HOROSKOP

Horoskopi për datën 12 prill nga Russell Grant

Horoskopi për datën 12 prill nga Russell Grant

Dashi

Një faturë që do e gjeni të fshehur në xhepin e një palltoje ose në një sirtar do të konfirmojë atë që keni dyshuar, dikush ka shpenzuar para. A është koha e duhur për të bindur partnerin se duhet të kurseni disa para? Dilema juaj është se si të shpjegoni që kjo është një çështje serioze.

Demi

Një energji e pafundme ju mban të fortë. Njerëzit do të pyesin se si mund të qëndroni kaq pozitivë kur gjërat kanë qenë kaq të vështira kohët e fundit. Shikimi i gjërave pozitivisht vjen më natyrshëm për ju. Ju gjithashtu jeni më shpresëdhënës për disa plane private që po i mbani për vete.

Binjakët

Njohja me një person intrigues do të jetë e mirë për ju në shumë mënyra. Duke punuar së bashku mund të fitoni aftësi që do të jenë të dobishme në kohërat që vijnë. Ky është shansi juaj për të bërë një lidhje interesante dhe me ata që janë pranë jush, do të takoni disa politikanë të fuqishëm, figura të komunitetit dhe njerëz të biznesit.

Gaforrja

Ju dëshironi që të keni mundësi të hapni një biznes dhe e vetmja gjë për të cilën luteni është që të ktheheni në normalitet. Kjo është një kohë e rëndësishme për ju. Nuk po kërkoni të zgjeroni ose të ofroni diçka të pazakontë. Ka shumë mashtrime që po ndodhin dhe ju thjesht po kërkoni mënyra për ta bërë jetën sa më normale.

Luani

Dikush në familje ka dëshirë që të ndryshojë ambient. Nëse nuk mund të largoheni së shpejti, rezervimi për një moment tjetër do t'ju japë të gjithëve diçka për të pritur. Ju e dini që ata presin që ju të refuzoni idetë e tyre, por duke qenë se kjo është shumë e rëndësishme për ta, ju me kënaqësi do të merrni në konsideratë të gjitha mendimet e tyre.

Virgjëresha

Projektet janë rritur pavarësisht gjithçkaje. Ju e filluat me shumë pak, por njerëzit besuan në idetë tuaja. Gjatë rrugës, keni pasur ndihmë dhe rezultatet kanë qenë të pabesueshme. Vendosmëria juaj së bashku me sjelljen tuaj modeste kanë bërë përshtypje dhe vazhdojnë të bëjnë përshtypje tek shumë njerëz.

Peshorja

Qasja juaj pozitive është në kundërshtim me dikë me të cilin po e kaloni ditën. Planet dhe premtimet e bëra pak kohë më parë, të cilat kishit ndërmend t’i mbanit, do të shtyhen. Kjo është e gjitha sepse njerëzit e tjerë kanë ndryshuar mendje. Jo vetëm që kjo do t`ju mërzisë, por edhe do të ndiheni të zhgënjyer.

Akrepi

Nuk është e dobishme të qash për diçcka që ka ndodhur. Një zgjedhje që keni bërë kohët e fundit duket se është e gabuar. Ju keni humbur interesin për idetë që dikur ishin emocionuese. Gabimet e bëra në të kaluarën, po ju shkaktojnë shqetësime. Mësimi nga kjo përvojë do t'ju ndihmojë të merrni vendime më të mira në të ardhmen.

Shigjetari

Ekziston mundësi që kur të hiqen të gjitha kufizimet do të bëni disa përmirësime. Ju keni shumë shpresa për të ardhmen ndërsa po diskutoni projekte, plane dhe ide të reja. Një përpjekje ekipi do të realizohet disa ditë përpara objektivit.

Bricjapi

Po përjetoni mërzitje apo zhgënjim, por kjo nuk do të thotë fundi i një marrëdhënieje ose një projekti. Thjesht po kaloni kohë të vështira dhe ndiheni të pasigurt për mënyrën se si po shkojnë gjërat. Kur ndiheni të shqetësuar, është e rëndësishme të diskutoni mbi ndjenjat tuaja.

Ujori

Më në fund është e mundur të bëni gjërat që ju kanë munguar. Progresi ka qenë relativisht i ngadaltë, por fakti që gjërat kanë filluar të ecin përpara ju jep shpresë për një të ardhme më të lumtur. Humori ka ndryshuar. Nuk jemi më aq optimist sa ishit në fillim të vitit.

Peshqit

Ju kurrë nuk duhet të ndiheni fajtor për nevojën për të marrë ca kohë pushim. Madje jeni vonë për ca pushime. Puna e tepërt ju ka lodhur dhe konsumuar. Nëse mendoni se keni nevojë, pushoni pak dhe rimbushni bateritë.