HOROSKOP

Horoskopi për datën 12 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 12 maj nga Russell Grant

Dashi

Kurioziteti do t'ju bëjë që të mësoni gjithçka që mundeni për një temë që keni dëgjuar në mediat sociale. Njohuritë që keni rreth kësaj teme do ju bëjnë që të bashkoheni në një organizatë apo klub profesional. Do të jetë kënaqësi të takosh njerëz me interesa të ngjashme kur normaliteti të kthehet. Dikush që do të takoni në këtë grup do të ketë kontakte të gjera në industrinë tuaj të preferuar. Me ndihmën e tyre, ju mund të nënshkruani një kontratë punësimi. Qasja juaj e re do të tërheqë një audiencë të madhe.

Demi

Ndërsa të gjithë të tjerët po ndërtojnë kështjella në ajër, ju jeni të zënë duke ndërmarrë hapa praktikë drejt qëllimeve tuaja. Pavarësisht nëse jeni duke fituar një aftësi, duke riparuar pajisjet ose duke organizuar materiale, kontributet tuaja do të jenë të paçmueshme. Kjo qasje e juaja do t’ju sjellë një ngritje në detyrë ose një shpërblim. Nëse jeni në kërkim të dashurisë ju mund ta gjeni atë në një forum me një person teknikisht të aftë, i cili ofrohet për t'ju mësuar se si të përdorni një program kompjuterik. Ju do të admironi idetë e tij ndërsa ai zërin tuaj joshës.

Binjakët

Marrja e vendimeve të parakohshme nuk është e vështirë për ju. Kjo sepse e kuptoni që koha është e rëndësishme. Diskutimi mbi një problem do t'ju bëjë të humbisni shumë momente të vlefshme. Kur keni dyshime për diçka është më mirë të prisni sesa të veproni. Ju jeni një njeri shumë korrekt në punë dhe kjo ju bën një njeri të respektuar nga të gjithë. Si rezultat, punëdhënësi juaj do t'ju japë një pozicion të rëndësishëm me shumë përgjegjësi. Kryerja e kësaj pune do të përmirësojë perspektivën tuaj profesionale.

Gaforrja

Imagjinata juaj e gjallë ju ndihmon të gjeni një zgjidhje për problemet tuaja. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë për të fituar para shtesë, bëni një kurs të përparuar për një gjuhë të huaj. Kjo mund t'ju lejojë të merrni disa para shtesë si përkthyes. Nëse ndonjëherë keni dëshiruar të jetoni jashtë vendit dhe keni njohuri se si të flisni gjuhën e këtij vendi atëherë duhet të kërkoni për një punë në industrinë turistike në të ardhmen.

Luani

Nëse keni dëshirë për t'u bashkuar me një ekip duhet të jeni të sigurtë që kjo është gjëja më e mirë që keni bërë. Jo vetëm që i gjithë grupi do të funksionojë shumë më mirë, por kontributet tuaja do të vlerësohen shumë. Ky është një ndryshim i mirëpritur nga të gjithë. Kur bëhet fjalë për të punuar me teknologji të përparuar, besojani këtë gjë një njeriu të afërt me ju, pasi hedhja e dyshimit në aftësitë e tyre mund të shkaktojë pakënaqësi të madhe. Jepuni atyre respektin dhe vlerësimin që meritojnë.

Virgjëresha

Ju jeni në gjendje të përqëndroheni në punë për periudha të gjata kohe. Pasi të studioni një problem nga çdo kënd, do të krijoni një zgjidhje të zgjuar për të. Si rezultat, njerëzit do të fillojnë t’ju kërkojnë t’i ndihmoni që të zgjidhni dilema të tjera. Jini selektivë për detyrat që pranoni, pasi tashmë keni një përgjegjësi të madhe. Një nga arsyet që jeni kaq produktiv është se jeni në gjendje të shkëputeni nga detyrat tuaja, ndërsa kolegët po ju ndihmojnë shumë në kryerjen e detyrave të punës.

Peshorja

Zgjerimi i horizontit tuaj do t'ju sjellë gëzim. Nuk ka asgjë që dëshironi më shumë tani sesa të shkoni në një udhëtim të largët. Njohja e kësaj kulture do ju frymëzojë të shkruani një histori ose poezi për shkak të asaj që zbuloni. Marrja e një rreziku do të sjellë një pagesë të mirë.

Akrepi

Dëgjoni me kujdes këshillat e një mjeku. Duke ndjekur udhëzimet e tij do të shpëtoni nga një dhimbje e bezdisshme.  Është shumë e rëndësishme t'i jepni trupit tuaj lëndët ushqyese që i duhen. Një anëtar i familjes do të shprehë krenarinë e tij për arritjet tuaja. Ju keni punuar shumë për të kapërcyer një problem me të cilin luftuat.

Shigjetari

Kjo është një kohë e shkëlqyer për të nënshkruar një kontratë ose për të hyrë në një partneritet. Marrëveshja që ju do të firmosni tani do të zgjasë me vite. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të negocioni çdo detaj. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një avokati. Përvetësimi i aftësive teknike do të përmirësojë shumë perspektivat tuaja profesionale. Kjo është një kohë e shkëlqyer për të bërë një kurs kompjuteri online. Mësoni një program që do ju japë zgjedhjen e shumë detyrave fitimprurëse. Është një gjë e mirë që mësoni shpejt.

Bricjapi

Bërja e një pune të orientuar në detaje do të jetë e dobishme. Ju jeni i mirë në gjetjen e gabimeve dhe korrigjimi i tyre do ta bëjë punën të përsosur. Mos u habitni nëse njerëzit fillojnë t'ju kërkojnë të kontrolloni kontributet e tyre. Ky mund të jetë fillimi i një roli të ri. Jini të vetëdijshëm se çdo përgjegjësi që ju pranoni do të jetë një propozim afatgjatë. Ju do të merrni paratë që dëshironi. Të gjithë e pranojnë që aftësitë tuaja janë të vlefshme.

Ujori

Vetëbesimi juaj është tepër tërheqës. Nëse jeni duke kërkuar për dashurinë, bëni një lëvizje për një të porsaardhur në rrethin tuaj shoqëror që ju ka tërhequr vëmendjen. Ai do të emocionohet për të biseduar me ju. Të dy kënaqeni duke luajtur lojëra dhe dashuria juaj e ndërsjellë do të rritet ndërsa konkurroni kundër njëri-tjetrit. Nëse ju ofrohet një pozicion udhëheqës, merreni atë. Disa njerëz do t'i rezistojnë ndryshimeve rrënjësore që ju po zbatoni, por shumica do t'i mirëpresin ato.

Peshqit

Kjo është një kohë e shkëlqyer për të konsideruar një kontratë ose për të diskutuar një partneritet që përfshin sipërmarrje të tilla. Nëse jeni duke shitur mallra, mendoni për shitjen e dy llojeve: themelore dhe luksoze. Dikush që preferon të mos punojë në publik do të kërkojë ndihmën tuaj. Biseda se si të përdorni një pajisje teknologjike do të bëjë që të fitoni mirënjohjen e tyre të përjetshme. Kjo aleancë do t'ju shërbejë për mirë në rrethana të ndryshme.