HOROSKOP

Horoskopi për datën 15 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 15 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Ju jeni lodhur duke u dhënë të gjithë kohën dhe energjinë tuaj njerëzve të tjerë dhe duke injoruar nevojat tuaja. Relaksimi është thelbësor për shëndetin tuaj. Dikush ka filluar të presë shumë nga ju, por nuk mund të jeni me ta në çdo moment të ditës kështu që duhet t`u bëni me dije se është koha që ata të mbështeten në këmbët e tyre. 

Demi

Ju mund të keni nevojë për më shumë paqe dhe privatësi. Dëshira për t’i dhënë dikujt një orë nga koha juaj mund të jetë një gabim, pasi ju mund të përfundoni që të kaloni tërë ditën me ta. Ndonjëherë jeni shumë më i sjellshëm seç duhet të jeni.

Binjakët

Përgjegjësitë e përditshme tentojnë t'ju shkëpusin nga ata që kanë më shumë rëndësi për ju. Ndjeni se ju dhe dikush që e keni përzemër po ndaheni. Disa kohë kushtuar njëri-tjetrit do t'ju lehtësojë shqetësimet dhe do të zbuloni se shkëndija e vjetër është ende aty dhe ka pritur gjatë gjithë kohës që të ndizet përsëri. 

Gaforrja

Një i afërm do të vlerësojë nëse ju i tregoni se çfarë po planifikoni për të ardhmen. Ata kanë qenë të shqetësuar për planet tuaja dhe se si po përshtateni me rregullat e reja. Ju po filloni të kuptoni se si të qenit diskret u ka shkaktuar atyre ankth. Është e rëndësishme të jesh i sinqertë me ata që do. 

Luani

Një diskutim i gjatë me një mik që ju njeh mirë do t'ju bëjë të pyesni nëse ju përshtatet me të vërtetë stili juaj i jetës. A do të jetë një ide e mirë bërja e disa ndryshimeve? Megjithëse mund të duhet pak kohë për të vënë në veprim disa plane, idetë e diskutuara tani mund të jenë fillimi i një iniciative të suksesshme. 

Virgjëresha

Pranimi i një ftese spontane do të sjellë një mundësi për ta përzier punën me kënaqësinë. Nga kjo mund të vijë një gjë që nuk e kishit parashikuar ose pritur. Kjo mund të thotë që keni shumë për të menduar. Ju mund të rebeloheni për disa ndryshime, por disa ndodhin për mirë dhe kjo mund të jetë njëra prej tyre. 

Peshorja

Ju duhet të dilni dhe të shoqëroheni me miqtë, pasi e keni marrë zakon të kaloni shumë kohë vetëm. Anëtarësimi në një grup do t'ju vërë në kontakt me njerëz që kanë të njëjtin mendim me ju. Mund të ndiheni të frymëzuar për të dalë vullnetar për një çështje bamirësie. Kjo është diçka që keni ndërmend të bëni për një kohë të caktuar. Thjesht duhet ta shtyni veten. 

Akrepi

Kohët e fundit, po i lini disa çështje në duart e një kolegu ose të afërmi. Ata kanë bërë një punë kaq të mirë, saqë hezitoni të pranoni para vetes se këto me të vërtetë janë përgjegjësitë tuaja dhe është koha që ju vetë t’i përballoni ato. Ju nuk mund të vazhdoni të mbështeteni te njerëzit e tjerë për ta bërë atë që në fakt është puna juaj.

Shigjetari

Keni dëshirë të dini se si ndihet një partner ose mik i ngushtë për disa çështje të rëndësishme. Ju tashmë keni diskutuar të njëjtat tema vazhdimisht dhe përsëri ndjeni se disa gjëra mbeten të pazgjidhura. Jepuni të tjerëve një shans për të shpjeguar ndjenjat e tyre.

Bricjapi

Një çështje parash mund të duhet shumë kohë për ta zgjidhur, pasi nuk është diçka që mund të zgjidhet menjëherë. Një kontratë ligjore do të dalë sot dhe vendimet e marra do të kenë pasoja të mëdha. Merrni kohën tuaj edhe nëse kjo i bën njerëzit e tjerë të ndjehen të frustruar. 

Ujori

Ju tashmë e dini saktësisht se kujt mund t'i besoni dhe kujt duhet që t`i mbani distancë. Nëse keni një problem diskutojeni atë me një mik apo një të afërm të ngushtë që është ekspert dhe që ka përvojë në fushën ku qëndron problemi juaj. Ata do ju japin këshillat e duhura.

Peshqit

Një mik apo partner është kokëfortë dhe pa arsye. Vetëm se nuk jeni dakord me njëri-tjetrin nuk do të thotë se ata kanë të drejtë. Fjalët e tyre janë lënduese dhe ju vazhdoni ta mbani në mendje atë që ju tha. Ata as nuk e kanë kuptuar që ju kanë mërzitur.