HOROSKOP

Horoskopi për datën 16 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 16 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Është zhgënjyese kur pasojat e një projekti të nisur kohët e fundit duken mjaft mesatare kur keni pritur më shumë. është ende herët dhe shpresat tuaja mund të realizohen më vonë, kështu që jini të durueshëm. Ka një atmosferë pritjeje rreth jush ndërkohë që prisni të dëgjoni rezultatet e negociatave të fundit. 

Demi 

Ju nuk jeni të etur për të diskutuar një çështje të rëndësishme kur e dini se kjo bisedë do të ketë implikime për të ardhmen. Nëse një i afërm ose koleg i vjetër këmbëngul të takohet online me ju, mund të ftoni një mik të bashkohet për t'u siguruar që nuk do degradojë biseda. 

Binjakët 

Ju mund të hezitoni të gjeni një mundësi për të provuar diçka që nuk keni bërë kurrë më parë. Kjo është një sfidë që ju intereson dhe ju intrigon por nuk jeni të sigurt për aftësinë tuaj. Ju kurrë nuk do ta dini nëse e keni mundeni së paku nëse nuk e provoni. Mos u ndalni. 

Gaforrja

Një mik i vjetër mund t`ju vijë në mendje ndërsa jeni duke vazhduar me punët rutinë të shtëpisë. Mendimet tuaja ju kthejnë në disa kohë argëtuese që keni ndarë së bashku. Mos u habitni nëse në fund të ditës do të dëgjoni prej tyre se edhe ata kanë qenë duke menduar për ju. 

Luani

Një përballje me dikë që vështirë se e njihni mund të çojë në një debat të ashpër. Sjellja e tyre e keqe ose mungesa e respektit për ndjenjat e një personi tjetër do t'ju bezdisë. Ata së shpejti do të zbulojnë se ju nuk jeni ai që toleroni një sjellje kaq të keqe. 

Virgjëresha 

Dita mund të mos fillojë mirë kur t`ju kujtohet një faturë e vonuar që mendonit se ishte paguar. Pas këtij keqkuptimi, dita do kalojë duke u lidhur në internet me miqtë që kanë disa lajme interesante për të ndarë. 

Peshorja

Një bonus ose një shumë e vogël parash po ju ndihmon. Këto do të vijnë në kohën e duhur për t'ju ndihmuar të paguani për një artikull që ju është dashur të blini. Do të ketë lehtësim gjithashtu sepse nuk duhet ta keni të vështirë të përballeni me ndonjë kërkesë shtesë ose të papritur. 

Akrepi

Nëse dëgjoni më shumë të tjerët në vend që të vendosni mendjen tuaj në punë, mund të gjendeni në një situatë të vështirë. Ekzistojnë shumë këshilla në rrugën tuaj për punën, financat, si të investoni paratë tuaja dhe si t'i bëni paratë t`ju sjellin më shumë para. Njerëzit janë plot me ide dhe sugjerime, por në fund të fundit, ju duhet të bëni zgjedhjet tuaja. Si i thonë fjalës, pyet 7 a 8 dhe bëj si di vetë.

Shigjetari 

Një ushtrim në grup do t'ju sjellë shumë kënaqësi. Ju jeni më të lumtur kur jeni në shoqërinë e njerëzve që ndajnë të njëjtat qëllime dhe mendime me ju. Ndarja e kohës me miqtë do të jetë terapeutike në mbajtjen e mendjes tuaj të zënë.

Bricjapi 

Aftësitë tuaja praktike ju mundësojnë të integroheni pa mundim në një grup ose projekt ekipi që e ka nisur punën para se t`i bashkoheshit ju. Mund të ketë disa momente pasigurie kur pyesni veten se si disa njerëz do ta presin praninë tuaj, por shumica e problemeve që keni parashikuar nuk ka gjasa të lindin. 

Ujori 

Mbajini planet fleksibël. Dikush mund t`ju kërkojë ndihmë dhe do ndiheshin keq nëse nuk do t`ia ofronit. Partneri juaj po bën më të mirën për t`ju bërë të ndiheni mirë. 

Peshqit 

Dikush që ju ka dhënë këshilla të dëmshme në të kaluarën është kurioz për planet tuaja. Meqenëse puna juaj nuk është puna e tyre, mos mendoni se duhet të jeni të sjellshëm dhe t'u përgjigjeni të gjitha pyetjeve të tyre.