HOROSKOP

Horoskopi për datën 15 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 15 tetor nga Russell Grant

Dashi

Çështjet e punës dhe çështjet që ndikojnë në buxhet e mbajnë mendjen tuaj plotësisht të zënë. Mos u habitni nëse në fund të ditës doni të mendoni për gjëra më pak të rëndësishme. Përqendrohuni në gjithçka që vjen nga argëtimi. Organizoni diçka që do t'ju sjellë ju dhe familjes tuaj shumë kënaqësi.

Demi

Ju duhet të shijoni çdo kënaqësi që ju jep jeta. Relaksimi, leximi i një romani të preferuar ose shikimi i një filmi romantik do t'ju bëjë të ndiheni të lumtur dhe të kënaqur. Shfaqja e romancës të dashurisë nga i dashuri juaj do ju bëjnë të ndiheni edhe më mirë. Përqafojeni partnerin tuaj kur ai nuk e pret. Ulja e konsumimit të sheqerit do t'ju japë më shumë energji, duhet që të rishikoni dietën tuaj.

Binjakët

Ju instinktivisht e dini se duhet të ndani diskutimet për financat. Një partner nuk është në humorin e duhur për t'u marrë me këto gjëra dhe mund të ndodhë që ju të merrni vendime për të dy. Po bëni më të mirën tuaj për të ngritur humorin e dikujt. Planifikimi i një feste në të ardhmen do të ishte një temë ideale për të biseduar me njëri-tjetrin.

Gaforrja

Të mësoni për një kulturë tjetër do t'ju ndihmojë të kuptoni sjelljen e një fqinji të ri. Po kaloni kohë me dikë ose një grup njerëzish që mbështeten te rutina për ta kaluar ditën. Ata mund të jenë duke luftuar që jeta e tyre të ndryshojë. Gjestet e vogla do e mbajnë humorin shumë lart.

Luani

Filloni një projekt arti dhe kanalizoni imagjinatën tuaj në aktivitete krijuese. Shkrimi, poezia, fotografia dhe arti mund të jenë shumë terapeutik, duhet ta lini krijimtarinë tuaj të rrjedhë lirshëm. Rilidhja me anën tuaj shpirtërore po bëhet më e rëndësishme për ju dhe mund të jeni duke menduar për të vizituar një vend që ka qenë shumë i rëndësishëm për ju kur ishit fëmijë.

Virgjëresha

Jeni shumë të zënë kohët e fundit. Mund të keni shpresuar të ritakoheni me disa miq, por ata tashmë kanë bërë plane të tjera. Keni energji të tepërta dhe do të varet nga ju nëse gjeni se si ta harxhoni. Njerëzit mund të jenë të zënë më gjërat e tyre, gjë që është zhgënjyese, por ju mund të gjeni diçka tuajën për t`u marrë.

Peshorja

Jeni përfshirë në një larmi aktivitetesh dhe kjo do të krijojë për ju një atmosferë të vrullshme dhe kaotike. Ju dëshironi të shpëtoni nga zhurma dhe aktiviteti që tërheq gjithë vëmendjen.

Akrepi

Vazhdoni të përfshiheni shumë në çdo marrëdhënie me kolegët dhe fqinjët tuaj. Sa më shumë që përpiqeni të arrini harmoninë, aq më të forta do të bëhen lidhjet e miqësisë. Bërja e rregullimeve të vogla në jetën tuaj do të bëjë të keni një të ardhme më të lumtur.

Shigjetari

Mendimet e parëndësishme ju rrëmbejnë mendjen. Nuk ka asgjë të keqe të arratisesh në një botë fantazie kur është koha e duhur. Çdo gjë që ka nevojë për përqendrim intensiv. Shkrimi, studimi dhe çdo lloj përpjekje duket se është e pamundur kur nuk jeni të fokusuar.

Bricjapi

Durimi nuk është pika juaj e fortë. Duket se nuk keni kontroll mbi gjuhën tuaj sidomos kur diskutoni për financat ose çështje të lidhura me punën. Një koleg i pakujdesshëm ka hequr dorë nga shumë sjellje jo të mira.

Ujori

Ju nuk mund të justifikoni sjelljen e një kolegu ose fqinji që e ka mendjen tek romancat. Komentet e tyre i bëjnë bisedat shumë zhgënjyese. Ata nuk po dëgjojnë fjalët që ju po thoni dhe nëse jeni duke punuar së bashku, prisni që ata të bëjnë shumë gabime. Mos bëni asnjë koment kritik pasi kjo do t'i bëjë ata që të sillen edhe më ashpër.

Peshqit

Jeni më të relaksuar dhe të gëzuar sesa keni qenë kohë më përpara. Do të jeni në gjendje të bëni shaka me pothuajse gjithçka. Edhe nëse një mik nuk ju konsideron për disa gjëra të përbashkëta, mos u mërzisni. Shfrytëzojeni këtë kohë për t`u marrë me gjerat që doni.