HOROSKOP

Horoskopi për datën 17 nëntor nga Russell Grant

Horoskopi për datën 17 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Ju duket e pabesueshme të jeni në gjendje të merrni pjesë në një ngjarje apo festë që është shtyrë për shkak të kufizimeve dhe vështirësive të ndryshme. Ju mendoni se kjo është aq afër normales sa ka qenë para pandemisë. Nga fillimi në fund atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Ndikimi që kjo ka tek ju dhe të tjerët do të jetë i jashtëzakonshëm.

Demi

Hiqni dorë nga çdo gjë që nuk ju shkon. Bëni një përpjekje për të larguar energjinë negative që vjen si pasojë e një zhgënjimi të kohëve të fundit. Jini të lumtur nga ajo që keni mësuar nga kjo gjë. Një spastrim masiv do t'ju ndihmojë të hiqni të gjithë pengesat dhe të hapni rrugën për fillime të reja.

Binjakët

Gjetja e personit dhe vendndodhjes së duhur për të jetuar gjatë muajve në vijim është gjëja kryesore në mendjen tuaj. Jeni në kërkim të sigurisë që ju nevojitet për të qenë personi i kënaqur dhe i lumtur që doni të jeni. Kjo do të thotë se në fund të fundit, do të ketë disa ndryshime në jetën tuaj.

Gaforrja

Komentet e dikujt do t'ju befasojnë. Nuk e kishit pritur që ata të ishin aq të sinqertë me ju sa janë kur zbulojnë aspekte të jetës së tyre që nuk i keni ditur kurrë. Ju mund të kuptoni se keni menduar diçka të gabuar për dikë dhe do të kërkoni menjëherë falje.

Luani

Jini të matur kur i jepni informacion dikujt për të cilin nuk jeni të sigurt. Nëse mendoni se nuk mund t'u besoni atyre, do të ishte marrëzi të jepni shumë detaje personale. Mbani shënim çdo premtim që ju bëjnë. Ju mund të preferoni t'u jepni njerëzve shumë konfidenca për të shmangur problemet e mundshme në të ardhmen.

Virgjëresha

Duket se nuk keni zgjidhje tjetër veçse të kaloni shumë kohë në shoqërinë e dikujt që keni takuar së fundmi. Edhe pse mund të mos jetë ashtu siç e keni parashikuar ta kaloni ditën tuaj, nuk do të ndiheni sikur kjo i kufizon aktivitetet tuaja, sepse të dy keni aftësi të ngjashme dhe po punoni drejt një qëllimi të përbashkët.

Peshorja

Konflikti brenda një grupi duhet të lehtësohet. Një i afërm do të tregojë planet që po bën dhe kjo do të sjellë një perspective të re. Papritur çështjet familjare marrin më shumë rëndësi sesa kishin më parë.

Akrepi

Nëse merrni pjesë në teste, intervista apo takime biznesi, do të kaloni në situata që nuk ishit të përgatitur. E dini se çfarë të prisni dhe çfarë të ofroni që mund të jetë me interes për të tjerët dhe çfarë jeni në gjendje të bëni. Të gjithë do të shkojnë drejt një qëllimi.

Shigjetari

Jeni në mëdyshje për të hedhur një hap të madh që mendoni se është i duhuri për ju, por jeni të shqetësuar se çfarë mund të thonë ata që janë pranë jush. Edhe nëse partneri, prindi apo një i afërm nuk e pëlqen vendimin tuaj, kjo është jeta juaj dhe varet nga ju nëse do ta merrni apo jo këtë rrezik.

Bricjapi

Jeni të përqendruar aq shumë në të kaluarën, saqë nuk po i kushtoni shumë vëmendje asaj që po ndodh në të tashmen. Po i lejoni gabimet e së kaluarës që t'ju pengojnë të bëni diçka që keni dashur gjithmonë të bëni. Nëse keni mësuar nga gabimet, asgjë nuk duhet t'ju ndalojë të provoni përsëri.

Ujori

Një projekt i ri mund të përfshijë studimin, trajnimin e mëtejshëm ose ndonjë formë tjetër kërkimi. Njerëzit presin të dëgjojnë nga ju pasi duhet të dinë nëse dëshironi apo jo të përfshiheni. Kur mendoni për kohën dhe përkushtimin që do të duhet për ta realizuar këtë, mund të vendosni se nuk është e duhura për ju për momentin.

Peshqit

Jeni të shqetësuar shumë për gjërat që mund të mos ndodhin kurrë. Bëni më të mirën tuaj për të frenuar ankthet veçanërisht për problemet që lidhen me punën. Lërjani çdo gjë kohës. Përqendrohuni në atë që duhet të bëni dhe mbajeni mendjen larg asaj që mund ose nuk mund të ndodhë në të ardhmen.