HOROSKOP

Horoskopi për datën 13 korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 13 korrik nga Russell Grant

Dashi

Kërkoni falje nëse keni thënë ose keni bërë ndonjë gjë të gabuar. Asnjëherë nuk është vonë të thuash që të vjen keq. Pasi të keni pranuar gabimin tuaj, ecni para. Askush nuk është perfekt. Kujtojini vetes arritjet e kaluara, përqendrohuni të bëni punën më të mirë.

Demi

Pikëpamjet tuaja bien ndesh me ato të partnerit. Vendimet e përbashkëta nuk pasqyrojnë vlerat tuaja. Mos i pranoni sugjerimet e tyre vetëm për të ruajtur paqen. Të kujdesesh për mirëqenien tënde të brendshme është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh për veten tënde. Mund të ketë një mënyrë për të gjetur një terren të mesëm.

Binjakët

Miqtë e rinj do të bëhen përmes aktiviteteve në grup dhe komunitet. Një ide argëtuese do të nxisë disa biseda të shkëlqyera. Kjo do të bëjë që të bëni plane që fitojnë miratimin e të gjithëve. Intuita juaj ju ndihmon të kuptoni se duhet të fillojë një kapitull i ri shoqëror. Ky është shansi juaj për të zgjeruar rrethin shoqëror.

Gaforrja

Ka vetëm disa gjëra që duhet të bëni për të përfunduar një projekt të nisur tashmë. Nëse e lini më gjatë, dikush tjetër do ta përfundojë këtë detyrë për ju. Kjo do të ishte e bezdisshme, sepse ju i keni bërë të gjitha vetë deri tani. Pra, sigurohuni që të përfundoni punën sot. Pse ta lini dikë tjetër të marrë meritat tuaja, tani në fund.

Luani

Ju gjithmonë keni qenë zemërgjerë dhe ka disa që do të përfitojnë. Një mik i ri do të përpiqet t'ju bindë se është në gjendje të vështirë dhe do të kërkojë boxh. Mos bini pre. Ju duhet të mbroni interesat tuaja.

Virgjëresha

Jeta juaj shoqërore mund të duket e heshtur në krahasim me aktivitetet që keni qenë të përfshirë në këtë kohë vitin e kaluar. Ju dëshironi të shkoni jashtë vendit, por do të duhet të prisni derisa të hiqen kufizimet e udhëtimit. Teknologjia ju ka ndihmuar të qëndroni në kontakt me familjen dhe miqtë jashtë vendit. Jeni gati të bëni plane tani për t'u bërë atyre një vizitë.

Peshorja

Punët në të cilat po punoni aktualisht nuk ka gjasa të vazhdojnë nëse nuk ka respekt në një marrëdhënie pune. Nëse merrni qasje të ndryshme në punën tuaj, debatet do t'ju ngadalësojnë. Ju nuk mund të vazhdoni me një detyrë të përbashkët kur ekziston një ndryshim i theksuar midis metodave tuaja. Ose ecni vetëm ose merrni një partner të ri.

Akrepi

Ju mund të bëni një pushim, por kjo nuk do të thotë të lini pas dore punën. Mos hiqni dorë nga përgjegjësitë tuaja. Kryeni detyrat tuaja dhe rutinat e përditshme me përpikmërinë tuaj të zakonshme, edhe pse trupi po qan për ndonjë përkëdhelje.

Shigjetari

Dëgjoni një mik me idetë e tij të pazakonta. Ky është shansi juaj për të bërë një pushim. Jeta është e bukur. Do të argëtoheni duke qenë mendjehapur.

Bricjapi

Çdo gjë që ju jep mundësinë të ndani mendimet tuaja hapur është e mirë për ju. Ecni përpara me një projekt krijues. Shijoni ditët duke përdorur imagjinatën tuaj, qoftë kjo përmes gjërave të thjeshta si ndryshimi i stilit tuaj të veshjeve apo një aktivitet artistik.

Ujori

Komunikimi i ndershëm është çelësi për ndërtimin e marrëdhënieve më të forta familjare. Inkurajoni çdo të ri në familje të ndajë ndjenjat. Ju dëshironi t'i ndihmoni me vështirësitë e tyre, por nëse nuk flasin, nuk do ta dini nëse janë mirë. Kjo është një kohë e mirë për një bisedë të hapur.

Peshqit

Merreni në dorë drejtimin e jetës tuaj. Tregojini të tjerëve se keni mendjen tuaj. Jini të gatshëm për të shfrytëzuar sa më shumë një mundësi të shkëlqyer financiare që po vjen drejt jush.