HOROSKOP

Horoskopi për datën 15 qershor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 15 qershor nga Russell Grant

Dashi

Po bëhet përparim në një numër fushash. Nuk është arritur e gjithë kjo pa shumë përpjekje dhe vendosmëri. Mos u habitni nëse po filloni të ndiheni të stresuar. Ajo që mund të bësh është të jesh në gjendje të kalosh disa përgjegjësi mbi të tjerët që janë të aftë t'i trajtojnë ato.

Demi

Do të dalë një deklaratë që do i bëjë të gjithë të flasin. Diskutimet mbizotërojnë kur bëhen pyetje në lidhje me sjelljen e një zyrtari të lartë në të kaluarën. Ju jeni të fortë në bindjet tuaja dhe do të mbështesni njerëzit në të cilët besoni, të cilët kanë qenë gjithmonë të dobishëm dhe të mirë ndaj jush. Ata kanë nevojë për ndihmën tuaj tani dhe ju do të jeni aty për ta.

Binjakët

Kompromisi është diçka për të cilën duhet të përpiqeni ta arrini në të gjitha fushat. Ju mund të ndjeheni ngurrues për t'u dorëzuar para mendimeve kokëforte të kolegëve. Disa njerëz luftojnë me ndryshimin dhe nuk e kuptojnë sa gjëra kanë ndryshuar, sidomos kohët e fundit. Kjo mund të ndihmojë për t'iu qasur kësaj çështje me ndjeshmëri.

Gaforrja

Duhet ta dini brenda 1 ose 2 ditësh nëse një skemë do funksionojë. Do jetë e vështirë të ruash durimin, por është e rëndësishme për ju. Mund të jenë idetë ose sugjerimet tuaja që po diskutohen tani dhe ju shpresoni që ato të merren seriozisht.

Luani

Ju mund të bisedoni me dikë, këshillat e të cilit kanë pasur gjithmonë kuptim për ju. Partneri juaj ose një mik i ngushtë do të ketë gjëra të tjera në mendje ose ata janë shumë të zënë dhe ju nuk do të doni t'i ngarkoni me problemet tuaja.

Virgjëresha

Ju do të merrni për keq një situatë që përfshin një të afërm të ngushtë. Mund të jetë sepse po mendonit për diçka tjetër dhe s`e kishin mendjen tek biseda, ose i keni marrë tjetër për tjetër ato që janë thënë. Kërkoni falje kur ta kuptoni gabimin.

Peshorja

Ka ardhur koha për të hequr rrëmujërat. Kohët e fundit përparimi është vonuar për shkak se ju duhet të kërkoni mjete dhe materiale të tjera që ju nevojiten. Sa më e rregullt të jetë shtëpia juaj dhe vendi i punës, aq më lehtë do të punoni. Do të ndiheni mirë që të mos humbni kohë dhe përpjekje duke kërkuar gjëra kur mund të vazhdoni punën ndërkohë.

Akrepi

Një politikë e vjetër sigurimi ose llogari kursimi, të cilën prej kohësh e kishit harruar, mund t'i japë një shtysë financave tuaja të dobëta. Keni të drejtë të ndiheni të kujdesshëm në lidhje me mënyrën e shpenzimit të parave që ju vijnë përpara. Ju madje mund të jeni duke menduar për ri-investime. Një mik do të ketë disa ide të arsyeshme.

Shigjetari

Diçka po ndodh fshehtas të tjerëve. Ndjeni se është koha ta mbyllni këtë çështje sa më shpejt që të mundeni.

Bricjapi

Një mesazh nga dikush nga e kaluara juaj do të shkaktojë një nevojë për të parë veten, arritjet tuaja të fundit dhe çdo dështim. Ju mund të kujtoni një ëndërr që prej kohësh e kishit harruar ose qëllimet që akoma nuk i keni arritur. Kjo mund të jetë një shenjë se është koha të shpenzoni më shumë energji në ato që doni të arrini.

Ujori

Një çështje me të cilën keni rënë dakord të merreni duhet të trajtohet nga prapaskena. Mund të ketë një shkallë të fshehtësisë në marrëdhëniet tuaja profesionale dhe në marrëdhënie të tjera dhe sa më pak njerëz që dinë për këtë, aq më mirë. Për shkak të rrethanave të papritura, ju duket se nuk keni zgjidhje tjetër përveçse të merrni përgjegjësitë e dikujt tjetër.

Peshqit

Një mik që po ndihet keq me veten ka filluar t`ju ulë juve. Ju vjen keq për atë që po kalojnë dhe mund t`i ndjeni emocionet e tyre. Por kjo mund të bëhet mbingarkuese herë pas here dhe ju lodh të qenit në shoqërinë e tyre. Për hir të shëndetit tuaj mund t'ju duhet të tërhiqeni nga kjo marrëdhënie.