HOROSKOP

Horoskopi për datën 17 shtator nga Russell Grant

Horoskopi për datën 17 shtator nga Russell Grant

Dashi

Sjellja e një kolegu ose fqinji është shumë e keqe. Ata duket se nuk kanë respekt dhe mirësjellje për askënd. Bëjuni të qartë se sjellja e tyre nuk është e hijshme. Ju dëshironi të përjetoni diçka ndryshe dhe kjo mund t'ju çojë në ide të reja biznesi.

Demi

Ndihma për detyrat shtëpiake do t’ju ngrejë humorin. Duhet të bëni një ndryshim që të gjithë të bashkohen dhe të bëjnë atë që ju takon. Nëse jeni duke e mbajtur ju buxhetin e familjes, ajo që duhet të bëni është të merrni në konsideratë edhe nevojat e të tjerëve.

Binjakët

Shmangni pranimin e një oferte surprizë sepse nuk është aspak për ju. Një lëvizje impulsive mund të dështojë. Një shok pune duket se heziton të ndajë mendimet e tij me ju dhe po dyshoni se ai po mban informacion të fshehtë për një çështje. Nëse kjo është mënyra se si ai do të jetë, edhe ju mbajini idetë dhe planet vetëm për veten tuaj.

Gaforrja

Jeni të zënë në shtëpi dhe në punë, por nuk dëshironi të kaloni çdo minutë të ditës me punët e zakonshme. Organizohuni, kështu që do të keni kohë për të bërë gjërat tuaja. Edhe nëse është vetëm një shëtitje e shkurtër, ajri i pastër dhe ushtrimet do ju bëjnë të ndjeheni energjik.

Luani

Ju keni bërë më të mirën tuaj por mund të mos jetë e mundur të bëni gjithçka që keni planifikuar. Nëse nuk mund të përmbushni një afat për arsye shëndetësore, dhe afati po mbaron, bëjani me dije këtë gjë shefave pasi ata do ta vlerësojnë sinqeritetin tuaj dhe do të gjejnë një zgjidhje alternative.

Virgjëresha

Dikush do t'ju sugjerojë të merrni përsipër disa nga përgjegjësitë tuaja. Ju hezitoni, por duhet ta pranoni këtë. Nëse do të kishit më shumë kohë për të ndjekur dëshirat tuaja dhe për të takuar miqtë do të ndiheshit më të relaksuar dhe më entuziast për punën tuaj.

Peshorja

Ju duhet pak kohë për t`u pajtuar me zhvillimet e fundit. Ndonjëherë mund të duket sikur keni peshën e botës mbi supe, por rreth jush ka njerëz që mund t`ju ndihmojnë. Mbështetja tek një mik që mund t’i besoni ose kalimi i kohës në shoqërinë e një kafshe shtëpiake do t’ju ndihmojë të ndryshoni perspektivën tuaj.

Akrepi

Ju kurrë nuk duket se ndaleni. Në momentin që një punë ka mbaruar, do të filloni një punë tjetër. Do të vraponi shumë nga një vend në tjetrin. Si të mos mjaftonin përgjegjësitë tuaja, keni edhe detyrat e  të tjerëve për të bërë. Mund të jetë koha të hiqni dorë nga një angazhim që fillon të jetë i bezdisshëm.

Shigjetari

Bëni më të mirën tuaj për të bindur ata që janë në pozicione drejtuese se idetë tuaja janë shumë të mira për t’i humbur. Dikush po mban peng një projekt të prapambetur dhe ju jeni gati për ta zhvilluar, por duket se ka shumë probleme. Po punoni me njerëz të rinj kështu që dëgjoni intuitën tuaj nëse mendoni se dikujt nuk duhet t`i besohet.

Bricjapi

Shefi juaj ose një koleg ka qenë duke ju parë nga larg. Mbështetja e tyre me një detyrë të vështirë do të jetë e papritur dhe e mirëpritur. Edhe kur gjërat duket se po shkojnë keq, vazhdoni të shikoni anën e tyre të mirë. Ju mund të jeni duke menduar seriozisht për të shtuar familjen tuaj.

Ujori

Çështjet financiare kanë nevojë për vëmendje dhe kjo gjë duhej zgjidhur pak kohë më parë. Ju nuk keni dashur ta lini për kaq vonë, por jeni përpjekur të zgjidhni edhe probleme të tjera që keni pasur. Një faturë e papritur do të thotë që duhet të shikoni buxhetin tuaj. Mund të zbuloni diçka në avantazhin tuaj ndërsa flisni me një fqinj.

Peshqit

Ndonjëherë duhet edhe ta lavdëroni veten. Shpeshherë shpresojmë kot që dikush tjetër të thotë një fjalë të mirë për ne. Nëse dëshironi të zgjidheni për një detyrë të rëndësishme lëvizni me shpejtësi. Njoftojini njerëzit që jeni të interesuar. Nëse jeni duke kërkuar për dashuri, ju lehtësisht mund ta magjepsni atë që dashuroni.