HOROSKOP

Horoskopi për datën 13 gusht nga Russell Grant

Horoskopi për datën 13 gusht nga Russell Grant

Dashi: Ndryshime të mëdha do të ndodhin për mirë. Edhe pse keni dyshime në lidhje me disa propozime, jeni të gatshëm ti merrni parasysh dhe ti pranoni. Fleksibiliteti juaj është i dobishëm dhe do të funksionojë në avantazhin tuaj. Nëse një metodë nuk funksionon, do të gjeni një tjetër. Mundohuni të qëndroni në këtë kornizë pozitive edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Demi: Fokusi juaj është tek çështjet shtëpiake. Kjo është koha e duhur për tu marrë me të dhe pse jo të bëni ndryshime. Kërkoni dhe mendimin dhe ndihmën e familjarëve. Kështu lodhja e tepërt do të evitohet. Fusni në lëvizje edhe ata më të vegjëlit që të bëhen më shumë të përgjegjshëm.

Binjakët: Puna po ju bën të ndiheni si të mjerë dhe stresi që po ju shkakton po ndikon në fusha të tjera të jetës tuaj. Familja juaj e di që po kaloni këtë periudhë të vështirë dhe po mundohet të bëjë diçka për t'ju lumturuar. E gjitha varet nga ju nëse doni të hiqni dorë njëherë e mirë nga pakënaqësitë dhe të filloni një etapë të re.

Gaforrja: Do të mësoni shumë përmes aktiviteteve që përfshijnë njerëz energjikë dhe të talentuar. Entuziazmi i tyre është ngjitës dhe do t’ju ndihmojë të frymëzoheni. Megjithatë, disa prej tyre janë të papërballueshëm për ju. Mendoni se kanë energji të pakufishme dhe kjo ju shqetëson disi. Fundja, merrni aq sa ju duhet prej tyre.

Luani: Keni menduar të bëni disa lëvizje të mëdha. Ka aspekte të jetës të cilat nuk po ju japin më kënaqësi ose ndoshta sepse jeni rritur dhe kërkoni të tjera gjëra. Tani është koha për të bërë disa përmirësime. Mundësitë e reja në karrierë do duan pak kohë që të realizohen.

Virgjëresha: Mos hiqni dorë nga përpjekjet për të rivendosur harmoninë mes miqve apo marrëdhënieve të largëta. Ndonjëherë ndiheni sikur po çani një mur me tulla, por sërish vazhdoni të përpiqeni. Nëse e arrini këtë qëllim do ndiheni edhe më të lumtur. Në fakt gjërat që ia vlejnë nuk janë dhe aq të thjeshta. Kështu që duhet të ngulmoni.

Peshorja: Një lajm do t’ju rikthejë buzëqeshjen. Do ndiheni mjaft mirë dhe pse do mundoheni të mos e shprehni para të tjerëve. Një mik do t’ju falenderojë për një ndihmë që i keni dhënë, një inkurajim për një projekt me rëndësi. Prisni disa fonde nga një institucion juridik. Duroni, do mbërrijnë në kohën e duhur.

Akrepi: Shmangni dhënien e përgjigjeve tek të tjerët në mënyrë sarkastike. Nëse doni që njerëzit t’ju marrin seriozisht kjo mund të arrihet vetëm duke qenë pak diplomat dhe duke treguar durim. Bisedimet e gjata dhe nervozizmat ju prishin punë. Ndonjëherë ndiheni të rraskapitur dhe sikur nuk po arrini askund.

Shigjetari: Merrni iniciativën në një projekt ku mund të nxirrni përfitime. Përdorni trurin dhe vazhdoni me gjërat që keni menduar pa hequr dorë. Shfrytëzojeni këtë shans për të zhvilluar aftësitë personale dhe për të arritur pranë asaj që dëshironi.

Bricjapi: Mos mendoni se keni harxhuar të gjitha mundësitë dhe se po ndiqni rrugën e gabuar. Nuk ka lodhje. Mos hiqni dorë nga përpjekjet që keni nisur që në të kaluarën. Një mik do t’ju japë një dorë dhe duhet të jeni mirënjohës.

Ujori: Do të hidhet dritë mbi një situatë ku përfshihen dy persona të cilët i keni përzemër. Do ndiheni të zhgënjyër për sjelljen e tyre sidomos para të tjerëve, por edhe nga fakti se mund të jeni të fundit që do e zbuloni për çfarë bëhet fjalë. Duhet të mësoni më shumë gjuhën e trupit për të kuptuar ata që ju rrethojnë.

Peshqit: Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për çështje romantike, familjare apo financiare. Sot është dita për të bërë një lëvizje, më mirë sesa të rrish pa bërë asgjë. Sapo të merrni iniciativën gjithçka do të fillojë të përmirësohet dhe gjërat do të shkojnë në vendin e tyre. Ka ardhur koha të ndërmerrni veprime konkrete.