HOROSKOP

Horoskopi për datën 16 korrik nga Russell Grant

Horoskopi për datën 16 korrik nga Russell Grant

Dashi

Një mik apo koleg ka nevojë për një ndihmë, por askush nuk ka për t'ia dhënë. Sapo të vini re dilemën e tyre, nuk do të mendoheni dy herë për t'i ndihmuar. Ndryshimet që ndodhin ju befasojnë. Shkoni pas rrjedhës dhe do të filloni të kuptoni se kjo mund të jenë në dobinë tuaj.

Demi

Nëse ekziston diçka që ju tërheq interesin ose ju intrigon, zbuloni më shumë. Tregojeni interesin tuaj. Mos e harroni thënien: nëse nuk kërkoni, nuk do të merrni. Besojini intuitës tuaj dhe vazhdoni t'i jepni kuptimin jetës suaj.

Binjakët

Një i dashur ose një mik i ngushtë ka filluar të ndihet i lënë pas dore. Ju nuk keni pasur shumë shanse kohët e fundit për të shkëmbyer mesazhe ose emaile. Mbase dhe mund të mos i jeni përgjigjur ndonjëherë. Nëse një marrëdhënie ka kuptim për ju, shpenzoni pak më shumë kohë në të.

Gaforrja

Pranimi i një ftese të papritur do të thotë se do keni një ndryshim të shpejtë të planeve. Një udhëtim i shkurtër do të sjellë ndryshimin që mendoni se ju duhet. Një fqinj po përfiton nga mirësia juaj. Nëse doni ta ndihmoni, mësojeni të qëndroni mbi këmbët dhe forcat e veta.

Luani

Miqtë po ju pyesin për buzëqeshjen në fytyrën tuaj. Ju dhe partneri keni diçka të veçantë për të festuar. Një ftesë për një ngjarje të organizuar me kujdes do kërkojë diçka për t'u veshur. Ky është një justifikim i shkëlqyer për të blerë ca rroba.

Virgjëresha

Ju keni marrë përsipër detyrimet e njerëzve të tjerë dhe shefi juaj pret shumë nga ju. Duhet t'ia tregoni që keni edhe një jetë jashtë punës. Filloni të delegoni dhe zvogëloni angazhimet. Kjo do t'ju japë më shumë kohë për argëtim dhe miqësi. Jeni single dhe shpresoni të lidheni së shpejti me dikë? Merrni iniciativën i pari.

Peshorja

Keni bërë një përpjekje të madhe për t'i treguar dikujt sa shumë ju intereson. Dhuratat romantike, veprimet e dashura dhe mesazhet e bukura nuk janë kursyer. Nëse dikush nuk e kupton sa i mirë jeni, ata duhet të jetë i verbër.

Akrepi

Një çmim i papritur ose mirënjohje për përpjekjet tuaja të vështira do i bëjë perspektivat tuaja të rriten. Jeni gati të bëni një hap tjetër në shkallët e karrierës. Kini kujdes në ato që thoni përpara një njeriu të pakënaqur. Ju nuk dëshironi të përfshiheni në një çështje që nuk është aspak problemi juaj.

Shigjetari

Nëse dikush ka qenë jashtëzakonisht i tëhequr dhe mendoni se mund t’i ketë mbetur hatri me diçka, bëjini një telefonatë. Përndryshe kjo marrëdhënie do të marrë fund. Do të merrni dritën jeshile për të filluar në një projekt të ri karriere.

Bricjapi

Një ftesë për një festë do t'ju zërë në befasi. Njerëzit do të mblidhen në internet ose në një vend ku do të jetë e mundur ruajtja e distancimit fizik, për t`u argëtuar. Jeni në dy mendje nëse do ta pranoni apo jo. Askush nuk duhet të jetë skllav i detyrimeve. Është koha për t'u çlodhur dhe për të fituar kohën e humbur me miqtë tuaj.

Ujori

Një mik i ndjeshëm do të mërzitet me ty. Keqkuptimet mund të shmangen nëse mendoni para se të flisni. Mendohuni mirë para se të përgjigjeni. Kini kujdes me udhëtimet në kohë pandemie. Kontrolloni çdo masë dhe detaj.

Peshqit

Mund të ndjeni që një partner ose një mik po ndihet i lënë pas dore. Nuk ka qenë e lehtë të jesh i shoqërueshëm këto kohë pandemie dhe izolimi. Ajo që njerëzit mund të mos e kuptojnë është sa i vetmuar je ndjerë ti gjithashtu. Është një kohë e mirë për të filluar punën për miqësinë dhe aspiratat tuaja romantike. Disa mendime të dobishme do t'ju ndihmojnë të zgjidhni një dilemë të brendshme.

*Burimi Russell Grant