HOROSKOP

Horoskopi për datën 12 korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 12 korrik nga Russell Grant

Dashi

Kontaktoni dikë nëse shpresoni të ringjallni një miqësi të dështuar ose marrëdhënie romantike. Ju jeni më në gjendje të kuptoni pse njerëzit kanë vepruar në një mënyrë të caktuar dhe gabimet që mund të kenë bërë. Ky është shansi juaj për të mbushur një boshllëk në jetën tuaj që ka sjellë vetmi.

Demi

Mund të mos jetë një ide e arsyeshme të përfshiheni në planet madhështore të një shoku. Nëse gjërat do të dështojnë, mund të jeni ju ai që ngelet duke marrë të gjithë fajin mbi vete. Edhe pse do t`jù pëlqejnë disa nga sugjerimet e tyre, ju preferoni t'u përmbaheni atyre të provuara dhe të testuara.

Binjakët

Refuzoni të shpërqendroheni ose të trembeni nga një i njohur mburravec. Komentet e tyre nuk duhet t`ju bëjnë përshtypje. Përndryshe do stepeni për të shprehur mendimet dhe opinionet tuaja. Jini të durueshëm me sjelljen fëminore të dikujt. Ata mund të mos e kuptojnë se sa të bezdisshëm po bëhen.

Gaforrja

Jeta familjare do t'ju mbajë shumë të zënë. Një projekt për përmirësimin e shtëpisë do të marrë më shumë kohë dhe vëmendje. Nëse jeni duke bërë blerje për shtëpinë, merrni me vete dikë të cilit i besoni për këshilla. Do të jetë e mundur t'i bëni dikujt një nder, por mund t'ju duhet të riorganizoni disa nga planet tuaja për ta bërë këtë.

Luani

Jeni ndjerë gjithmonë mbrojtës ndaj miqve tuaj të ngushtë dhe familjes. Mund të jetë e nevojshme që të duhet t'i dilni në mbrojtje dikujt që ju intereson, por pa dashur edhe që ta përkëdhelni më shumë seç duhet.

Virgjëresha

Zhvillimet e fundit ju kanë dhënë shumë arsye për të buzëqeshur në lidhje me marrëdhëniet e ngushta dhe miqësitë. Synimi juaj tani është të përmirësoni lidhjen mes jush dhe dikujt që po bëhet gjithnjë e më i veçantë për ju. Gjithçka çfarë ju duhet të bëni është t`i lini pas dore gjërat e parëndësishme të përditshme dhe t'i mbani të hapura linjat e komunikimit.

Peshorja

Një ambicie apo synim i ri do t'ju lindë në mendjen tuaj dhe do dëshironi të veproni menjëherë. Për momentin mbajini mendimet tuaja për vete. Kjo nuk është për shkak se ju nuk jeni në gjendje të merrni rezultate, por është për të mbrojtur interesat tuaja. Dikush mund t'ju vjedhë idenë kur nuk e prisni.

Akrepi

Edhe nëse do të thotë të marrësh një ditë pushimi nga puna, jeta juaj familjare është fusha që do të jetë prioriteti juaj më i madh. Për një arsye ose një tjetër, çështjet e brendshme do të kenë një rëndësi të madhe për ju. Financat e përbashkëta do të kenë nevojë për një qasje praktike. Kërkoni mënyra për të bërë një marrëveshje më të mirë.

Shigjetari

Mos u dorëzoni nëse rruga vështirësohet. Mund të jenë edhe më të vështira nga sa e imagjinoni, por nuk janë të pamundura. Sapo të filloni të shihni rezultate, do të filloni të ndiheni më të motivuar. Këmbëngulni dhe nëse është e nevojshme dhe kërkoni ndihmë.

Bricjapi

Partneritetet sjellin bekime të përziera. Në një partneritet pune, mund të jetë e nevojshme që ju të përmbaheni dhe të lini dikë tjetër të vendosë ritmin. E njëjta gjë nuk do të jetë e vërtetë për një marrëdhënie romantike e cila duhet të lulëzojë. Marrëdhëniet e dashurisë janë të lumtura dhe harmonike.

Ujori

Dëgjoni komentet e një të afërmi më të vogël me mendje të hapur. Në miqësi, financa dhe romancë, shmangni çdo gjë që mban edhe shkallën më të vogël të rrezikut. Çfarëdo që mund të jetë në rrezik, qoftë romanca, reputacioni juaj apo një marrëdhënie, zgjidhni opsionin më pak të rrezikshëm.

Peshqit

Një i njohur i ri do të rezultojë të jetë një ujk në petkun e deles. Ju keni ndarë mjaft kohë së bashku kohët e fundit dhe keni ndjerë se po afroheni me njëri-tjetrin. Madje kishit menduar se mund t'i besoni. Do t`ju vijë inat kur të kuptoni se intuita juaj ju gënjeu.