HOROSKOP

Horoskopi për datën 13 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 13 maj nga Russell Grant

Dashi

Disa ndjenja shqetësimi dhe nevoje për ndryshim ju kanë pushtuar prej kohësh. Kjo do t'ju shqetësojë dhe më shumë kur jeni në situata të kufizuara. Pritet t'u përmbaheni dëshirave dhe kërkesave të të tjerëve dhe sa më shpejt të çliroheni nga kjo situatë, aq më mirë.

Demi

Do të përballeni me probleme të mëtejshme. Ndonjëherë të duket sikur po përplas kokën pas një muri me tulla. Përveç pamundësisë për të bërë ndonjë përparim, dikush i afërt do të jetë në kontakt duke kërkuar ndihmën tuaj në një çështje në të cilën do të preferonit të mos përfshiheni.

Binjakët

Komentet mizore ose të pandjeshme të një kolegu do t'ju shkaktojnë disa momente dyshimi. Nëse ata arrijnë të dëmtojnë besimin tuaj, atëherë ju i keni lënë të fitojnë. Vendimet e nxituara të marra për shkak të një debati në vendin e punës do t`ju bëjnë të pendoheni më vonë. Nuk është koha për të marrë gjithçka që të thonë, kaq seriozisht.

Gaforrja

Pak mendjelehtësi nuk do të thotë të jesh budalla. Të argëtohesh, të ndihmon në lehtësimin e tensionit. Rilidhuni me fëmijën tuaj të brendshëm duke parë kujtimet e lumtura të fëmijërisë. Zbavitjet kreative dhe artistike do t'ju japin shumë kënaqësi. Vazhdoni t'i kujtoni vetes se është mirë të argëtoheni dhe të jeni edhe budallenj herë pas here.

Luani

Ngurroni dhe mund të humbisni një mundësi të mirë. Duke qenë më mirënjohës për mundësitë që ju rrethojnë tani, do të keni më shumë gjasa të përfitoni sa më shumë nga gjërat e mira që ju vijnë. Mos e humbisni duke lënë që perspektivat e mira t'ju ikin nga duart.

Virgjëresha

Nëse duhet t'u kushtoni pak vëmendje çështjeve të parave, sigurohuni që të lexoni me shumë kujdes korrespondencën dhe kontratat. Mund të humbisni diçka interesante mes shkronjash. Mbaje gjithmonë një sy hapur.

Peshorja

Ju e kishit llogaritur që dikush do t`ju mbështeste, por u zhgënjyet në minutën e fundit. Normalisht ata i mbajnë premtimet, po diçka ka ndodhur. Do ju duhet të riorganizoni ditën tuaj. Tensioni në shtëpi ka të bëjë shumë me financat.

Akrepi

Një koleg dembel vazhdon të largohet nga përgjegjësitë e tij dhe kjo ka filluar t'ju shkaktojë probleme. Ju jeni duke bërë punë sa për dy. Sigurohuni që shefat të jenë të vetëdijshëm për situatën. Jini gati për të sfiduar dikë që nuk po e mban peshën që i takon.

Shigjetari

Nuk mund ta kuptoni pse një mik apo partner sillet në mënyrë të papërgjegjshme. Një bisedë me zemër te hapur do të ishte më mirë sesa të lëshohej një ultimatum. Diskutimet ju japin një kuptim më të mirë të situatës. Mund të jetë mungesa e besimit tuaj në aftësitë e tyre ajo që i ka bërë ata të sillen në këtë mënyrë ekstreme.

Bricjapi

Pasi duhet të përballeni me një sërë kërkesash nga të gjitha drejtimet, sapo të ndaloni dhe të uleni, mund të ndiheni sikur nuk dëshironi të ngriheni më. Në këtë moment do të kuptoni befas se sa të lodhur ju ka bërë kjo gjë.

Ujori

Tani është koha e duhur për të përditësuar CV-në tuaj. Ndoshta nuk keni pasur ndërmend të bëni një ndryshim në karrierë, por një vend i lirë pune do t'ju tërheqë vëmendjen. Kujtojini vetes se keni atë që duhet për të arritur atë gjë. Aplikoni. Mos ia vini veshin askujt që tenton t`ju demoralizojë.

Peshqit

Mundohuni të mos jeni posesiv kur gjysma juaj tjetër shfrytëzon një mundësi që i vë ata në kontakt me njerëz të rinj. Nuk është se nuk do ju vetëm se ka nevojë të kalojë pak kohë jashtë shtëpisë. Jeni beqar? Merreni me qetësi. Dikush që po njihni mund të mos jetë ende gati të heqë dorë nga pavarësia e tij.