Horoskop

Horoskopi për datën 16 maj nga Russell Grant

Horoskopi për datën 16 maj nga Russell Grant

Dashi

Shmangni lajkat për dikë vetëm për t'i rënë në sy. Kur bëhet fjalë për të bërë miq, zgjidhni njerëz që vërtet i pëlqeni dhe admironi. Nëse keni nevojë për ndihmën e një personi, jini të drejtpërdrejtë. Meqenëse tani nuk është koha e duhur për pushime, mund të bëni një shëtitje pranë një vendi me ujë, det, lum a liqen. Kjo pamje do të qetësojë energjinë tuaj. Në vend që të përpiqeni të kontrolloni rrethanat, do të pushoni.

Demi

Në vend që të kërkoni luksin, përqendrohuni të shijoni atë që keni. Kjo do të thellojë vlerësimin tuaj për jetën, duke ju ndihmuar të tërhiqni më shumë para. Puna me një ekip njerëzish krijues do të jetë e kënaqshme. Me ndihmën e tyre, ju do të krijoni diçka të bukur dhe të qëndrueshme. Injoroni një të afërm i cili insiston se arti është një humbje kohe. Ata janë xhelozë për imagjinatën tuaj jashtëzakonisht të mirë.

Binjakët

Ngrënia e ushqimeve të tepërta dhe përdorimi i pijeve alkoolike do ju bëjë të keni një gjendje të keqe shpirtërore. Mënyra më e mirë për të rivendosur gjallërinë tuaj natyrore është të ndiqni një dietë të përbërë nga produkte të freskëta dhe proteina. Nëse po merrni pjesë në një mbrëmje vishni diçka që ju jep shkëlqim. Do të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve.

Gaforrja

Nëse po mbani një lidhje të dyfishtë, kjo gjë do të krijojë pakënaqësi të madhe dhe do të ketë shumë të lënduar. Sa më shpejt që të vendosni se cilën marrëdhënien do të mbani, aq më shpejt partneri tjetër do të ketë një fillim të ri për jetën. Shikimi i videove të një koncerti do t'ju frymëzojë. Të udhëtosh jashtë shtetit do të jetë një ndryshim i mirëpritur, por më vonë. Edhe pse e doni shtëpinë, kjo rutinë është bërë e parashikueshme në mënyrë të tmerrshme. Ju dëshironi shumë një ndryshim të peizazhit.

Luani

Bëni kujdes me njërëzit që shoqëroheni, pasi biseda shpesh herë me ta është një gabim. Vetëm se këta individë janë afër jush nuk do të thotë se ia vlen koha dhe vëmendja juaj. Përkundrazi, disa nga deklaratat e tyre plot urrejtje do të reflektojnë keq tek ju. Paratë nga një trashëgimi, rimbursimi i sigurimeve ose zgjidhje ligjore do të vijnë atëherë kur ju nevojiten më së shumti. Do të jeni të lirë të kushtoni gjithë kohën dhe energjinë tuaj për ata njerëz dhe argëtime që kanë më shumë rëndësi për ju.

Virgjëresha

Mos e përdorni fuqinë tuaj profesionale mbi të tjerët. Pavarësisht nëse jeni duke bërë rezervime hoteliere për vitin e ardhshëm, duke blerë një makinë apo gjëra luksoze, duhet të paguani një çmim të drejtë si të gjithë. Nëse njerëzit ju shohin duke përfituar nga pozicioni juaj, ju do të humbni respektin. Një partner biznesi ose romantik do të bëjë diçka shumë të mirë për ju. Në vend që të kundërshtoni gjestin e tyre bujar, falënderojini me sinqeritet. Ata kanë një dëshirë të madhe për të shlyer të gjitha gjërat që ju bëni për ta çdo ditë.

Peshorja

Ju duhet të zbatoni ligjin në mënyrë të barabartë ashtu si të gjthë. Nëse nuk e bëni këtë, do të akuzoheni për shkelje. Nëse dikush ju bën presion për t'u bërë atyre një favor, refuzoni. Një terapi alternative do të jetë e suksesshme. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të provuar vetë-hipnozën. Do të jetë një lehtësim të ndihemi përsëri mirë.

Akrepi

Çfarë është thjesht një marrëdhënie fizike për ju do të thotë diçka më shumë për partnerin tuaj.  Një ndarja me ca miq tani do ju vërë në rrugën e dikujt që e adhuroni plotësisht kur të vijë koha. Sapo sytë tuaj të takohen, do të ndjeheni sikur e keni njohur vite me parë. Ju ndani të njëjtën dashuri për artin, muzikën dhe filmin.

Shigjetari

Ju jeni me fat që jeni me dikë që është shakaxhi, inteligjent dhe stimulues. Gatuajini atyre ushqimin e tyre të preferuar për darkë. Kjo do të shkrijë akullin që është krijuar mes jush për shkak të disa pakënaqësive. Kërkoni falje për pakujdesinë tuaj dhe ndryshoni sjellje. Kur i mbështetni premtimet tuaja me sjellje të mira, do të ringjallni marrëdhënien tuaj. Kjo është një lidhje që duhet mbajtur.

Bricjapi

Lejimi i të tjerëve të bëjnë pjesën më të madhe të punës është një gabim. Punëdhënësi juaj po mban shënime se kush kontribuon më shumë në kompani. Nëse jeni parë si shkelës, mund të humbni pozicionin tuaj të punës. Nëse jeni të lodhur me punën tuaj të tanishme, mendoni të ndiqni një aktivitet krijues. Ju keni grupin tuaj të aftësive që mund të përdoren për të prodhuar diçka unike dhe të veçantë. 

Ujori

Duhet të përmbushni përgjegjësitë tuaja në punë. Mosmbajtja e një premtimi do të krijojë pakënaqësi. Kolegët do të varen nga ju për të ofruar materiale ose të kryejnë detyra. Duke u dhënë ndihmë atyre, ju do të ruani reputacionin tuaj profesional. Të fitoni para nga talenti juaj artistik është një mundësi e veçantë. Pavarësisht nëse pikturoni, shkruani ose kompozoni, puna juaj do të fitojë famë dhe vlerësim. 

Peshqit

Vetëm se familja juaj ka besime të caktuara, nuk i bën këto qëndrime të mira. Jini të gatshëm të merrni në konsideratë këndvështrime të tjera. Nëse të afërmit tuaj nuk e pëlqejnë dikë që keni takuar në internet, mos lejoni që t'ju dekurajojë të ndiqni këtë marrëdhënie. Gjithmonë keni qenë një njeri kameleon dhe ky talent është veçanërisht i fortë tani. Përdoreni këtë aftësi për t'u infiltruar në një grup. Mësoni atë që disa njerëz me ndikim ndjejnë dhe mendojnë. Kjo gjë do t'ju vendosë në pozitë të mirë për të tregtuar një produkt të ri.