HOROSKOP

Horoskopi për datën 18 janar nga Russell Grant

Horoskopi për datën 18 janar nga Russell Grant

Dashi

Pavarësisht se sa mirë ndiheni, kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt. Ju nuk doni të thoni ose të bëni diçka që mund të mërzisë dikë ose të shkaktojë probleme. Një marrëdhënie e ngushtë po përmirësohet, por disa konfuzione janë ende të mundura. Kudo dhe kur është e mundur përpiquni t'i shihni gjërat përmes syve të të tjerëve.

Demi

Dikush po përpiqet t'ju shtyjë të merrni një ofertë që tingëllon mahnitëse. Në këtë fazë, nuk ka asnjë garanci se do të funksionojë siç sugjerohet apo edhe se do t'ju përshtatet. Ju duhet më shumë kohë për ta menduar para se të merrni vendime të rëndësishme ose të hyni në angazhime afatgjata.

Binjakët

Disa çështje nuk ju stimulojnë. Ju duhet një sfidë. Kërkimi për diçka të re dhe emocionuese është çelësi. Mos prisni që rastet të vijnë tek ju. Nëse keni nevojë për më shumë stimulim, ndërmerrni hapa për të bërë diçka në lidhje me të. Krijoni mundësitë tuaja dhe dilni nga rutina.

Gaforrja

Ndryshimi mund të ndodhë, por duhet të jeni të kujdesshëm. Mbajtja e një qasjeje praktike ndaj punës dhe shqetësimeve të tjera, thjesht është e nevojshme. Një gabim i vogël mund të çojë në një tjetër dhe një tjetër derisa gjithçka do të duket se shkon keq. Mbajeni mendjen tek ajo që po bëni dhe mos u shpërqendroni.

Luani

Kolegët kanë tendencën të mbështeten shumë tek ju. Ky mund të jetë një shqetësim kur keni gjëra për të bërë. Një i afërm është duke pritur për një telefonatë dhe dëshiron të dijë se do të jesh me të kur të ketë nevojë.

Virgjëresha

Mësoni se çfarë po bëjnë departamentet e tjera dhe drejtoni proceset e punës suaj. Projektet për të cilat jeni duke punuar mund të përdoren në aspekte të tjera të organizatës suaj. Dëgjoni thashethemet lart e poshtë dhe shikoni për mundësi të reja.

Peshorja

Për të shmangur zhgënjimin jepini njerëzve kohën e duhur për ta realizuar diçka dhe kujtojani. Ju nuk doni të humbni kohë duke pritur dikë që ka harruar e nuk ju vjen as në takim, për shembull. Një mik apo fqinj do të zbulojë një diçka sekrete që ju zbavit dhe ju intrigon.

Akrepi

Bëhuni diplomatik dhe ndryshoni temë nëse mendoni se dikush nuk do të lëkundet në një çështje që është e rëndësishme për ju. Sa më shumë që debatoni, aq më pak ka gjasa që të arrini një kompromis. Do të jetë më e lehtë për ju të arsyetoni me njerëzit që janë të vështirë.

Shigjetari

Ju po hasni vështirësi të kuptoni qasjen e një kolegu ndaj punës. Ata janë aq të përqendruar në detaje sa po bëjnë punë më shumë seç duhet, duke i ndërlikuar gjërat. Meqenëse metodat e tyre nuk funksionojnë për ju, sugjeroni të punoni të pavarur nga njëri-tjetri. Nëse jeni duke kërkuar një mirëkuptim, do ta gjeni në një marrëdhënie të ngushtë.

Bricjapi

Një koleg po bëhet i zgjuar në shmangien e detyrave që nuk i do. Nëse ka një gjë që nuk mund ta duroni, janë njerëzit që u shmangen përgjegjësive të tyre. Nëse jeni në një pozitë autoriteti, do të keni më shumë kontroll mbi këtë lloj situate.

Ujori

Ndryshimet janë përpara. Ju e ndjeni. Dyert e reja do të hapen për ju dhe nëse hyni në to, mund të sjellë përmirësime në jetën tuaj. Ju mund të mos keni synuar të ndryshoni punën tuaj ose të keni parashikuar një ofertë për t`u ngritur në detyrë, por kur vjen rasti, s`mund t`i thuash jo.

Peshqit

Dikush që është shumë bindës do të përpiqet t'ju bëjë të thoni ose të bëni diçka që nuk është mënyra juaj e zakonshme. Përpara se ta kuptoni, do të keni rënë në grep dhe pre e kësaj dredhie. Besojini intuitës tuaj në një situatë të tensionuar. Nëse diçka ju duket keq, me siguri është.