi

Është e rëndësishme të keni pritshmëri realiste për marrëdhëniet tuaja. Pranojeni që një miqësi për të cilën keni pasur shpresa romantike nuk do të ishte kurrë diçka tjetër përveçse platonike. Ju jeni besnikë ndaj miqve tuaj, por kjo nuk vlerësohet gjithmonë. Dikush që keni menduar se mund të mbështeteni, do të largohet sapo të jeni në telashe.

Binjakët

Ju nuk ndjeheni mirë kur jeni në një mjedis ku ka një numër njerëzish që punojnë së bashku. Njerëz të ndryshëm kanë pikëpamje të ndryshme dhe kjo e bën atë mjedis edhe më konfuz. Besoni në intuitën tuaj.

Gaforrja

Do të vlerësoheni për punën që keni bërë në një organizatë vullnetare. Ndoshta nuk e keni kuptuar se sa shumë njerëzit i kanë vlerësuar përpjekjet tuaja. Ju keni një ide që nuk mund të presë, sepse mendoni se nga kjo do të përfitojë komuniteti juaj dhe dëshironi ta diskutoni këtë me dikë që mund t`ju ndihmojë.

Luani

Është gjithmonë mirë të ndani pikëpamjet tuaja, por nëse idetë janë shumë të ndryshme nga normalja, sigurohuni që i keni radhitur ato në kokën tuaj përpara se t'i prezantoni ato para publikut. Një takim në internet do të shkojë mirë nëse paraprakisht jeni përgatitur për të.

Virgjëresha

Edhe nëse është vetëm për një seminar ose konferencë në internet, duhet të ndjeheni mirë me atë që do të vishni. Nëse nuk e bëni këtë, njerëzit e tjerë nuk do ju marrin seriozisht. Zgjidhni rrobat që do të rritin vetëvlerësimin tuaj, dhe nuk e ulin atë. Do ndiheni shumë mirë nësë qëndroni pozitivë.

Peshorja

Një kthesë e papritur e ngjarjeve do të thotë të ndryshoni planet. Ju e shijoni krijimin e një projekti në grup, por tani ka çështje më serioze për t'u diskutar. Kjo do të thotë të bisedoni me një të afërm të moshuar i cili ka zakon të shkaktojë probleme shpesh herë.

Akrepi

Dikush ose ka fshehur informacione nga ju ose ata nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre. Ju nuk hezitoni të merreni me këtë çështje sepse e dini se do të shkaktojë debate. Është koha të rishikoni kufijtë tuaj nëse një mik apo fqinj është mbështetur shumë tek ju. Mbroni interesat tuaja.

Shigjetari

Ju dhe partneri po largoheni nga njëri-tjetri. Nëse e kuptoni se ka çështje për të cilat nuk do të merrni vesh kurrë asgjë, tërhiquni. Debati do të jetë humbje energjie dhe kohe. Ju e dini se tashmë rrugët tuaja janë të ndara, por duhet të bëni maksimumin për të mbajtur një marrëdhenie korrekte me njëri-tjetrin.

Bricjapi

Nuk duhet të jepni mendimin tuaj, derisa të dëgjoni se çfarë kanë për të thënë njerëzit e tjerë. Një çështje e rëndësishme duhet të zgjidhet, por kjo do të marrë kohë. Disa gjëra nuk mund të zgjidhen brenda një dite. Një vendim që duhet të merrni do të ndikojë në jetën e njerëzve të tjerë dhe marrja parasysh e ndjenjave të tyre është gjëja e duhur që duhet bërë.

Ujori

Një frikë nga refuzimi po ju bën që t’i mbani për vete ndjenjat. Është më e lehtë të mos thuash asgjë sesa të të duhet të mbrosh pikëpamjet e tua, veçanërisht kur je me njerëz që kanë personalitet të fuqishëm. Ju nuk mund ta shmangni plotësisht këtë situatë, por preferoni të prisni derisa të ndjeheni më të përgatitur për një përballje.

Peshqit

Familjarët do të kundërshtojnë idetë tuaja për të sjellë përmirësime në shtëpi. Ju josheni të tërhiqeni, por nëse fillimi i një projekti shtëpiak ose kopshti është i rëndësishëm për ju, bëjani të ditur të tjerëve që do të vazhdoni me të, me ose pa mbështetjen e tyre. Bërja e mobiljeve të vjetra të duken si të reja do të kthehet në një profesion të dobishëm.