HOROSKOP

Horoskopi për datën 17 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 17 janar nga Russell Grant

Dashi

Një mik mund t'ju telefonojë ose t'ju vizitojë për një bisedë të shpejtë. Do të jetë e qartë se ai nuk është me nxitim për të përfunduar bisedën. Ai mund të marrë shumë më shumë nga koha juaj sesa pritej dhe mund të ndiheni të bezdisur që ju kanë marrë aq shumë nga koha juaj.

Demi

Ka raste kur qëndrimi juaj tepër i fiksuar i lodh të tjerët. Sidomos kur ata po përpiqen t'ju thonë të jeni më fleksibël. Si familja, ashtu edhe miqtë ju vlerësojnë më shumë kur bëheni bashkë për ta realizuar diçka.

Binjakët

Keni qenë duke pritur derisa financat tuaja t'ju lejojnë të bëni një blerje të madhe. Një burim i ri dhe i qëndrueshëm i të ardhurave do t'ju lejojë të jeni më të relaksuar në lidhje me shpenzimet tuaja. Kjo do t'i kënaqë anëtarët e tjerë të familjes.

Gaforrja

Nuk ju shqetëson sa kohë duhet të kaloni në shtëpi me familjen tuaj, nëse ata kanë nevojë për ju, atëherë do të jeni pranë tyre. Ju gjithashtu po interesoheni për atë që po ndodh në botën përreth jush kur mund të ndihmoni të bëni disa ndryshime pozitive në komunitetin tuaj duke u përfshirë në një stërvitje.

Luani

Një debat i vogël në shtëpi do të shkaktojë shumë shqetësime. Do të kishit preferuar të vazhdoni me disa çështje të tjera, por nëse e rregulloni këtë në heshtje dhe me sa më pak bujë, gjërat do të kthehen në normalitet shumë shpejt. Dikush do ta marrë me nervozizëm një detyrë të vështirë. Jepini më shumë inkurajim dhe kjo do të rrisë besimin e tyre.

Virgjëresha

Një fqinj kokëfortë ose koleg do të refuzojë ta shohë diçka nga një këndvështrim tjetër. Së shpejti do ta kuptoni sa e pakuptimtë është të debatoni me të. Nëse do ta rregullosh të ardhmen, duhet të kesh sa më pak kontakte me këtë person.

Peshorja

Ndiheni më shumë si në shtëpinë tuaj kur jeni larg turmës. Edhe nëse është vetëm një grup i vogël njerëzish që mblidhen së bashku, ju preferoni t'i lini ata dhe të qëndroni me veten.

Akrepi

Dikush në shtëpi është i mërzitur dhe ju do gjeni një mënyrë që të mos e bezdisni. Nuk do të jetë një atmosferë shumë relaksuese. Gjëja e fundit që dëshironi është të bëni debat. Edhe pse mund të duhet të kafshoni gjuhën një ose dy herë të paktën do të arrini të ruani paqen.

Shigjetari

Ju keni një respekt të madh për rendin dhe ligjin, por disa masa ju duken tepër kufizuese. Është e vështirë të injorosh një nevojë për ndryshim dhe ka një dëshirë të fortë për të kaluar në aventurën tjetër. Meqenëse kjo nuk ka gjasa në këtë kohë, përgjigjja më e mirë e mundshme është dil në natyrë.

Bricjapi

Ju mungon shoqëria e një miku. Ju nuk keni pasur mundësi të kaloni shumë kohë me njëri-tjetrin. Edhe nëse është thjesht një bisedë online, do të gjeni kohën për të folur me njëri-tjetrin. Kjo nuk ndodh sepse ndiheni fajtor. Thjesht do të thotë shumë për ju që të jeni në gjendje ta ruani këtë miqësi.

Ujori

Një mbledhje në internet me shefin tuaj dhe kolegët e vjetër do të shkojë mirë nëse jeni të kujdesshëm në përzgjedhjen e fjalëve. Do të jetë e lehtë të besosh historitë funny të dikujt, por pasi të mendohesh mirë më vonë do e kuptosh që ishin gënjeshtra.

Peshqit

Diskutimet në lidhje me rregullat e ardhshme do të përfshijnë një grup njerëzish. Ju duhet të vendosni nëse disa plane janë të dobishme financiarisht. Mbajtja e kontaktit me njëri-tjetrin dhe mbi atë që po ndodh do t'ju mbajë në ajër.