HOROSKOP

Horoskopi për datën 16 tetor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 16 tetor nga Russell Grant

Dashi

Mund të hasni një ofertë të pabesueshme që ju duket shumë e mirë për ta humbur. Para se ta pranoni mësoni pak më shumë. Oferta të tilla janë zakonisht shumë të mira për të qenë të vërteta. Informacioni që nuk ju është thënë do të dalë nga dikush që ishte gjithashtu i interesuar. Do të jeni të kënaqur që nuk nxituat.

Demi

Do të dëshironi edhe më shumë punë, por përgjegjësitë e mëdha ju kanë lodhur. Jeni duke shpresuar për një javë të qetë në punë. Miqtë dhe kolegët ndonjëherë do t'ju bëjnë presion për t'u përfshirë në një projekt të madh. Ju do të duhet të jeni të vendosur dhe të bëni atë që dëshironi.

Binjakët

Jeni duke kërkuar mënyra për të përmirësuar stilin e jetës tuaj, por nuk jeni të sigurt nga ta filloni. Një herë doni të bëni diçka krijuese, herën tjetër vendosni t'i lini gjërat ashtu siç janë. Është e vështirë të dihet se ku do t'ju çojë kjo, por së shpejti do të vini në veprim mendimet që keni.

Gaforrja

Jeni gati të ndiqni një kurs të ri veprimi. Kjo mund të mos përputhet me planet e njerëzve të tjerë, por nuk do ta lini t`ju ikë. Një i afërm do të krijojë debat mbi një çështje të parëndësishme dhe do ta keni të vështirë t'i mbani mendimet për vete. Meqenëse asgjë nuk do ta ndihmojnë situatën, gjithçka do të rregullohet me kalimin e kohës.

Luani

Keni shpresuar që gjërat të përmirësohen brenda familjes. Një projekt për përmirësimin e shtëpisë ka qenë aq i komplikuar sa ka shkaktuar shumë tension në shtëpi. Një i afërm po kalon një problem dhe jo vetëm që do ta ndihmoni në zgjidhjen e problemit, por edhe do ta siguroni që nuk do të ketë fatkeqësi të ngjashme në të ardhmen.

Virgjëresha

Një mik do të shkruajë një rekomandim për ju që do t'ju hapë dyer të reja. Do të kënaqeni nga ajo që do të merrni. Ky është shansi juaj për të ndjekur një ëndërr të dashur. Kjo kthesë emocionuese do të provojë se herë pas here nuk ka rëndësi ajo që dini.

Peshorja

Ju keni pasur gjithmonë një grup besnik miqsh dhe gjithçka që duhet të bëni është që të shtrini dorën dhe t`u kërkoni ndihmë për një projekt. Ata do të vijnë me vrap për t'ju ndihmuar. Kjo do e bëjë shumë më të lehtë punën e komplikuar në të cilën po punoni.

Akrepi

E keni tepruar me gjërat që po konsumoni dhe kjo po e dëmton shëndetin tuaj. Filloni të mendoni për t`u ushqyer më shëndetshëm. Nëse jeni angazhuar për një projekt të ri, dëshironi të merreni me gjithçka për ta bërë atë të përsosur. Të tjerët do t`ju ndihmojnë me dëshirë me përgatitjet.

Shigjetari

Një çështje e së kaluarës do të sillet në vëmendjen tuaj. Është e vështirë ta injoroni këtë gjë ndërkohë që duhet të përqendroheni në çështje të tjera. Meqenëse nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në të ardhmen tuaj bëni çmos që të harroni se e keni dëgjuar.

Bricjapi

Ju nuk mund të besoni se një mik i ri do të përmbushë premtimet e tij. Duket se i shmanget angazhimit të çdo lloji. Kjo sjellje rebele e tij nuk ju pëlqen. Ju e dini që disa njerëz kanë nevojë për më shumë liri, edhe pse nuk e zbatoni.

Ujori

Mund të befasoni familjen dhe shokët e punës duke rregulluar hapësirën tuaj të punës. Deri në mbrëmje gjithçka do të funksionojë shumë mirë. Disktuojini idetë tuaja me familjen.

Peshqit

Kjo nuk është koha për të mbajtur ndjenjat e fshehura. Nëse i mbani gjërat brenda, mund të shkoni në një shpërthim dramatik. Nga ana tjetër kjo mund të shkaktojë më shumë dëm në marrëdhënie sesa dobi. Flisni me ata që janë më afër jush. Duan të dinë si realisht ndiheni ju.